Allahu i favorizoi disa prej jush mbi disa tė tjerė nė furnizim
22.12.2009 13:35:42

Allahu i Lartėsuar thotė: "Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa tė tjerė nė furnizim." (Nahl, 71)

Allahu i Madhėrishėm nė kėtė ajet dhe nė shumė ajete tė tjera na ka lajmėruar rreth njė ligji mbi tė cilin e ka ngritur jetėn, njė ligj i cili nuk thyhet e as ndryshohet. Ai ėshtė ligji i dallimit dhe i favorizimit nė furnizim.

Nėse ajetet e tjera lajmėrojnė dhe vėrtetojnė se furnizimi ėshtė nė dorė tė Allahut dhe ėshtė prej Tij, ky ajet ka ardhur pėr ta vėrtetuar njė ēėshtje tjetėr, e ajo ėshtė dallimi nė mes tė robėrve pėr ndonjė arsye qė dėshiron Allahu, qė mund tė jetė test dhe sprovim apo diēka tjetėr. Mund tė vėresh ndonjė shumė tė menēur, tė matur, racional, me aftėsi pėr tė administruar, mirėpo me furnizim tė paktė. Ndėrsa kundrejt kėtij, mund tė vėresh njeri mė tė paditur, i paaftė pėr tė administruar, mirėpo me furnizim tė gjerė.

Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i ka shkruar njė letėr Ebu Musa el Eshari, nė tė cilėn i thotė: "Kėnaqu me furnizimin tėnd nė kėtė botė, ngase i Gjithėmėshirshmi i ka favorizuar disa robėr tė Tij ndaj disa tė tjerėve nė furnizim, sprovė pėr t’i sprovuar tė gjithė, ta sprovojė atė qė i ka dhėnė se si do ta falėnderojė Allahun dhe si do ta kryejė obligimin me tė cilin e obligoi nė atė qė e furnizoi dhe i dhuroi.” Transmeton ibn Ebi Hatim.

Shevkani duke komentuar kėtė ajet thotė: "Allahu ju ka dalluar nė furnizim; disa robėrve tė Tij u ka zgjeruar furnizimin saqė do t'iu mjaftonte mijėra njerėzve, ndėrsa disa tė tjerėve u ka ngushtuar saqė nuk mund tė sigurojė edhe shujtėn vetėm se duke u kėrkuar tė tjerėve dhe kėtė pėr njė urtėsi qė nuk mund tė arrijė ta kuptojė logjika e njerėzve dhe tė kuptojnė realitetin e shkaqeve. Ashtu siē Allahu ka favorizuar disa robėr tė Tij nė pasuri, Ai ka bėrė dallim edhe nė mendje, dije, nė tė kuptuarit, fuqinė e trupit dhe dobėsinė, bukurinė dhe shėmtinė, shėndet dhe sėmundje dhe nė situata tė tjera."

Sa thamė mė lart, kuptimi i ajetit ėshtė se vetėm Allahu i Lartėsuar dhe askush tjetėr pos Tij zotėron furnizimin e robėrve tė Vet, tek Ai kthehet ēėshtja e favorizimit tė disave ndaj disa tė tjerėve. Robit nuk i takon gjė tjetėr vetėm se ta pranojė kėtė dhe t’i dorėzohet caktimit tė Allahut pėr robėrit e Tij duke mos nėnkuptuar braktisjen e angazhimit, kėrkimin e furnizimit dhe marrjen e shkaqeve. Kjo nuk nėnkuptohet nga ky ajet, madje njė kuptim i tillė ėshtė nė kundėrshtim me argumentet e tjera qė i thėrrasin besimtarėt nė kėrkimin e shkaqeve tė furnizimit dhe i nxisin ata tė angazhohen nė fitimin e tij. Allahu i Lartėsuar thotė: "Dhe, kur tė pėrfundojė namazi, atėherė shpėrndahuni nėpėr tokė, kėrkoni nga mirėsitė e Allahut." (Xhumua, 10), kurse nė hadith thuhet: "Punoni, sepse ēdokujt i lehtėsohet pėr atė qė i ėshtė shkruar." Buhariu dhe Muslimi, ndėrsa argumentet nė kėtė kontekst janė tė shumta.

Duhet theksuar me kėtė rast se dallimi qė ka ngritur Allahu i Lartėsuar ndėrmjet robėrve tė Tij nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė dallimin material; pasuri e tė mirat e tjera, por ėshtė mė universal, mė gjithėpėrfshirės. Nė kėtė futet dallimi nė dije, nė tė kuptuarit, fuqinė dhe dobėsinė dhe aspekte tė tjera nė jetėn e njerėzve. Andaj, nėse ēėshtja qėndron kėsisoj, atėherė pozicioni i duhur dhe i drejtė nga ky ligj kozmik, ėshtė tė qenėt i kėnaqur me atė qė ka caktuar dhe furnizuar Allahu duke i marrė edhe shkaqet pėr tė arritur ajo qė kėrkohet dhe qė ėshtė e lejuar nga aspekti fetar.

Ēėshtja duhet shikuar nga dy aspekte. Aspekti i parė ėshtė tė qenėt i kėnaqur, i bindur, i nėnshtruar dhe i dorėzuar ēėshtjes sė Allahut dhe caktimit tė Tij, dhe aspekti i dytė ėshtė angazhimi, tė punuarit e asaj qė kėrkohet fetarisht. Ndėrsa nėnshtrimi negativ, i cili i paralizon lėvizjen e njeriut dhe e shtyn drejt mospunės, nuk ėshtė pozicion i drejtė dhe i pjekur, por ėshtė qėndrim i mangėt dhe shikon vetėm njė aspekt dhe njė anė.

Ky ajet ka ndėrlidhje me ajetin tjetėr tė sures en Nisa: "Mos i lakmoni ato gjėra, me anė tė tė cilave Allahu i ka bėrė disa nga ju tė dallohen mbi tė tjerėt." (Nisa, 32). Shkaku i zbritjes sė kėtij ajeti, siē ėshtė transmetuar nga Umu Seleme, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj, ka thėnė: "O i Dėrguar i Allahut, burrat luftojnė kurse ne nuk luftojmė, kurse neve na takon gjysma e trashėgimisė!” Atėherė zbriti ky ajet: "Mos i lakmoni ato gjėra, me anė tė tė cilave Allahu i ka bėrė disa nga ju tė dallohen mbi tė tjerėt." Shėnon Tirmidhi.
Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tė dyve, duke komentuar kėtė ajet thotė: "Allahu i Lartėsuar ka ndaluar qė njeriu tė lakmojė pasurinė e filanit dhe tė familjes sė tij, ndėrsa i ka urdhėruar robėrit e Tij besimtarė qė t’i luten Atij pėr mirėsitė".

Dije, lexues i nderuar se pėr shkak tė padijes sė disa njerėzve ndaj kėtij ligji kozmik, nė mesin e tyre ka depėrtuar zilia, urrejtja saqė nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė. Sikur njerėzit ta kuptonin kėtė ligj hyjnor dhe ta kujtonin atė nė bashkėveprimet e tyre, jeta do tė ishte ndryshe. Pėr shkak se disa janė larguar nga natyrshmėria nė tė cilėn i ka krijuar Krijuesi i tyre, nuk i nėnshtrohen dhe dorėzohen urdhrave tė Tij, jetojnė njė jetė tė mjeruar, po e humbin kėtė botė para botės tjetėr.
E lusim Allahun e Lartėsuar tė na furnizojė tė jemi tė kėnaqur me atė qė na ėshtė ndarė!



 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
15.11.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010