A mban njeriu fajin e tjetrit?
22.12.2009 13:35:58

Prej emrave tė bukur tė Allahut tė Lartėsuar ėshtė edhe i Drejti. Drejtėsia ėshtė baza e legjislacioneve qiellore mbi tė cilėn janė ngritur qiejt dhe toka. Sipas rregullit tė sheriatit, njeriu ėshtė i ngarkuar dhe do tė japė llogari pėr veten e tij; nėse ka bėrė mirė, shpėrblehet me tė mirė dhe nėse ka vepruar keq, do tė shpėrblehet me tė keq. Sipas kėsaj rregulle, njeriu nuk i mbart pasojat e tė tjerėve dhe nuk ndėshkohet pėr veprimet e tė tjerėve.

Allahu i Lartėsuar nė disa ajete shpjegon se njeriu nuk ėshtė pėrgjegjės pėr veprimet e tjetrit e as nuk ndėshkohet pėr to, por ai do tė japė llogari pėr atė qė ka bėrė vetė. Allahu i Lartėsuar thotė: "...dhe askush nuk ngarkohet me barrėn e tjetrit." (Enam, 164). Ajeti qartė shpjegon se njeriu nuk ngarkohet me barrėn e tjetrit, por mbart vetėm barrėn e vet.

Krahas kėsaj ka ardhur fjala e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ku thotė: "Me tė vėrtetė i vdekuri dėnohet pėr qarjen (vajtimin) e familjes sė tij." Buhari nr. 1286 dhe Muslim 928) Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr: "Me tė vėrtet i vdekuri dėnohet me qarjen e tė gjallit." (Buhariu dhe Muslimi) Nė kėtė hadith vėrehet qartė se tė vdekurin e kap dėnimi pėr shkak tė vajtimit tė familjes pėr tė.

Siē duket, ekziston njė kundėrthėnie ndėrmjet ajetit dhe hadithit, pėr faktin se ajeti mohon qė njeriu tė mbartė pasojat e tjetrit pėrderisa hadithi vėrteton dėnimin pėr shkak tė gabimit tė tjetrit. Atėherė si mund tė bėhet pėrputhja dhe bashkimi ndėrmjet tyre?

Dijetarėt kanė bėrė bashkimin e tyre nga disa aspekte:

1- Dėnimi i cili e godet tė vdekurin ėshtė pėr atė qė ka porositur pėr ta vajtuar atė pas vdekjes sė tij. Nėse e bėn kėtė, ai do tė ndėshkohet pėr shkak tė porosisė sė tij, ngase ėshtė porosi nė kundėrshtim me rregullat e sheriatit dhe nė kėtė rast dėnimi ėshtė pėr shkak tė tij e nuk ėshtė pėr shkak tė veprimit tė tjetrit. Ndėrsa nėse i vdekuri ka porositur familjen e tij pėr mos tė qarė dhe pėr tė mos vajtuar, kurse ata kanė bėrė atė e nuk e zbatuan porosinė e tij, nuk e kap dėnimi por ndėshkohet kush e bėn atė, duke u bazuar nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar "dhe askush nuk ngarkohet me barrėn e tjetrit". Kėtė qėndrim e mbajnė shumica dėrrmuese e dijetarėve.

2- Dėnimi e kap atė qė e di se zakoni i familjes sė tij ėshtė qarja dhe tė vajtuarit kurse ai nuk i ndalon nga ai veprim. Ndėrsa nėse i ndalon nga tė vajtuarit e ata e vajtojnė pas vdekjes sė tij nuk e kap dėnimi, por dėnimi ėshtė pėr ta, mėkati ėshtė i tyre ngase ai e ka kryer obligimin e vet. Andaj, sipas kėtij qėndrimi, pėr njeriun qė e di se familja e tij do tė vajtojnė e ka tė obliguar t'i ndalojė dhe t'i kėshillojė, ndėrsa nėse nuk e bėn do tė dėnohet pėr shkak tė neglizhencės sė tij. Allahu i Lartėsuar thotė: "O ju qė besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri." (Tahrim, 6)

3- Qėllimi i "dėnimit" nė hadith tė jetė me kuptimin gjuhėsor qė ėshtė dhimbje dhe vuajtje e pėrgjithshme e nuk ėshtė dėnim dhe vuajtje e botės tjetėr. Prandaj, vuajtja e tė vdekurit sipas kėtij kuptimi ėshtė vuajtja e tij pėr shkak tė vajtimit tė familjes sė tij, vuajtja pėr shkak tė mospėrkushtimit tė tyre ndaj urdhrave tė Allahut. Kėtė qėndrim e mban Taberiu, Kadi Ijadi, gjithashtu e pėrzgjodhi edhe Ibn Tejmije.

Duhet tė kihet parasysh kėtu se tė qarėt e pėrmendur nė hadithe nėnkuptohet tė qarėt e shoqėruar me vajtim, rėnkim, ofshamė e tė ngjashme me kėto. Ky lloj i tė qarėt ėshtė i ndaluar ndėrsa nė daljen e lotėve nga sytė nuk ka asgjė tė keqe dhe kėtė nuk e pėrfshijnė hadithet.

Kėsisoj, mėsojmė se njeriu nuk dėnohet pėr shkak tė gabimit tė tjetrit, pėrveē nėse ai ėshtė shkaktar pėr tė, atėherė ai ndėshkohet pėr kėtė shkak dhe pėr neglizhencėn e tij. Ndėrsa nė raste tė tjera ēdo njeri do tė shpėrblehet sipas veprės sė vet dhe nuk ngarkohet me barrėn e tjetrit. Allahu i Lartėsuar thotė: "Nė dobi tė tij ėshtė e mira qė bėn, kurse nė dėm tė tij ėshtė e keqja qė punon." (Bekare, 286). Allahu e di mė sė miri!


 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
6.12.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010