Ēfarė ndalohet gjatė tregtisė sė mallrave kamatare
22.12.2009 13:30:28

Nė hadithin e Ubade Ibėn Samitit thuhet:"Ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurė, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripė (shkėmbehen mes vete) nė tė njėjtėn sasi, nė tė njėjtėn peshė, dorė mė dorė. Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni me kusht qė tė jetė dorė mė dorė.”1

Ky hadith na jep tė kuptojmė se kemi tė bėjmė me tre raste tė shkėmbimit (tė tregtimit) nė mes tė kėtyre mallrave:

Rasti i parė: Tregtimi i tė njėjtit lloj nė mes tyre

Pra, kemi pėr qėllim nėse shitet njė nga kėto lloje me tė njėjtin lloj, si tė shitet ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurė, etj. Nė kėtė rast ndalohen dy gjėra:


1. Shtesa e njėrės sasi ndaj tjetrit, me fjalė tė tjera duhet patjetėr qė tė jenė tė njėjta nė peshė e masė pa marrė parasysh cilėsinė. Pra, nėse e shesim arin me ar, atėherė patjetėr duhet qė kėto tė dyja tė jenė tė barabarta nė peshė dhe nuk lejohet qė njėri tė ketė p.sh. 50 gramė kurse tjetri 60 gramė, qoftė edhe nėse njėri ėshtė i pėrpunuar e tjetri jo. Nė kėtė formė duhet tė shkėmbehet edhe  argjendi, gruri, etj.

2.
 
Gjithashtu, ėshtė haram shtyrja e afatit tė dorėzimit tė njėrit nga dy mallrat. Mė qartė, duhet tė bėhet dorėzimi nė tė njėjtėn kohė, dorė mė dorė, pra patjetėr duhet tė kryhet shkėmbimi i dy mallrave sė bashku nė vendin dhe ēastin e aktit.

- Ebu Seid El-Hudrij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė:

"Mos e shisni arin me ar vetėm nėse janė tė barabartė (nė peshė) dhe mos shtoni nė njėrėn anė! Mos shisni argjendin me argjend vetėm nėse janė tė barabartė (nė peshė) dhe mos shtoni nė njėrėn anė. Dhe mos i shisni ato (arin dhe argjendin) njė nė dorė e njė nė mungesė!"2

- Umer bin Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė:

"Ari me ar ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet aty pėr aty (dorė mė dorė), gruri me grurė ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet aty pėr aty (dorė mė dorė), elbi me elb ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet aty pėr aty (dorė mė dorė), hurma me hurme ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė aty pėr aty (dorė mė dorė)."3

- Ibėn Seidi (radiallahu anhu) thotė: “Na arrinin hurma tė shumta dhe tė pėrziera4 nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut salallahu alejhi ue selem dhe e shkėmbenim (gjatė tregtisė) dy sa`ė5 prej tyre me njė. Kur e mori vesh i Dėrguari salallahu alejhi ue selem kėtė gjė tha:

"Jo, (mos shisni) dy sa`ė hurma me njė, as dy sa`ė grurė me njė dhe as njė dirhem me dy dirhemė!"6

- Seid Ibėn Xhubejri tregon: "Me njė rast vjen Bilali tek i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, me hurma tė llojit tė mirė dhe e pyet ai: "Ku i more kėto?” Bilali tha: "Kishim hurme tė dobėta dhe i shita ato duke i dhėnė dy sa`ė hurme tė dobėta me njė sa`ė tė mira pėr ta ushqim tė Profetit (lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė)”. Atėherė i Dėrguari (lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė) i tha: "Oh, kjo ėshtė kamata e kulluar. Mos vepro kėshtu, por kur tė dėshirosh tė blesh hurme, sė pari shiti hurmat tuaja nė njė shitje tjetėr, pastaj bli tė tjerat me to.”7  


Rasti i dytė: Shitja (tregtimi) i mallrave jo tė njėjta nė lloj, por tė njėjta nė kategori 

Nėse kėto gjashtė mallra kamatarė tė pėrmendura nė citate, njėri lloj shitet me tjetrin lloj, por qė janė tė pėrbashkėta nė kategori, si p.sh. tė shkėmbesh ar me argjend. Atėherė ari dhe argjendi janė tė ndryshme nė lloj, por tė njėjta nė kategori. Ose grurė me elb, hurme me kripė, atėherė:

Lejohet dallimi nė peshė apo masė, por nuk lejohet qė tė bėhet shkėmbimi i mallit nė vend

Pra, nė kėtė rast lejohet qė 20gr. ar tė shitet me 200gr argjend, por nuk lejohet qė tė shtyhet afati i dorėzimit tė njėrit mall. Pra, duhet qė dorėzimi i dy mallrave tė bėhet aty pėr aty. Ose lejohet qė tė shkėmbehet 200 kg grurė me 250 kg elb, por nuk lejohet qė tė vonohet dorėzimi i njėrit mall me tjetrin.

Nė hadithin e Ubade Ibėn Samitit thuhet: “Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni me kusht qė tė jetė dorė mė dorė.
8"

Si dhe nė njė hadith tjetėr, i Dėrguari salallahu alejhi ue selem thotė:

"Nuk ka problem nėse shkėmbehet ari me argjend duke qenė se argjend ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar. Nuk ka problem nėse shkėmbehet gruri me elb duke qenė se elb ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar
.
9"

Rasti i tretė: Shitja (tregtimi) i mallrave jo tė njėjta nė lloj dhe jo tė njėjta nė kategori 

Nėse bėhet tregtimi i kėtyre mallrave qė dallojnė nė lloj dhe nė kategori, si p.sh. tė blejmė me ari grurė, ose me argjend tė blejmė kripė.
Nė kėtė rast lejohet shtesa dhe lejohet vonimi i dorėzimit tė njėrit mall ndaj tjetrit.
 

Alaudin Abazi
1.11.2009

 


1 Shėnon Muslimi.

2 Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

3 Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

4 ”Tė pėrziera", ėshtė pėr qėllim jo tė njė kategorie e klase, por disa mė tė mira e disa mė tė dobėta.

5 Sa’i   (الصاع)   ėshtė njė lloj ene e cila pėrdorej si njėsi matėse nė kohėn e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dhe arrin vėllimin e katėr palė grushteve tė njė njeriu tė rėndomtė. Kjo njėsi matėse ėshtė e njohur ende nė kohėn bashkėkohore dhe pesha e saj (vėllimi i njė sa’i) sipas njėsive matėse bashkėkohore sillet pėrafėrsisht rreth 2156 gramė, ose 2 kg. e 156 gr.

6 Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

7 Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

8 Shėnon Muslimi.

9 Shėnon Ebu Davudi dhe hadithi cilėsohet i saktė.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010