Shkaqet e lumturisė
22.12.2009 12:30:32

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij.
Allahu im! Kėrkoj mbėshtetjen Tėnde nga katėr gjėra: prej diturisė qė nuk sjell dobi; prej zemrės qė nuk frikėsohet; prej njė nefsi qė nuk ngopet dhe prej lutjes qė nuk pranohet!

Tė nderuar besimtarė!

Pa dyshim qė shkaqet pėr tė pasur njė jetė tė mirė, me anėn e tė cilave plotėsohet kėnaqėsia dhe gėzimi dhe largohet shqetėsimi e pikėllimi, janė tė shumta. Ndėr mė tė rėndėsishmet janė:

1. Besimi dhe vepra e mirė

Allahu i Lartėsuar thotė: “Cilindo mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė jetė tė bukur dhe do ta shpėrblejmė sipas veprave mė tė mira, qė ka bėrė.” (Nahėl, 97)

Njerėzit e besimit janė nė rrugė tė drejtė dhe tė pranuar e tė mirėnjohur, ata jnė nė funksion tė sė dobishmes. Nė anėn tjetėr pėrfitojnė gėzimin dhe kėnaqėsinė, kurse rreziqet, shqetsimet, tė pakėndshmet, pikėllimet i pranojnė me durim duke shpresuar nė shpėrblim.

I Dėrguari i Allahut thotė: “Sa e ēuditshme ėshtė ēėshtja e besimtarit, tė gjitha punėt e tij janė tė mira. Kjo nuk vlen pėr kėdo pėrveē pėr besimtarin. Kur ai ėshtė nė mirėqenie ėshtė mirėnjohės dhe kjo ėshtė gjė e hajrit pėr tė. Por kur bie nė fatkeqėsi ai duron edhe kjo ėshtė gjė e hajrit pėr tė.” (Transmeton Muslimi)

2. Mirėsia ndaj krijesave me fjalė, vepėr dhe me vlera

Allahu i Lartėsuar e nxit si tė mirin dhe tė keqin pėr mirėsi, por kur besimtarit i plotėsohet fati dhe dėshira, atėherė mirėsia e tij karakterizohet me sinqeritet dhe duke kėrkuar shpėrblim nga Allahu, atėherė Allahu ia lehtėson ushtrimin e mirėsive dhe ia largon tė kėqiat. Allahu i Lartėsuar thotė: “S’ka kurrfarė tė mire nė shumė prej bisedave tė tyre tė fshehta, pėrveē rastit kur ndokush kėrkon qė tė jepet sadaka ose tė kryhet njė vepėr e mirė apo paqėsim ndėrmjet njerėzve. Atij qė e bėn kėtė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, Ne do t’i japim njė shpėrblim tė madh.” (Ennisa, 114)

3. Pėrmendja e shpeshtė e Allahut

Ėshtė njėra ndėr arsyet mė tė mėdha pėr kėnaqėsinė dhe paqen e zemrės, pėr largimin e brengave dhe shqetėsimeve. Allahu i Lartėsuar thotė: “Vėrtet, zemrat qetėsohen me pėrmendjen e Allahut!” (Rad, 28)

4. Fokusimi i mendjes nė punėt e rėndėsishme ditore, duke e lėnė anash frikėn pėr tė ardhmen dhe keqardhjen pėr tė kaluarėn

Kėshtu e pėrmirėson personi tė tashmen dhe vazhdimisht pėrpiqet dhe angazhohet pėr vlera. I Dėrguari i Allahut thotė: “Pėrpiqu pėr atė qė tė bėn dobi, kėrko ndihmėn e Allahut dhe mos u ligėshto. Por nėse tė godet ndonjė gjė, mos thuaj: “sikur tė kisha veprua kėshtu do tė ishtė kėshtu”, por thuaj “caktimi i Allahut dhe bėn si tė dojė”. Sepse “lev-sikur” hap veprimet e shejtanit.” (Transmeton Muslimi)

5. Angazhimi me vepra tė mira ose me shkenca tė dobishme, me tė cilat qetėson veten
Kėto e largojnė zemrėn prej angazhimeve qė sjellin shqetėsim dhe nervozizėm.

Tė nderuar besimtarė!

Kėto pesė porosi tė zgjedhura pėr ju ua bėjnė jetėn tė lumtur nėse dėshironi tė jeni fatlum. E pėrmbyllim kėtė hytbe me fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “Kurse fatlumėt, do tė hyjnė nė xhenet, ku do tė qėndrojnė pėrherė, derisa tė jenė qiejt dhe toka, veē si tė dojė Zoti yt. Kjo ėshtė dhuratė e pandėrprerė.” (Hud, 108)



Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
6.12.200
9


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010