Ajo shkoi tek i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qoftė mbi tė, duke nxituar,
kurse shenjat e frikės dhe tė shqetėsimit i
vėreheshin nė fytyrė. Si tė mos jetė kėshtu kur
familja e saj ishte kėrcėnuar me shkatėrrim dhe
ndarje, shtėpia e saj ishte rrezikuar me shembje
dhe e gjithė kjo pas njė fjale nė gjendje
hidhėrimi qė i kishte thėnė bashkėshorti i saj,
i cili ishte gati ta shkatėrronte njė familje tė
tėrė dhe ti jepte fund jetės bashkėshortore.
Ajo shkoi tek i Dėrguari i Allahut me shpresė qė
tė gjente zgjidhje pėr problemin e saj, ndėrsa
derėn e tij e gjeti tė hapur dhe asnjėherė
ndėrmjet tij dhe njerėzve nuk ekzistonte perde
dhe pengesė. Ajo ishte Haule bint Tha'lebe,
Allahu qoftė i kėnaqur prej saj, pėr tė cilėn
Aishja ka thėnė: "Lavdėrimi i takon Allahut,
dėgjimi i tė Cilit i pėrfshin tė gjitha zėrat!
Ajo grua erdhi tek i Dėrguari i Allahut duke iu
ankuar pėr burrin e saj, unė isha nė kėndin e
shtėpisė, e Allahu zbriti nė Kuran njė sure tė
tėrė pėr ēėshtjen e saj, tė cilėn e emėrtoi me
sure el Muxhadile, e cila fillon me fjalėt: "Allahu
i ka dėgjuar fjalėt e asaj, qė diskutoi me ty
pėr burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e
dėgjoi bisedėn tuaj, sepse Ai dėgjon dhe sheh
gjithēka." (Muxhadile, 1)
Librat e komentimit tė Kuranit theksojnė shkakun
e zbritjes sė kėtij ajeti fisnik se Haule bint
Tha'lebe, gruaja e Evs b. Samit, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė dy. Mes tyre kishte njė
mosmarrėveshje, si mes burrit e gruas. Burri i
saj ishte njeri qė hidhėrohej shumė shpejt. Kur
ndodhi mospajtimi midis tyre, ai u betua se nuk
do t'i afrohej asaj dhe i tha: "Mė je bėrė si
shpina e nėnės sime", njė formulė qė pranohej si
deklaratė ndarjeje ndėr arabėt paganė e qė e
ndaloi Islami.
Evsi pas njė kohe deshi t'i afrohej gruas sė tij,
por ajo e ndaloi dhe refuzoi t'i pėrgjigjej
derisa tė shkonte tek i Dėrguari i Allahut dhe
ta lajmėronte se ēka kishte ndodhur. Mirėpo
Evsit i erdhi keq dhe i vinte turp qė t'i
tregonte tė Dėrguarit pėr ngjarjen. I Dėrguari i
tha asaj: "Ti je e ndaluar pėr tė." Ajo i tha tė
Dėrguarit se burri i saj me ato fjalė nuk kishte
pėr qėllim divorcin e as ndarjen, kurse i
Dėrguari sėrish i tha: "Ti je e ndaluar pėr tė."
Kur dėgjoi fjalėt e Profetit iu drejtua Allahut
duke thėnė: "O Zoti im, Ty tė ankohem pėr
gjendjen dhe dobėsinė time." Mė pas filloi tė
diskutonte me tė Dėrguarin pėr ta bindur atė se
ajo e donte burrin e saj dhe nuk dėshironte
ndarjen prej tij, gjithashtu edhe ai ndien tė
njėjtėn gjė. Mirėpo i Dėrguari iu pėrgjigj edhe
herėn e tretė: "Ti je e ndaluar pėr tė".
Megjithėkėtė ajo nuk i humbi shpresat nga
mėshira e Allahut dhe sėrish filloi tė
diskutonte me tė Dėrguarin me metodėn duke u
pėrqendruar nė aspektin emocional dhe njerėzor
me shpresė se do ta bindte atė pėr gjetjen e
rrugėdaljes nga kjo gjendje e vėshtirė nė tė
cilėn gjendet duke i thėnė se unė jam e vetme,
nuk kam familje, kam vajzė tė vogėl, nėse ia lė
atij do tė dėmtohet, ndėrsa nėse e marr unė, do
tė vdesė urie. Kurse i Dėrguari nuk kishte
pėrgjigje tjetėr vetėm se duke i thėnė: "Ti je e
ndaluar pėr tė". Ajo iu drejtua Allahut tė
Madhėrishėm me fjalėt: "O Zoti im, zbrit nė
gjuhėn e tė Dėrguarit Tėnd atė qė do ta zgjidhte
ēėshtjen time".
Allahu menjėherė zbriti fjalėn e Tij: "Allahu i
ka dėgjuar fjalėt e asaj, qė diskutoi me ty pėr
burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dėgjoi
bisedėn tuaj, sepse Ai dėgjon dhe sheh gjithēka"
(Muxhadile, 1). I Dėrguari i Allahut pas
zbritjes sė ajeteve pėr kėtė ēėshtje, sqaroi
dispozitėn pėr kėtė problematikė. E thirri Evsin
dhe i kėrkoi atij ta lirojė njė rob si shpagim
pėr aktin e tij. Evsi e lajmėroi tė Dėrguarin se
nuk kishte mundėsi ta bėnte kėtė. Atėherė
Profeti i kėrkoi tė agjėronte dy muaj
pandėrprerė, ai iu pėrgjigj se nuk kishte
mundėsi ngase ishte burrė i shtyrė nė moshė,
kurse agjėrimi po e dobėsonte. Atėherė Profeti i
kėrkoi tė jepte sadaka (lėmoshė) pėr
gjashtėdhjetė tė varfėr, por Evsi e lajmėroi tė
Dėrguarin se nuk posedonte pasuri qė t'i
ushqente tė varfrit. Kur e pa gjendjen e tij, i
Dėrguari dha sadaka pėr tė dhe i tha qė tė
kthehet te gruaja e tij.
Mbi dritėn e shkakut tė zbritjes sė kėtij ajeti
dhe ajeteve pasuese mund tė ndalemi nė disa
ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me
familjen dhe shoqėrinė:
Ēėshtja e parė: Pozita e femrės nė Islam dhe se
ajo ka tė drejta dhe obligime ashtu siē i ka
edhe burri pėrveē atyre qė i ka veēuar Allahu i
Lartėsuar: "Gratė kanė aq tė drejta sa kanė edhe
detyra, sipas arsyes sė shėndoshė, ndonėse
burrat kanė njė shkallė (mė shumė pėrgjegjėsie)
mbi ato" (Bekare, 228). E nuk qėndron fakti siē
thonė disa se Islami i ka bėrė padrejtėsi femrės
dhe e ka privuar nga shumė tė drejta. Ja, gruaja
i ankohet duke iu drejtuar tė Dėrguarit tė
Allahut pėr njė ēėshtje familjare, kurse Allahu
dėgjon ankesėn e saj prej mbi shtatė qiej dhe ka
zbritur Kuran pėr tė duke sqaruar rrugėdaljen
pėr ēėshtjen e saj, gjė qė vėrteton dhėnien e sė
drejtės sė plotė tė saj nė kėrkimin e drejtėsisė
pėr problematikėn e saj, tė familjes dhe
fėmijėve tė saj.
Ēėshtja e dytė: Nė kėtė tregim ka njė mėsim
praktik pėr gratė dhe burrat e umetit islam,
mėsim i cili shpjegon obligimin e femrės nė
mbrojtjen e interesave tė saj dhe interesave tė
familjes sė saj dhe se kjo konsiderohet njė e
drejtė ligjore e saj qė assesi nuk duhet tė
anashkalohet.
Ēėshtja e tretė: Njohja e asaj qė quhet nė
legjislacionin islam me termin "Edh dhihar", qė
nėnkupton qė burri ta ndalojė veten nga kontakti
seksual me gruan e tij duke e ngjasuar atė me
nėnėn ose motrėn duke i thėnė asaj p.sh "Mė je
bėrė si shpina e nėnės sime", ose "Mė je bėrė si
shpina e motrės sime". Me kėtė rast gruaja i
ndalohet burrit tė saj dhe nuk trajtohen si
bashkėshortė derisa burri tė shpaguajė pėr
betimin e tij ashtu siē mėsuam nga ky tregim.
Allahu di mė sė miri!
Pėrgatiti: Almedin Ejupi
9.11.2009
|