Sinqeriteti pėr Allahun
19.12.2009 14:41:57

Thėnia e Allahut tė Lartė: “ E nuk ka asgjė qė tė mos e ketė burimin tek Ne” (Hixhr, 21) ėshtė pėrmbledhja e njė nga thesaret e thesareve qė do tė thotė: “Ēdo gjė tė mos kėrkohet nga tjetėr pėrveēse vetėm nga Ai, nė Dorė tė tė Cilit janė ēelėsat e depove tė ēdo gjėje.Tė kėrkosh diēka nga tjetėrkush do tė thotė tė kėrkosh diēka nga ai i cili nuk e posedon atė dhe qė nuk ka mundėsi mbi tė.”

Dhe thėnia e Tij: “ Dhe se vėrtet tek Zoti yt ėshtė pėrfundimi (i ēdo gjėje)”, ėshtė njė tjetėr thėnie qė pėrfshin njė tjetėr thesar madhėshtor, i cili ėshtė : “Nėse ēdo qėllim nuk ėshtė pėr hir tė Tij apo qė tė formojė lidhje me Tė, ai qėllim ėshtė i humbur, i ndėrprerė sepse nuk mund te jetė tek tjetėrkush  pėrfundimi, kulmi, pėrveēse tek Ai nė tė cilin pėrfundojnė tė gjitha ēėshtjet. Pra tė gjitha ēėshtjet e kanė pėrfgundimin tek krijimi i Tij, vullneti i Tij, menēuria dhe dituria e Tij.

Ai ėshtė qėllimi i ēdo gjėje qė kėrkohet. Ēdo dashuri qė i kushtohet dikujt jo pėr hir tė Tij ėshtė dėnim; ēdo veprim qė nuk kryhet me qėllimin pėr hir tė Tij ėshtė i gabuar e i humbur, dhe ēdo zemėr qė nuk ėshtė e lidhur me Tė ėshtė fatkeqe, sepse i ėshtė vėnė pengesė pėr tė arritur lumturinė dhe shpėtimin e saj. Pra ajo ēka kėrkohet nga Ai ėshtė pėrmbledhur nė thėnien e Tij:  “E nuk ka asgjė qė tė mos e ketė burimin tek Ne” dhe ajo ēka kėrkohet pėr hir tė Tij ėshtė pėrmbledhur nė thėnien e tij “Dhe se vėrtet tek Zoti yt  ėshtė kthimi i fundit (pėrfundimi)”. Pra nuk ekziston pas Tij (i lartėsuar qoftė!) cak apo kulm qė kėrkohet dhe nuk ka pėrveē tij kulm tek i cili ėshtė pėrfundimi.

Qetėsia e zemrės dhe trupit qėndron nė bindjen ndaj Allahut

Nėn kėtė frazė ėshtė njė sekret madhėshtor nga sekretet e teuhidit: Fakti qė zemra nuk qetėsohet dhe rehatohet pėrveēse me arritjen tek Ai. Ēdo gjė pėrveē Allahut qė duhet dhe dėshirohet ėshtė si qėllim pėr tjetėrkėnd dhe jo pėr vetė atė, ndėrsa i dashuri dhe i dėshiruari pėr vetė veten e Tij ėshtė vetėm Njė: Ai tek i Cili ėshtė pėrfundimi i gjithēkaje, caku i ēdo gjėje dhe ėshtė e pamundur qė caku (limiti) tė ekzistojė nė dy, ashtu siē ėshtė e pamundur qė fillimi ose shpikja e krijesave tė jetė nga dy. Kėshtu qė, ai qė limitin e dashurisė sė tij, dėshirės, vullnetit dhe tė bindjes e ka tek tjetėrkush, ka bėrė qė kėto tė jenė pa vlerė pėr Allahun dhe qė t’i largohet e ta lerė tė vetėm, Ai pėr tė cilin ka mė shumė nevojė se pėr ēdo gjė tjetėr. Ndėrsa ai  limiti i dashurisė sė tė cilit, dėshirės dhe kėrkesės sė tij ėshtė i Lartėsuari, i ka fituar begatitė, shijimin dhe lumturinė e tij pėrgjithmonė.

Ligjet e urdhėresave dhe tė fatkeqėsive

Robi gjithmonė rrotullohet ndėrmjet ligjeve tė urdhėresave dhe ligjeve tė fatkeqėsive. Ai ka nevojė, madje ėshtė i detyruar pėr ndihmė nė kryerjen e urdhėresave dhe pėr butėsi nė fatkeqėsi. Sipas pėrkushtimit tė tij ndaj urdhėresave, shijon edhe butėsinė dhe bamirėsinė nė fatkeqėsi. Nėse e plotėson pėrkushtimin ose zbatimin e urdhėresave haptas dhe fshehtas, e pėrfshin butėsia haptas dhe fshehtas. Por nėse i zbaton ato vetėm nė pamjen e jashtme dhe jo nė realitetin e tyre atėherė ai fiton butėsinė haptas dhe i pakėsohet butėsia e brendshme ( e fshehur).

Butėsia e brendshme

Nėse pyesim: Ē’ėshtė butėsia e brendshme? Ėshtė ajo qetėsi, rehati qė pėrjeton zemra nė ēaste fatkeqėsish. Ėshtė largimi nga ajo e shqetėsimit, konfuzionit dhe pikėllimit duke mbetur e nėnshtruar dhe e qetėsuar ndėrmjet duarve tė Sunduesit tė saj.

Njė njeri i tillė qė shikon tek sunduesi i Tij me zemrėn e tij, i qetėsuar shpirti i tij tek Ai, ėshtė i zėnė me shikimin nė butėsinė e Krijuesit tė Tij ndaj robit, saqė nuk i hedh sytė nga ashpėrsia e dhimbjes nė tė cilėn ndodhet. Dhe vėrtetė, ajo qė e bėn vėrtet tė mungojė nė prezantimin e kėsaj dhimbjeje ėshtė njohja e tij (e robit) ndaj mirėsisė sė zgjedhjes sė Allahut pėr tė si edhe ajo qė ai ėshtė rob i thjeshtė, ku zotėria i tij zbaton ligjet e Tij mbi tė, sido qė tė kėnaqet apo zemėrohet ai. Nėse ėshtė i kėnaqur me atė qė i ndodh, fiton kėnaqėsinė e Allahut, e nėse zemėrohet, fiton zemėrimin e Tij (siē transmetohet nga Enesi se Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Me tė vėrtetė, shpėrblimet mė tė mėdha janė nė sprovat mė tė mėdha. Vėrtet, kur Allahu e do njė popull e sprovon atė, e ai qė mbetet i kėnaqur pėr tė ėshtė kėnaqėsia, e ai qė zemėrohet, pėr tė ėshtė zemėrimi”. Kjo pra, ėshtė butėsia e brendshme, fryt i asaj marrėdhėnieje tė padukshme, e cila (butėsia) shtohet me shtimin e kėsaj marrėdhėnjeje tė padukshme dhe pakėsohet me pakėsimin e saj.

Nga ligjet e teuhidit

Urime pėr atė qė ėshtė i drejtė nė marrėdhėniet me Zotin e tij! I cili e pranon injorancėn e vet pėrpara dijes sė Krijuesit tė tij, i pranon tė metat e veprave tė tij dhe gabimet e vetes sė tij, e pranon tejkalimin nė tė drejtėn e tij, padrejtėsinė e tij nė marrėdhėnie me Allahun. Nėse Allahu e ndėshkon pėr mėkatin e tij ai shikon drejtėsinė e Allahut mbi tė, nėse nuk e ndėshkon ai sheh mirėsinė e Tij, nėse bėn diēka tė mirė e sheh si njė dhuratė dhe lėmoshė nga ana e Tij, nėse ia pranon kėtė tė mirė Allahu, atėherė kėtė e sheh si njė lėmoshė tė dytė nga ana e Tij. Por, nėse nuk ia pranon, atėherė ai kupton se me njė tė tillė nuk bėn dobi t’i drejtohet. Nėse vepron njė diēka jo tė mirė shikon largimin e Allahut nga ai dhe tė mbrojtjes sė Tij nga ai. Dhe kjo ėshtė nga drejtėsia e Allahut. Kėshtu qė, kėtu shikon nevojėn qė ka ai pėr Zotin e tij dhe padrejtėsinė ndaj vetes sė vet. Dhe nėse Allahu ia fal atė veprim jo tė mirė qė ky ka bėrė, kjo ėshtė gjithashtu nga mirėsia e Tij absolute, ekzistenca e Tij absolute dhe nga bujaria e Tij absolute.

Dhe pikat e kėsaj ēėshtjeje dhe sekreti i saj ėshtė : “Tė mos e shikojė robi Zotin e tij pėrveēse bamirės dhe tė mos e shikojė veten e tij veēse keqbėrės ose tejkalues dhe ta shikojė ēdo gjė qė e gėzon atė nga mirėsia e Zotit tė Tij pėr tė dhe nga bamirėsia e Tij dhe ēdo gjė  qė e mėrzit atė ta shikojė si rrjedhojė e mėkateve tė tij dhe drejtėsisė sė Allahut mbi tė.”

  

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010