Udhėzimi nė Kuranin Fisnik
22.12.2009 13:35:11

Nė fillim tė sures el Bekare, Allahu i Lartėsuar na lajmėron lidhur me Kuranin se ai "ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm" (Bekare, 2),qė do tė thotė se nė Kuran ka udhėzim pėr tė devotshmit, gjersa nė tė njėjtėn sure, pas vėrtetimit tė obligueshmėrisė sė agjėrimit, lexojmė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar duke e cilėsuar Kuranin se ai "ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz" (Bekare, 185).

Nga kuptimi i jashtėm i ajetit tė parė mėsojmė se udhėzimi i Kuranit ėshtė i veēantė vetėm pėr tė devotshmit, gjersa ajeti i dytė ka ardhur i pėrgjithshėm duke e pėrshkruar udhėzimin e Kuranit se ai ėshtė pėr njerėzit. Nocioni njerėzit ėshtė nocion universal, i pėrfshin tė devotshmit dhe tė tjerėt, besimtarėt dhe jobesimtarėt.

Nė shikim tė parė dikush mund tė mendojė se ndėrmjet kėtyre dy ajeteve ka kundėrthėnie, mirėpo rruga e ndėrlidhjes ndėrmjet tyre, ashtu siē kanė thėnė dijetarėt, ėshtė tė thuhet se udhėzimi nė Kuran ėshtė dy llojesh: Udhėzimi i sqarimit (tė sė vėrtetės) dhe kėtė e bėjnė tė Dėrguarit dhe pasuesit e tyre.

Me kėtė kuptim ėshtė edhe fjala e Allahut tė Lartėsuar: "E, pėr ēdo popull ka udhėrrėfyes". (Rad, 7) Do tė thotė se ēdo popull ka udhėrrėfyes, i udhėzon dhe sqaron rrugėn e sė vėrtetės. Gjithashtu edhe fjala e Zotit tė Lartėsuar: "Ti, me tė vėrtetė, udhėzon nė rrugėn e drejtė". (Shura, 52) Allahu i Lartėsuar e pėrmendi udhėzimin pėr tė Dėrguarit dhe ata qė ndjekin rrugėn e tyre me kuptimin e udhėrrėfimit, thirrjes dhe sqarimit. Ndėrsa lloji i dytė i udhėzimit, tė cilin Allahu e ka veēuar pėr Vete, vjen me kuptimin e ndihmės dhe udhėzim i dhėnies sė suksesit. Allahu i thotė tė Dėrguarit tė Tij: "Vėrtet, ti (Muhamed) nuk mund tė udhėzosh kė tė duash, por ėshtė Allahu Ai qė udhėzon kė tė dėshirojė" (Kasas, 56)

Udhėzimi kėtu e ka kuptimin e dhėnies sė suksesit nė ndjekjen e rrugės sė besimtarėve. Prandaj edhe Allahu thotė: "dhe udhėzon kė tė dojė" (Junus, 25)

Gjithashtu mund tė themi se udhėzimi nė Kuran ėshtė dy llojesh: udhėzimi i pėrgjithshėm dhe ai i veēantė. Udhėzimi i pėrgjithshėm nėnkupton sqarimin e rrugės sė drejtė. Me kėtė kontekst ka ardhur edhe fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Fisit Themud, Ne ia treguam rrugėn e drejtė" (Fusilet, 17). Do tė thotė Ne ua sqaruam atyre rrugėn e vėrtetė nga e shtrembėra, mirėpo ata zgjodhėn rrugėn e dytė. Kėtu ēėshtja ėshtė ēėshtje zgjedhje dhe sprovimi qė vihen para njeriut nė mėnyrė qė tė zgjedhė ēfarė dėshiron. Argumenti pėr kėtė zgjedhje ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar: "por, ai parapėlqeu verbėrimin e jo rrugėn e drejtė", (Fusilet, 17) gjithashtu fjala e Allahut tė Lartėsuar: "dhe ia kemi bėrė tė qarta tė dyja rrugėt" (Beled, 10). Do tė thotė ia sqaruam rrugėn e mirė dhe atė tė keqe.

Ndėrsa udhėzimi i veēantė ėshtė dhuratė e Allahut tė Madhėrishėm pėr robin me dhėnien sukses nė bindjen dhe nėnshtrimin ndaj Tij, lehtėsimin e ndjekjes sė rrugės sė shpėtimit dhe tė suksesit. Nė kėtė kontekst kemi fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: "Kėta janė ata, tė cilėt Allahu i ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė" (En'am, 90), gjithashtu fjala e Tij: "Allahu ia hap zemrėn pėr (tė pranuar) Islamin atij qė dėshiron ta udhėzojė" (En'am, 125).

Nėse kuptohet ky fakt, atėherė nuk ka vend pėr keqkuptim sa i pėrket ajeteve qė veēojnė udhėzimin pėr tė devotshmit dhe atyre ajeteve tė pėrgjithshme qė flasin pėr udhėzimin e tė gjithė njerėzve. Gjithashtu me kėtė rast mėnjanohet edhe dykuptimėsia ndėrmjet fjalės sė Allahut tė Lartėsuar: "Vėrtet, ti (Muhamed) nuk mund tė udhėzosh kė tė duash" (Kasas, 56) dhe fjalės sė Tij: "Ti, me tė vėrtetė, udhėzon nė rrugėn e drejtė". (Shura, 52)

Udhėzimi i mohuar nga i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, nė ajetin e parė ėshtė udhėzimi i veēantė, ngase suksesi ėshtė nė dorė tė Allahut tė Lartėsuar, ndėrsa udhėzimi i pohuar pėr tė nė ajetin e dytė, ėshtė udhėzimi me kuptim tė pėrgjithshėm tė tij, e ai ėshtė sqarimi i rrugės sė vėrtetė. Dhe pikėrisht kėtė e ka bėrė i Dėrguari i Allahut nė formėn mė tė mirė tė mundshme.

Gjithashtu nuk duhet harruar se ekzistojnė edhe interpretime tė tjera tė komentuesve tė Kuranit lidhur me ajetin e sures el Bekare: " ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm." (Bekare, 2) dhe ajete tė ngjashme me kėto.

Ata ndėr tė tjera kanė thėnė:

- Allahu i Lartėsuar i ka veēuar tė devotshmit me udhėzim duke i nderuar, respektuar dhe sqaruar vlerėn e tyre pėr faktin se ata i besuan Atij dhe vėrtetuan atė qė ka shpallur, megjithė se Kurani ėshtė udhėzim pėr tė gjitha krijesat.

- Allahu i ka veēuar ata duke na bėrė me dije se kush kapet me udhėzimin e Kuranit, fundi i tij do tė jetė fundi i tė devotshmėve.

- Veēimi i Tij pėr tė devotshmit ėshtė pėr faktin se nė realitet tė devotshmit janė tė udhėzuar dhe pėrfituesit real prej Kuranit edhe pse argumentet e tij janė universale pėr ēdo kė, muslimanin dhe jomuslimanin dhe pėr kėtė Allahu ka thėnė: "ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz".

 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
1.11.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010