Duan t’u bėjnė mė mirė mėrgimtarėve sesa vetes
22.12.2009 13:34:02

Allahu i Lartėsuar nė suren el Hashr ka pėrmendur tre lloj besimtarėsh; mėrgimtarėt, ensarėt (ndihmėsit dhe mikpritėsit e banorėve tė shpėrngulur nga Meka) dhe pasuesit e tyre, duke sqaruar vlerėn dhe pozitėn e tyre. Allahu i Lartėsuar thotė: "Ndėrsa ata qė banojnė nė Medinė dhe qė e kanė pranuar besimin qysh mė parė, i duan mėrgimtarėt qė vijnė nė Medinė dhe nė zemrat e tyre nuk ndjejnė kurrfarė rėndimi, pėr atė qė u ėshtė dhėnė atyre, por duan t’u bėjnė mė mirė mėrgimtarėve sesa vetes, edhe pse vetė janė nevojtarė. Kushdo qė ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri qė do tė jetė fitues." (Hashr, 9)

Sa i pėrket shkakut tė zbritjes sė kėtij ajeti ekziston mė tepėr se njė transmetim, ndėr mė tė besueshmit ėshtė transmetimi qė kanė shėnuar Buhariu dhe Muslimi, se njė burrė erdhi tek i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, dhe i tha: "Mė ka goditur uria.” Shkoi te njėra prej bashkėshorteve, kurse ajo i tha: "Pasha Atė qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, nuk kam asgjė pos ujit.” Pastaj shkoi tek tjetra dhe ajo tha tė njėjtėn gjė, derisa tė gjitha thanė tė njėjtėn fjalė: "Pasha Atė qė tė dėrgoi me tė vėrtetėn, nuk kemi gjė pos ujit.” Atėherė i Dėrguari tha: "Kush e gostit kėtė burrė sonte?” U ngrit njė burrė nga ensarėt dhe tha: “Unė, o i Dėrguar i Allahut.” E mori atė dhe e dėrgoi nė shtėpi dhe i tha bashkėshortes sė vet: “A ke ndonjė gjė?” Ajo iu pėrgjigj: “Asgjė, pos shujtės sė fėmijėve.” I tha: “Lėri tė hutohen ata me diēka e kur tė hyjė brenda mysafiri jonė, fike fenerin.” U ulėn dhe hėngri mysafiri. Tė nesėrmen nė mėngjes shkoi tek i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, kurse ai i tha: "Allahu ėshtė ēuditur me veprimin tuaj me mysafirin tuaj mbrėmė." Nė transmetimin e Buhariut qėndron: "Dhe Allahu e zbriti fjalėn: "...por duan t’u bėjnė mė mirė mėrgimtarėve sesa vetes, edhe pse vetė janė nevojtarė."

Nė disa transmetime thuhet se sahabi i cili e gostiti atė burrė ishte Ebu Talha, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij. Kėto ishin transmetime mė tė sakta sa i pėrket shkakut tė zbritjes sė ajetit. Ato sqarojnė dashurinė e madhe qė kishin ensarėt pėr vėllezėrit e tyre mėrgimtarė (muhaxhirėt). Ata u jepnin pasurinė e tyre edhe pse vetė ata kishin nevojė pėr tė.

Janė transmetuar edhe forma qė sqarojnė kėtė lloj altruizmi qė posedonin ensarėt, Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre. prej kėtyre transmetimeve ėshtė edhe ky qė e shėnon Buhariu nė pėrmbledhjen e tij, ku thotė: "Kur mėrguan muhaxhirėt nė Medine, i Dėrguari lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i vėllazėroi Abdurrahman b. Avfin dhe Sa'd b. Er Rebi. Sa'di i tha Abdurrahmanit: "Unė jam prej ensarėve mė tė pasur, pasurinė time e ndaj pėrgjysmė dhe unė kam dy gra, shiko cila tė pėlqen mė trego, qė ta shkurorėzoj e kur t’i kalojė asaj iddeti (koha e pritjes pas shkurorėzimit) atėherė martohu me tė.”

Gjithashtu nė sahihun e Buhariut transmetohet nga Enes b. Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili thotė se i Dėrguari i Allahut deshi ta ndajė tokėn e Bahrejnit pėr ensarėt, kurse ata thanė: "Jo, pėrderisa ta ndash edhe pėr muhaxhirėt ashtu siē e ndan pėr ne."

Imam Ahmedi transmeton nga Enesi, i cili thotė se muhaxhirėt thanė: "O i Dėrguar i Allahut! Nuk kemi parė si ky popull mė solidar kur ėshtė nė skamje, mė bujar kur ėshtė nė bollėk, na i plotėsuan nevojat pėr ndihmė, na ushqyen, e na martuan saqė u frikėsuam se mos e marrin krejt shpėrblimin.” I Dėrguari u tha: "Jo, derisa jeni mirėnjohės ndaj tyre dhe bėni lutje pėr ta."

Muhaxhirėt zbritėn nė shtėpitė e ensarėve, ku kėta tė fundit i ndihmuan me ēdo gjė. I Dėrguari i Allahut, kur mori plaēkat e luftės nga Benu Nedhir, i thirri ensarėt dhe i falėnderoi pėr atė qė kanė bėrė dhe u tha: "Nėse doni kėtė pasuri ua ndaj ndėrmjet jush dhe atyre e muhaxhirėt tė qėndrojnė aty ku janė nėpėr shtėpitė tuaja e nėse doni, ua jap atyre dhe ata tė dalin nga ju.” Sa'd b. Ubade dhe Sa'd b. Muadh thanė: "Ndajua atė pasuri muhaxhirėve dhe ata tė qėndrojnė aty ku janė nė shtėpitė tona ashtu siē kanė qenė.” Ensarėt thanė: “Jemi tė kėnaqur dhe pajtohemi o i Dėrguar i Allahut.” Atėherė i Dėrguari tha: "O Allah, mėshiroji ensarėt ddhe bijtė e ensarėve". I Dėrguari ua ndau pasurinė muhaxhirėve e nuk ua dha ensarėve, pėrveē tre personave nga mesi i tyre, tė cilėt ishin nevojtarė.

Tek fjala e Allahut tė Lartėsuar "dhe nė zemrat e tyre nuk ndjejnė kurrfarė rėndimi, pėr atė qė u ėshtė dhėnė atyre" do tė ndalemi pak dhe tė pėrmendim se Ibn Kethiri nė tefsirin e tij lidhur me kėtė ajet ka pėrmendur njė hadith tė shėnuar nga Imam Ahmedi me zinxhir tė besueshėm nga Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili thotė: "Ishim tė ulur me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė me tė, dhe ai tha: “Do tė dalė tani njė burrė nga banorėt e xhenetit. Doli njė burrė prej ensarėve, mjekra i pikonte nga uji i abdesit dhe nallanet e tij i mbante nė dorėn e majtė. Nė ditėn e nesėrme Profeti tha tė njėjtėn fjalė dhe doli po i njėjti person si herėn e parė. Nė ditėn e tretė Profeti tha tė njėjtėn thėnie, sėrish doli po i njėjti person me pamjen e tij tė parė. Kur u ngrit Profeti paqja dhe bekimi i Allahut qoftė me tė, Abdullah ibnul Asi, shkoi pas personit me fjalė dhe i tha: “Unė u grinda me babanė tim, pastaj u betova qė tė mos shkoj tek ai tri ditė. Nėse e shikon tė arsyeshme tė mė strehosh ti, derisa tė kalojnė tri ditėt, unė qėndroj tek ti.” Ai i tha po. Enesi vazhdon dhe thotė: “Abdullahu qėndroi ato tre net me tė, por nuk pa tė ngrihej natėn aspak, veēse kur kthehej, zgjohej, apo rrotullohej natėn nė dyshekun e tij, e pėrmendte Allahun dhe e madhėronte Atė, derisa ēohej pėr namazin e sabahut. Abdullahu e kishte dėgjuar tė fliste vetėm mirė gjatė atyre tri netėve dhe gati duke nėnvleftėsuar punėn e tij dhe duke e konsideruar tė paktė, i thotė: “O rob i Allahut, unė nuk pata as grindje, as hidhėrim dhe as shkėputje nga babai im, por e dėgjova Profetin paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mė tė duke thėnė tri herė: “Del tani ndėrmjet jush njė burrė prej banorėve tė xhenetit.” Ddole ti tri herė, pastaj dėshirova tė strehohem te ti qė tė shikoja si ėshtė puna jote dhe tė merrja ty pėr shembull, por nuk pashė tė punoje shumė. Ēfarė tė bėri tė arrish atė qė tha Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė me tė?” Ai u pėrgjigj: “Nuk ka asgjė tjetėr veēse atė qė pe.” Dhe kur Abdullahu nisi tė largohej, e thirri dhe shtoi: “S’ka gjė tjetėr pėrveē asaj qė e shikove, vetėm se unė nuk kam dhe nuk mbaj ndaj asnjėrit prej muslimanėve hile, mashtrim dhe s’kam smirė asnjėrin pėr tė mirat qė i ka dhuruar Allahu.” Abdullahu i tha: “Kjo tė bėri ty tė arrish atė shkallė, tė cilėn ne nuk kemi mundėsi ta bėjmė.”

Shumė prej komentuesve tė Kuranit e kanė pėrmendur kėtė hadith me rastin e komentimit tė tyre tė kėtij ajeti "dhe nė zemrat e tyre nuk ndjejnė kurrfarė rėndimi, pėr atė qė u ėshtė dhėnė atyre", kurse lidhshmėria e hadithit me shkakun e zbritjes sė ajetit qėndron nė atė se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, kur u ndau pasurinė e Benu Nedhir muhaxhirėve e jo ensarėve, mund tė ndodhte qė kjo tė ishte shkak pėr nxitjen e zilisė nė shpirtrat e tyre. Allahu e ka sqaruar ēiltėrsinė e zemrave tė ensarėve ndaj vėllezėrve tė tyre muhaxhirė nė veēanti, kurse i Dėrguari i Allahut e ka sqaruar me kėtė hadith rėndėsinė e ēiltėrsisė sė zemrės ndaj tė tjerėve nė pėrgjithėsi.

Pėrmes kėtij ajeti dhe shkakut tė zbritjes sė tij mund tė arrijmė tė kuptojmė rėndėsinė e cilėsisė sė altruizmit nė jetėn e shoqėrisė muslimane, si rezultat i sė cilės vjen zhvillimi dhe pėrparimi i shoqėrisė nė tėrė atė qė ka dobi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Dhe krahas kėsaj ajeti sqaron ndikimin e cilėsisė sė koprracisė nė jetėn shoqėrore dhe si rezultat i saj shkaktohet urrejtja, zilia, shkėputja e lidhjeve familjare dhe e dashurisė nė shoqėri.

 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
6.9.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010