I jam mbėshtetur Allahut
19.12.2009 14:43:01

Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, tė Gjithėmėshirėshmit

Ēdo njeri qė kalon nėpėr kėtė botė dhe e lėshon kėmbėn e tij nė tokė, ka nevojė pėr ndihmėtar, ka nevojė pėr dikė qė tė mbėshtetet tek Ai,  t’i mbėshtetet Atij me gjithė zemėr.

Pėr kėtė  arsye mbėshtetja tek Allahu (tevekuli)[1] nė fitimin e tė mirave, largimin nga tė kėqiat, fitimin e rrizkut, ndihmėn ndaj armiqėve, shėrimin e sėmundjeve e tė tjera tė ngjashme me to, ėshtė nga gjėrat mė tė rėndėsishme dhe nga obligimet mė tė domosdoshme. Gjithashtu, ėshtė prej cilėsive tė besimtarėve dhe kushteve tė besimit, sikurse ėshtė nga shkaqet e forcimit tė zemrės dhe sigurisė e rehatisė sė shpirtit.

Ajetet kuranore qė obligojnė mbėshtetjen tek Allahu, janė tė shumta.

Allahu i Madhėruar thotė nė suren Maide: “…Mbėshtetuni Allahut, nėse jeni besimtarė…” Gjithashtu, nė suren Ali Imran thotė: “ …Nėse vendos pėr diēka, mbėshtu Allahut…”  

Allahu i Lartėsuar kur pėrmend cilėsitė e besimtarėve nė suren Enfal thotė: “Besimtarė tė vėrtetė janė ata tė cilėt kur pėrmendet Allahu u rrėnqethen zemrat (nga frika), e kur u lexohen ajetet e Tij (Kurani), u shtohet besimi dhe tek Zoti i tyre janė tė mbėshtetur.”

Gjithashtu, Profeti (Paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė nė hadithin qė e transmeton Muslimi nga Imran bin Husain, i cili thotė se i Dėrguari i Allahut ka thėnė se do tė hyjnė nė xhenet nga umeti im shtatėdhjetėmijė vetė pa llogari. E pyetėn se kush janė ata, o i Dėrguari i Allahut? Tha: “Janė ata tė cilėt nuk kėrkojnė tė shėrohen me rukje[2], nuk i ndalon ata pesimizmi[3] nga kryerja e asaj pune qė e kanė vendosur, nuk shėrohen me zjarr (me djegie[4])  dhe i mbėshteten Zotit tė tyre.”

Ibn Abasi  (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė “Na mjafton Allahu, Ai ėshtė Mbėshtetėsi mė i mirė qė rregullon punėt e njerėzve. Ibrahimi (alejhi selam) ka thėnė kur u hodh nė zjarr, gjithashtu e ka thėnė Profeti Muhamed (Paqja e Allahut dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) kur i thanė: “Me tė vėrtetė njerėzit (jobesimtarėt ) janė mbledhur kundra jush, frikėsohuni atyre! Porse atyre, iu shtua besimi dhe thanė: “Na mjafton Allahu, Ai ėshtė Mbėshtetėsi mė i mirė qė rregullon punėt e njerėzve” (Buhariu)

Gjithashtu, transmetohet nga Umer bin Khatab (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut  (Paqja e Allahut dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Nėse i mbėshteteni Allahut  tė Madhėruar me mbėshtetje tė plotė, do t’ju japė rrizkun (do t’iu furnizojė juve) ashtu sikurse ia jep rrizkun zogjve tė cilėt dalin tė uritur dhe kthehen tė ngopur (Ahmedi dhe Tirmidhi)

Realiteti i mbėshtetjes nė Allahun e Madhėruar

Ibn Rexhebi (Allahu  e mėshiroftė!) thotė: “Mbėshtetja nė Allahu e Madhėruar ėshtė sinqeriteti i mbėshtetjes me zemėr nė Allahun  e Lartmadhėruar, nė arritjen e tė mirave, largimin e tė kėqijave nė tė gjitha ēėshtjet e dynjasė dhe ahiretit, si dhe besimi se Allahu i Lartėsuar ėshtė i Vetmi qė rregullon punėt e robėrve tė Tij, sipas dėshirės sė Tij dhe se askush tjetėr, pėrveē Tij, nuk mund ta ndalojė atė qė Ai jep (rrizkun) e as nuk mund tė japė atė qė ai e ndalon, as mund tė sjellė dėm  apo  dobi, vetėm se me lejen e Tij.”

Ibn Kajimi ka thėnė: “Mbėshtetja tek Allahu i Madhėruar ėshtė  gjysma e  fesė. Gjysma tjetėr ėshtė pendimi (kthimi) tek Allahu. Feja ėshtė kėrkim i ndihmės (tek Allahu) dhe adhurim. Kėrkimi  i ndihmės ėshtė teuekul, ndėrsa adhurimi ėshtė pendimi (kthimi) tek Allahu i Madhėruar. Pozita e teuekulit  ėshtė ndėr pozitat mė tė gjera dhe mė pėrmbledhėse, e cila gjithmonė mbush zemrat e njerėzve dhe i ēliron ata nga nevojat e shumta qė kanė. Tė gjitha krijesat kanė nevojė pėr mbėshtetjen tek Allahu i Madhėruar, e veēanėrisht besimtarėt, ata i mbėshteten Allahut nė besimin e tyre, nė ndihmėn e fesė sė Tij, nė ngritjen e fjalės sė Tij “La ilahe il Allah”, nė luftimin e armiqėve tė Tij, nė dashurinė e Tij, si dhe nė pėrbmushjen e urdhėrave tė Tij.”

Hasan el Basriu ka thėnė: “Mbėshtetja e robit nė Allahun ėshtė qė ta dijė se Allahu ėshtė mė i besueshmi i tij.”

Ndėrsa Sejid bin Xhubejri ka thėnė: “Teuekuli ėshtė i gjithė imani (besimi).” Disa prej selefėve[5] thonin: “Kush dėshiron tė jetė nga mė tė fortėt, le t’i mbėshtetet Allahut.”

Gjithashtu, Salim bin Abi Xhad ka thėnė: “Mė kanė thėnė se Isai (alejhi selam) thoshte: ‘Punoni pėr hir tė Allahut, e jo pėr hir tė barqeve tuaja! Kini kujdes angazhimin (zėnien) me dunjanė, se me tė vėrtetė zėnia (marrja) me dynja ėshtė e poshtėruar tek Allahu i Madhėruar. Zogjtė nė qiell dalin dhe kthehen  e nuk mbajnė nga rrizku gjė, nuk mbjellin e as nuk korrin, Allahu i furnizon ata. Nėse thoni se barqet tona janė mė tė mėdhenj  se barqet e tyre, egėrsirat, lopėt, gomarėt, etj., shkojnė dhe kthehen e nuk mbajnė nga rrizku gjė, nuk mbjellin e as nuk korrin. Allahu i furnizon ata.       

Vėlla musliman!

Dije se mbėshtetja nė Allahun ėshtė mė e lartė se sa t’i mbėshtetesh Allahut nė kėrkimin e pasurisė dhe arritjen e mirėsive nė kėtė botė; ka gjėra mė tė mėdha dhe mė tė dobishme por robin.

Ibn Tejmije (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Mbėshtetja tek Allahu ėshtė mė e gjėrė se sa mbėshtetja nė pėrfitimin e tė  mirave tė kėsaj bote, ai qė i mbėshtetet Allahut, mbėshtetet pėr rregullimin e zemrės se tij, fesė sė tij, mbėshtetet pėr ruajtjen e gjuhės sė tij, pasioneve (dėshirave) tė tij, pa dyshim, kjo ėshtė ndėr gjėrat mė tė rėndėsishme, njė gjė tė tillė robi e bėn kur ėshtė nė namaz, kur i flet Allahut, Krijuesit tė tij: “Vetem Ty tė adhurojmė dhe vetėm tek Ti mbėshtetemi e tė kėrkojmė ndihmė (kudo, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo gjė.)” (Fatiha, 5)

Kuptimi i gabuar i teuekulit

Ndodh qė disa njerėz ta kuptojnė mbėshtetjen tek Allahu si lėnie pasdore e shfrytėzimit tė trupit, mosrregullim i zemrės  si dhe moskėrkim i rriskut. Ky ėshtė mendimi i injorantėve tė cilin Islami e ka ndaluar.

Nuk ka dyshim se lėnia e pėrfitimit tė pasurisė nuk ėshtė prej teuekulit, por ėshtė vepėr e dembelėve qė e pėlqejnė jetėn (rehat) pa brenga, tė lirė dhe justifikohen  me teuekul.

Ibn Rexhebi ka thėnė: “Dije se realiteti i teuekulit nuk mohon kryerjen e shkaqeve pėr tė arritur atė qė tė ka caktuar Allahu. Allahu i Madhėruar ka urdhėruar qė njeriu tė kryej punėn dhe t’i mbėshtetet Allahut pėr rezultatin e saj. Ky ėshtė ligji i Allahut pėr krijesat e Tij.” 

Pra, kryerja e shkaqeve me vepra ėshtė bindje ndaj Tij, ndėrsa mbėshtetja me zemėr ėshtė besimi tek  Ai. Allahu i Madhėruar ka thėnė nė Kuran “O ju qė keni besuar! Kini kujdes nga jobesimtarėt…”. (Nisa, 71) 

Gjithashtu thotė: “Pėrgatituni kundėr tyre (armiqve) me tė gjithė fuqitė qė keni dhe kuajt e luftės.” (Enfal, 60)

Gjithashtu thotė: “Pasi tė mbarojė falja  shpėrndahuni nė tokė dhe kėrkoni nga mirėsitė e Allahut.” (Xhumua, 10)  

Transmeton Enesi se njė person tha: “O i Dėrguar i Allahut,  a ta lidh (devenė) e t’i mbėshtetem Allahut, apo ta lė tė lirė e t’i mbeshtetem Allahut?” Tha: “Lidhe dhe mbeshtetu Allahut!”  (Tirmidhiu)

Muavije bin Kura ka thėnė: “Umer bin Hatabi takoi disa njerėz nga Jemeni dhe i pyeti: “Kush jeni ju?” U pėrgjigjėn: “Ne jemi ata qė i jemi mbeshtetur  Allahut.” Umeri tha: “Jo, ju jeni vetem ngrėnės, sepse ai qė i mbėshtetet  Allahut, ėshtė ai qė e hedh kokrėn (farėn) nė tokė dhe mbėshtetet nė Allahun e Lartėmadhėruar pėr prodhimin e saj.”

Ibn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Populli i Jemenit bėnin Haxhin dhe nuk merrnin me vete ushqim dhe thonin: ne i jemi mbėshtetur Allahut, pastaj lypnin nga banorėt e Mekės,  e pastaj zbriti fjala e Allahut “Pėrgatituni pėr udhėtimin (duke marrė ushqim dhe ēfarė nevojitet nė tė), porse pėrgatitja mė e mirė ėshtė devotshmėria[6].” (Bekare, 197)  Transmeton Buhariu.

Vėlla i dashur!

Mbėshtetja  e myslimanit tek Allahu, ėshtė vepėr dhe shpresė, duke qetėsuar zemrėn, rehatuar shpirtin,  si dhe duke qenė i bindur plotėsisht se ajo qė do Allahu tė ndodhė, do tė ndodhė, ndėrsa ajo qė nuk do Allahu tė ndodhė, nuk do tė ndodhė. Allahu i Lartėsuar nuk ia humb shpėrblimin atij qė bėn vepra tė mira.

* Njerėzit nė tevekul ndahen nė tri grupe:

1. Ai qė shtiret (hiqet) sikur i mbėshtetet Allahut, porse nė tė vėrtetė nuk i merr parasysh shkaqet e duhura. Ky ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e Allahut nė univers.

2. Ai qė i merr parasysh shkaqet, porse nuk mbėshtetet nė Allahun  e Madhėruar. Ky grup janė materialistėt dhe ndjekėsit e tyre.

3. Ndėrsa  pasuesit e tė vėrtetės,  marrin parasysh ēdo shkak, pastaj i mbėshteten Allahut tė Madhėruar. Kjo ėshtė mėnyra e tė dėrguarve dhe pejgamberėve si dhe e atyre qė i ndjekin ata. Kėta punojnė pėr xhenetin dhe mbėshteten tek Allahu, punojnė pėr tė mirėn e tyre nė kėtė botė dhe mbėshteten tek Allahun, luftojnė, pėrgatiten dhe janė fort tė mbeshtetur tek Allahu  Fuqiplotė.

     Vėlla besimtar!

Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Besimtari i fortė ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur tek Allahu  nga besimtari i dobėt, dhe nė ēdonjėrin ka hajr[7]. Kujdesu pėr atė qė tė bėn dobi, kėrko ndihmė nga Allahu e mos u bė pessimist! Nėse tė godet ndonjė gjė, mos thuaj sikur tė veproja kėshtu, do tė ndodhte kėshtu, por thuaj ka caktuar Allahu, bėri ēfarė deshi. Vėrtet fjala “sikur” hap punėn e shejtanit.” (Muslimi)

Gjithashtu, transmeton Enesi se Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė:

“Bismilah, teuekeltu ala Allah ue la hauele ue la kuete ila bilah.”

“Kush thotė kur del nga shtėpia “Bismilah, iu mbėshteta Allahut, s’ka fuqi as ndryshim pėrveēse me Allahun!” I thuhet: “U udhėzove, u mbrojte, u  mjaftove dhe i pėrulet atij shejtani”. (Tirmidhiu , Ebu Davud) Ebu Davudi ka transmetuar nė trasmetimin e tij: “…Dhe shejtani thotė: “Ēfarė t’i bėj atij njeriu qė ėshtė udhėzuar, mjaftuar dhe mbrojtur?”

Lus Allahun tė  na bėjė nga ata qė i mbėshteten Atij nė mėnyrė tė saktė, tė na furnizojė kthimin (pendimin) tek Ai, bindje dhe nėnshtrim ndaj Tij dhe qė tė kemi nevojė vetėm pėr Tė, nga askush tjetėr!

Paqja e Allahut dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tyre deri nė Ditėn e Gjykimit. 

Pėrktheu: Fazli Bunjaku

10.05.2006


[1] Et-Teuekul التوكل : ėshtė mbėshtetja tek Allahu i Madhėruar duke i pasur tė gjitha shpresat tek Ai, duke qenė i bindur se do tė ndodhė vetėm ajo qė Ai ka caktuar dhe se askush tjetėr pėrveē Tij nuk mund tė ndryshojė atė qė Ai e ka caktuar.

[2] Rukje رقية : shėrimi  nga sėmundjet  me Kuran ose lutje tė cilat kanė ardhur nga i Dėrguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe Mėshira e Allahut qoftė mbi tė!).

[3] Et-Tetajurالتطير  (siē ka ardhur nė hadith): ėshtė moskryerja e njė pune pasi shikon diēka (siē besonin e arabėt para islamit, kur vendosnin pėr diēka, n.q.s shikonin zog tė zi, nuk e kryenin atė punė duke besuar se kjo ėshtė shenjė e keqe).

[4] shėrimi me djegie ėshtė njė nga llojet e shėrimit tė disa sėmundjeve.

[5] Es-selef: Tė parėt tanė muslimanė. Sahabėt (shokėt e Profetit, brezi i parė), Tabiinėt (pasardhėsit e sahabėve, brezi i dytė) si dhe tė gjitha ata qė ndoqėn dhe ndjekin rrugėn e tyre pa devijuar nga ajo. Nė kėtė rast ėshtė pėr qėllim brezi i dytė i selefėve.

[6] Takvaja: Devotshmėria ndaj Allahut tė Madhėruar.

[7] Hajr: mirėsi, dobi.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010