Mbėshtetja tek Allahu
19.12.2009 14:42:36

Robėr tė Allahut! Mbėshtetja tek Allahu ėshtė punė e zemrės e nuk ėshtė fjalė me gojė apo vepėr me gjymtyrė. Kanė thėnė se mbėshtėtja tek Allahu ėshtė dorėzimi i zemrės tek Allahu, sikurse dorėzohet i vdekuri para atij qė e lan dhe e kthen si tė dojė. Po ashtu, kanė thėnė qė mbėshtetja tek Allahu ėshtė lidhje e zemrės me Allahun nė ēdo rast. Mbėshtėtja tek Allahu ėshtė gjysma e fesė, ndėrsa gjysma tjetėr ėshtė adhurimi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Vetem Ty tė adhurojmė e vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė.” E fjala “istianeh” do tė thotė kėrkim i Allahut! Mbėshtetja tek Allahu ėshtė rrugė pėr nė xhenet. Allahu i Latėsuar thotė: “Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen e pastaj tek Ai do tė ktheheni. E atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira do t’u pėrgatisim shtėpi nė xhenet posht tė cilave rrjedhin lumenj e nė to do tė jenė pėrgjithmonė. Sa shpėrblim tė mirė paska pėr ata qė punojnė! Ata qė duruan e u mbėshtetėn te Zoti i tyre.” E profeti (alejhi selam) ka lajmėruar se 70000 vetė do tė futen ne xhenet pa llogari e pa dėnim. Disa prej sahabėve thanė se ato janė ata qė kanė shoqėruar Profetin (alejhi selam) e disa tė tjerė thanė se janė ata qė kanė lindur ne Islam e nuk kanė bėrė asnjėherė shirk ndaj Allahut. Profeti (alejhi selam) doli dhe i pyeti ata se pėr ēfarė gjėje po diskutonin, e kur e lajmėruan pėr atė qė mendonin ata ai tha: “Ata janė qė nuk kėrkojnė rukje prej tė tjerėve, e as besojnė nė bestytni e janė mbėshtetur tek Zoti i tyre.’’

Mbėshtetja tek Allahu ėshtė argument pėr besimin. Besimtari i vėrtetė e beson Allahun dhe i mbėshtetet Atij, ndėrsa hipokriti dhe kafiri nuk mbėshteten tek Allahu. Allahu i Lartėsuar thotė: “E mbėshtetuni tek Allahu, nėse jeni besimtarė!” e nė njė ajet tjetėr thuhet: ”Thuaj! Ai ėshtė Mėshiruesi qė besuam tek Ai dhe Atij i jemi mbėshtetur.”

Mbėshtetja tek Allahu tė jepė forcė e trimėri, sepse kush i mbėshtetet Allahut nuk ka frikė prej askujt pėrveē Allahut. Hudi (alejhi selam) pasi u mbėshtet tek Allahu nuk pati frikė prej popullit tė tij. Allahu i Lartėsuar thotė: “Unė mbėshtetem tek Allahu e dėshmoni se unė jam larg asaj qė ju po i bėni shok Allahut. Bėni tė gjithė  intriga e pastaj s’do t’ju tėrhiqet vėrejtje. Unė iu mbėshteta Allahut, Zotit tim e Zotit tuaj.” Po ashtu, edhe sahabėt kur u provokuan nga kafirat iu mbėshtetėn Allahut. Allahu i Lartėsuar thotė: ”E ata qė njerėzit u thanė atyre se njerėzit janė mbledhur kundra jush ju frikėsohuni prej tyre; porse kjo gjė atyre ua shtoi mė tepėr besimin dhe thanė: na mjafton neve Allahu e sa mbėshtetės i mirė qė ėshtė Ai.” E njė fjalė tė tillė ka thėnė edhe Ibrahimi kur e hodhėn nė zjarr.

Mbėshtetja tek Allahu ėshtė ēelėsi i ēdo mirėsie:

 1.Kush mbėshtėtet tek Allahu, Ai e do atė, e nėse tė do Allahu nuk tė dėnon me zjarr dhe i bėn robėrit qė tė tė duan. Thotė Allahu i Lartėsuar: “Allahu i do ata qė mbėshteten

2.Kush mbėshtetet tek Allahu, Ai e furnizon atė pa llogari. Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Sikur ju tė mbėshteteshit tek Allahu me njė mbėshtetje tė vėrtetė, Ai do t’ju furnizonte juve siē  furnizon zogun qė del nga foleja me barkun bosh e kthehet me barkun plot.” E ndėrsa sot tė tjerė kėrkojnė rrizkun tek bankat dhe janė mbėshtetur tek kamata.

3.Mbėshtetja tek Allahu tė ruan nga dredhitė e shejtanit. Ai kėrkon qė tė tė shmang nga rruga e drejtė. Prandaj, edhe kur del nga shtėpia mos ngurro tė thuash: “Bismilah, teuekeltu ala Allah, la haule ue la kuuete ila bilah.” ashtu qė te jeshė i ruajtur nga dredhitė e shejtanit.

4.Kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij. Allahu i Lartėsuar thotė: “A nuk i mjafton Allahu robit tė Tij..” Gjithashtu thotė: “Ai qė mbėshtetet tek Allahu, Ai i mjafton atij.” Xhabiri thotė se kur u kthyem nga njė luftė me Profetin (alejhi selam) ai u ul nė njė lėndinė dhe u shtri nėn hijen e njė peme. Shpatėn e vuri nė degėn e pemės dhe e zuri gjumi. Ndėrsa ne tė tjerėt u shtrimė te disa pemė tė tjera pak mė poshtė. Njė kafir erdhi dhe mori shpatėn e Profetit (alejhi selam) dhe pasi ia drejtoi atij tha: “Kush mė ndalon mua qė tė tė vras, o Muhamed?!” Tha: “ Allahu.” Kafirit i ra shpata nga duart dhe e mori atė Profeti (alejhi selam) i tha dhe i tha kafirit: “Po mua kush mė ndalon qė tė tė vras?!” Tha: “Bėj mirėsi!” Profeti (alejhi selam)i tha qė tė  thoshte shehadetin por ai refuzoi dhe premtoi se nuk do ta luftonte kurrė atė dhe se nuk do tė bashkohej kurrė me tė tjerėt qė deshėn tė luftonin. E la tė lirė dhe kur u kthye te kafirat e tjerė  tha se kam ardhur prej njeriut mė tė mirė.”

Mbėshtetja tek Allahu siguron lumturinė nė dynja e ahiret. Allahu e ka urdhėruar Profetin (alejhi selam) qė tė mbėshtetet tek Ai: “Mbėshtetu Allahut, se vėrtetė ti je nė tė vėrtetėn e qartė.” Dhe thotė: “E mbėshtetu tek i Gjalli qė nuk vdes.”

Ejani me ne o robėr tė Allahut qė tė mėsojmė sinqeritetin e vėrtetė nė mbėshtetje tek Allahut nga nėna e Ismailit (alejhi selam). Ibn Abazi thotė se Ibrahimi  erdhi me nėnėn e Ismailit dhe ajo kishte foshnjen nė gji. Po e ēonte nė njė vend ku ajo nuk e dinte. Po e dėrgonte nė shtėpinė e shenjtė tė Allahut. Kishte marrė me vete njė sahan me hurma e njė enė me ujė. Arritėn nė njė vend tė shkretė pa banorė, pa bimėsi dhe pa ujė. Mė pas i la ato tė dy aty dhe mori rrugėn pėr t’u kthyer. Haxher kishte menduar se do t’i linte nė njė vend ku tė paktėn do tė kishte patur njerėz dhe ujė e jo nė njė vend tė shkretė si ky. Iu ngjit pas tė shoqit dhe i tha se ku po i linte, por Ibrahimi edhe pse ndjente dhimbje nuk i pėrgjigjej. E pyeti se si po i linte nė njė vend tė tillė, po ai pėrsėri nuk u pėrgjigj. Sė treti i tha se Allahu e kishte urdhėruar pėr njė gjė tė tillė ai tha po e ajo tha: “Ai gjithėsesi nuk do tė na humbas neve.” e Ibrahimi pasi doli nė njė vend tė largėt ku nuk e shihte kush u kthye nga Qabja, ngriti duart dhe u lut: “O Zoti ynė! Unė kam vendosur pasardhėsit e mi nė njė luginė pa tė mbjella tek shtėpia Jote e shenjtė. O Zoti ynė! Bėj qė ata tė falin namazin! Bėj qė njė grup njerėzish tė shkojnė tek ata dhe furnizoji me fruta, ashtu qė tė falenderojnė.” Ndėrsa Haxher vazhdoi tė hante nga hurmat qė kishte marrė me vete dhe tė pinte nga uji, deri sa mbeti pa gjė dhe filloi tė bėnte Safėn dhe Meruan, derisa Xhibrili goditi tokėn me flatrat e tij dhe doli uji i zemzemit. Vallė, kush i rregulloi tė tėra kėto punė?

           Ju kujtojmė se:

1.Kush mbėshtetet tek Allahu, Ai e mbron atė sikurse e mbrojti nėnėn e Ismailit. Porse askush tė mos bėjė vepra tė tilla duke menduar se po bėn mirė. Kjo pėr disa arsye:

a) Ti nuk je si Ibrahimi, d.m.th qė nuk duron sa ai.

b) Ky qe urdhėr prej Allahut pėr Ibrahimin.

c) Ibrahimi i beri shkaqet pasi mori me vete ujė dhe hurma.

2.Duhet qė ymeti islam te mbėshtėtet te Allahu. Te kthehet te Ai, sepse ndihma vjen vetem prej Allahut.

 

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010