Pėrse e ndaloi i Dėrguari i Allahut edukimin e qenve nė shtėpi
22.12.2009 13:23:06

Ēdo ditė shkenca zbulon atė qė mbėshtet vėrtetėsinė e Profetit tė mėshirės, paqja e Zotit qoftė mbi tė. Nė kėtė shkrim kemi njė zbulim tė ri shkencor.
Gjithnjė nė mėsimet e Profetit, paqja e Allahut qoftė mbi tė, gjejmė dobi, mbrojtje dhe siguri pėr ne, pėr faktin se ai ėshtė i mėshirshėm pėr ne: "Tashmė ju ka ardhur njė i Dėrguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rėndė pėr gjynahet qė bėni ju, jua dėshiron tė mirėn me gjithė zemėr qė ju tė shkoni rrugės sė drejtė dhe ėshtė i butė e i mėshirshėm me besimtarėt." (Tevbe, 128)

Ai dėshiron pėr ne tė mirėn, na dėshiron shėndet, pėr kėtė arsye ka ndaluar edukimin e qenve dhe i konsideron si krijesa tė ndyra dhe ka tėrhequr vėrejtjen prej tyre. Shkencėtarėt kanė zbuluar shumė gjėra rreth qenve, kurse kjo ėshtė e fundit qė ka arritur shkenca.

Nė njė studim bashkėkohor, tė cilin e kanė bėrė shkencėtarėt nga Universiteti i Mynihut, bėhet e qartė se edukimi i qenve nė shtėpi rrit mundėsinė e goditjes me kancerin e gjirit. Studimi ka konstatuar se 80% e grave tė cilat u goditėn me kancerin e gjirit ishin prej atyre qė edukonin qentė nė shtėpitė e tyre dhe qė nė vazhdimėsi ishin nė fėrkim dhe kontakt me ta. Kjo pėr shkak tė ekzistimit tė ngjashmėrisė sė madhe ndėrmjet kancerit tė gjirit te qentė dhe te njerėzit

Gjersa kanė konstatuar se individė tė cilėt edukonin macet nuk janė goditur me kėtė lloj kanceri! Ata kanė gjetur njė virus qė e godet njeriun dhe qentė bashkė dhe mund tė mbartet nga qentė te njerėzit dhe ky virus ka njė rol bazik nė goditjen me kancerin e pėrmendur.

Gjithashtu ata kanė vėrejtur se gratė nė shtetet perėndimore mė tepėr u ekspozohen goditjes sė kancerit tė gjirit sesa gratė nė shtetet lindore. Kur kanė hulumtuar dallimin esencial ndėrmjet kėtyre dy grupeve kanė konstatuar se gratė nė Perėndim janė adaptuar nė edukimin e qenit shtėpiak nė shtėpitė e tyre pėrderisa nė Lindje rrallė mund tė gjesh qė njė grua tė edukojė qen!
Nė njė studim tjetėr shkencėtarėt kanė vėrejtur se qentė pėrcjellin viruset pėrgjegjėse pėr goditjen me kancer tė gjirit, virus i quajtur MMTV (Mouse mammary tumor virus) dhe gjatė kontaktit e fėrkimit me qenin kėto viruse me njė lehtėsi mbarten tek njeriu.

Prandaj, dėmi i rezultuar nga fėrkimi me qentė ėshtė jashtėzakonisht i madh. Shkencėtarėt kanė zbuluar shumė gjėra te jargėt e qenit, gjaku dhe qimet e tij. Tė gjitha kėto konsiderohen strehė e mikrobeve dhe viruseve. Ndėrsa macet nuk i sjellin kėto viruse!

Duke u nisur nga ky fakt, lexues i nderuar mund tė kuptojmė arsyen e ndalimit tė edukimit tė qenve nė shtėpi, nga ana e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė. Kurse rolin e qenve e ka bėrė pėr ruajtje jashtė shtėpisė. Madje i Dėrguari i urdhėronte shokėt e tij, nėse qeni e lėpin enėn e dikujt ta pastrojnė shtatė herė, e herėn e parė ta pastrojnė me dhe.


 

Pėrktheu: Almedin Ejupi
22.11.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010