Gjatė kėtij punimi do tė shohim disa tė vėrteta
shkencore qė janė pėrmendur nė hadithet e tė
Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė
mbi tė, dhe se si shkenca bashkėkohore ka
konfirmuar vėrtetėsinė e tyre.
Pa dyshim se ēastet mė tė bukura nė tė cilat
kalon besimtari janė kur sheh njė mrekulli qė
shfaqet nė fjalėt e zotėrisė sė njerėzimit,
Muhamedit, paqja e Zotit qoftė mbi tė. Meqenėse
jetojmė nė shekullin e shkencės dhe zbulimeve
shkencore shfaqet nevoja pėr hulumtim nė
hadithet e tė Dėrguarit tė Zotit pėr tė kuptuar
sinjalet shkencore qė argumentojnė vėrtetėsinė e
kėtij tė Dėrguari analfabet. Ky shkrim mund tė
kontribuojė nė pėrmirėsimin e pikėpamjes sė
Perėndimit ndaj profetit tė mėshirės, paqja e
Zotit qoftė mbi tė.
E vėrteta e parė
Thotė i Dėrguari, paqja e Zotit qoftė mbi tė:
"Kjo ēėshtje (Islami) do tė arrijė aty ku ka
arritur dita dhe nata." Islami do tė
pėrhapet nė ēdo vend ku arrin nata dhe dita, do
tė thotė nė tė gjithė rruzullin tokėsor. Dhe
vėrtet, statistikat perėndimore flasin se Islami
sot ėshtė prezent nė ēdo vend tė botės.
Statistikat na lajmėrojnė se nė vitin 2025
Islami do tė jetė feja e parė pėr nga numri nė
nivel botėror. Nė kėtė nuk ka ekzagjerim por
janė shifra reale qė nuk dyshohet nė to. Kėto
numra vijnė nga shkencėtarėt jomuslimanė qė i
kanė bėrė kėto statistika.
E vėrteta e dytė
Mrekullia shkencore nė fjalėt e tė Dėrguarit tė
Allahut: "Toka mė ėshtė bėrė pastrim dhe
xhami." (Muslimi). Nė njė hulumtim tė ri
shkencėtarėt kanė zbuluar ekzistimin e
antibiotikėve nė dheun e Tokės. Kėto antibiotikė
mund tė pastrojnė dhe mėnjanojnė llojet mė tė
forta tė baktereve, gjė qė konstaton faktin se
dheu ėshtė element pastrues. Ndėrsa nė njė
studim tjetėr tė ri shkencėtarėt deklarojnė se
disa lloje tė tokės mund tė mėnjanojnė bakteret
mė rezistuese.
Pėr kėtė shkak ata sot mendojnė pėr krijimin e
njė antibiotiku nga dheu qė do ti mėnjanonte
bakteret mė tė forta. Pas provave tė gjata nė
laboratorė ata kanė konstatuar se dheu mund tė
mėnjanojė njė koloni tė plotė bakteresh gjatė
njėzet e katėr orėve. Ndėrsa e njėjta koloni
ėshtė vėnė nė njė vend jo me dhe e ėshtė shumuar
dyzet e pesė herė mė tepėr.
E vėrteta e tretė
I Dėrguari i Allahut ka folur me njė pėrpikėri
tė jashtėzakonshme rreth njė fakti shkencor qė
shkencėtarėt e kanė vėrejtur vetėm para disa
vitesh. Ai thotė: "Nuk do tė bėhet kiameti
derisa toka e arabėve tė kthehet nė kullota dhe
lumenj." (Muslimi)
Shkencėrisht ėshtė vėrtetuar se Gadishulli
Arabik ka qenė plot kullota e lumenj dhe akoma
deri mė sot ekzistojnė gjurmėt e burimeve tė
lumenjve. Pėr kėtė dėshmojnė incizimet
satelitore qė paraqesin qartė njė sėrė lumenjsh
tė nėndheshėm (nėntokėsor) nė Gadishullin arabik.
Ndėrsa shkencėtarėt perėndimorė deklarojnė sipas
agjencisė amerikane hapėsinore NASA se "incizimet
e shkretėtirave tė kapura nga radari paraqesin
se ky vend ka qenė i mbuluar me siujdhesa dhe
lumenj dhe ambienti ka qenė i ngjashėm me atė qė
e shohim sot nė Evropė dhe se do tė rikthehet
njė ditė ashtu siē ka qenė"
E vėrteta e katėrt
Nė hadithin e kalimit mbi urėn e Siratit, ky
hadith konsiderohet prej haditheve nė tė cilat
manifestohet mrekullia shkencore. Ky hadith
ėshtė fjala e tė Dėrguarit, paqja e Zotit qoftė
mbi tė: "A nuk e ke parė vetėtimėn se si e
shpėrndan dritėn dhe sa hap e mbyll sytė, ajo
kthehet" (Muslimi), pėr faktin se ėshtė
vėrtetuar pėrputhshmėria e plotė ndėrmjet
fjalėve tė Profetit dhe ndėrmjet asaj qė kanė
zbuluar shkencėtarėt kohėt e fundit, proceset e
ndėrlikuara dhe detajet qė ndodhin gjatė
shkėlqimit dhe shpėrndarjes sė dritės sė
vetėtimės. Shkencėtarėt kanė vėrejtur se ēdo
shkėlqim i vetėtimės ndodh me zbritjen e rrezeve
nga vetėtima nga retė nė drejtim tė Tokės dhe
kthehet! Nė kėtė hadith sinjalizohet se i
Dėrguari, paqja e Zotit qoftė mbi tė, ka folur
pėr etapat e vetėtimės me njė hollėsi tė
jashtėzakonshme, madje e ka caktuar edhe kohėn e
saj. Ndoshta habitemi kur mėsojmė se koha e
duhur pėr shkrepjen e vetėtimės ėshtė po ajo
kohė sa pėr tė hapur e mbyllur sytė! Kėtė e ka
lajmėruar i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe
paqja e Zotit qoftė mbi tė.
E vėrteta e pestė
Shkencėtarėt kanė zbuluar se balli (pjesa e
sipėrme e fytyrės sė njeriut midis syve dhe
flokėve) komandohet me marrjen e vendimeve tė
drejta dhe si rezultat i kėsaj sa mė efektiv, mė
aktiv dhe mė i shėndoshė tė jetė ky vend,
vendimet do tė jenė mė tė drejta, tė qėlluara
dhe tė sakta. Kėsisoj, vėrejmė nė lutjen e tė
Dėrguarit tė Allahut, paqja e Zotit qoftė mbi
tė, thotė: "Balli im ėshtė nė duart e Tua."
(Ahmedi)
Ky ėshtė dorėzim i profetit ndaj Zotit tė
Lartėsuar, ēdo ēėshtje e tij i takon Allahut dhe
se Allahu gjykon si do Ai dhe ia cakton atij atė
qė do. Fakti tjetėr qė ėshtė zbuluar kohėt e
fundit ėshtė se vendi i ballit luan rol tė
rėndėsishėm nė proceset e larta pėr njeriun si,
tė perceptuarit, tė orientuarit, zgjidhja e
problemeve dhe kreativiteti. Pėr kėtė shkak,
kėtė vend ia ka dorėzuar Allahut tė Lartėsuar nė
lutjen e tij: "Balli im ėshtė nė duart Tua". Nė
kėtė qėndron njė sinjal shkencor pėr rėndėsinė e
kėtij vendi.
E vėrteta e gjashtė
I Dėrguari i Allahut, paqja e Zotit qoftė mbi
tė, thotė: "Prej shenjave tė kiametit ėshtė
tė shfaqet vdekja e papritur." (Taberani)
Nė kėtė hadith shfaqet njė mrekulli shkencore te
argumentet mjekėsore, qė nuk pranon polemikė.
Kjo mrekulli dėshmon pėr kėtė Profet tė madh se
ai ėshtė i Dėrguar nga ana e Allahut dhe se ai
nuk flet nga hamendja. Statistikat e hollėsishme
tė Kombeve tė Bashkuara konfirmojnė se dukuria e
vdekjes sė papritur ėshtė shfaqur vonė dhe se
ajo ėshtė nė rritje tė vazhdueshme pėrkundėr
faktit se po aplikohen procedurat parandaluese.
E vėrteta e shtatė
Shumica e shkencėtarėve deklarojnė se pleqėria
konsiderohet metoda mė e mirė pėr pėrfundimin
natyror pėr njeriun dhe se ēdo orvatje pėr
shtyrjen e jetės pėrtej kufijve tė caktuar do tė
ketė pasoja tė shumta, mė e pakta prej tyre
goditja me kancer. Profesori Lee Silver, nga
universiteti amerikan Princeton thotė: "Ēdo
orvatje pėr arritjen e pėrjetshmėrisė ėshtė e
kundėrta e natyrės".
Shkencėtarėt kanė dalė me njė rezultat, me
gjithė shpenzimet e miliardave pėr shėrimin e
etapės sė pleqėrisė dhe zgjatjen e jetės, provat
nuk kanė sjellė dobi. Pėr kėtė ka sinjalizuar i
Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Zotit
qoftė mbi tė, i cili ka thėnė: "O robėr tė
Allahut, shėrohuni! Vėrtet Allahu nuk ka lėnė
ndonjė sėmundje e qė nuk ia la asaj edhe ilaēin,
pėrveē njė sėmundjeje e ajo ėshtė pleqėria."
(Ahmedi)
Kėsisoj, shkenca vjen me fakte tė reja tė
panjohura mė parė dhe ato dėshmojnė pėr
vėrtetėsinė e kėtij Profeti dhe vėrtetėsinė e
mesazhit islam. Lutja jonė e fundit ėshtė
falėnderimi i takon Allahut!
.
Pėrktheu: Almedin Ejupi
15.11.2009
|