|  
	
	
						
						
						Pyetja: 
                        
                        Si e 
                        shpjegoni kėtė ėndėrr qė kam parė? Jam martuar me personin qė e kam dashur, mė kanė kėnduar 
                        dasmorėt, por nganjėherė e ngatėrronin emrin tim nė 
                        kėngė, por pėrsėri ia qėllonin, pastaj kam hyrė 
                        dhėndėr...
 Njėherė e kam ėndėrruar babanė e tij tė vdekur qė mė 
                        fliste mua, edhe pse nuk e kam njohur fare...
 Tani jam ndarė krejt prej tij nė realitet, por po vuaj 
                        shumė. Nuk e di, e lus Allahun ēdo ditė tė ma largojė 
                        nga zemra, pasi mė duket gjė e kotė tė mendoj pėr tė, 
                        por kot. Ndihem shumė e ngarkuar psiqikisht, mė vjen tė 
                        qaj ngado qė shkoj, nuk jam e qetė. Nuk e di ē'po ndodh 
                        me mua.
 
 
 Pėrgjigjja:
 
                        
                        Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja 
                        dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij 
                        Muhamed, mbi familjen e tij,  
                        mbi
                        shokėt  
                        
                        e tij
                        dhe  mbi
                        tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij 
                        deri nė Ditėn e Gjykimit. Alaudin 
                          Abazi
 Motėr e nderuar, fillimisht ju pėrshėndesim me selame, 
                        pastaj ju themi se nuk bėjmė komentimin e ėndrrave. Para 
                        njė kohe ishte njė rubrikė e posaēme nė faqe, nė tė 
                        cilėn lexuesit dėrgonin ėndrrat dhe pastaj ato 
                        komentoheshin, por tani kėtė rubrikė e kemi mbyllur. 
                        Sido qė tė jetė, nė kėtė pėrgjigje ndihemi tė obliguar 
                        qė tė cekim njė gjė qė e kemi bėrė disa herė, por 
                        fatkeqėsisht si shkak i rrethanave nė tė cilat jetojmė e 
                        bėjnė qė shumė muslimanė tė rinj dhe muslimane tė reja 
                        ta konsiderojnė tė thjeshtė, e qė nė realitet ėshtė 
                        shumė e madhe. Dhe si shkak i neglizhencės sė tyre nė 
                        kėtė ēėshtje po lindin shumė probleme, qė pastaj pėr 
                        zgjidhjen e tyre po kėrkohet ndihmė.
 
 Muslimani, respektivisht muslimania, duhet ta kuptojė se 
                        tė gjitha format e kontaktit mes dy gjinive, qė nuk 
                        nėnkupton fejesė ose martesė, janė tė ndaluara. Nuk 
                        themi se mashkulli nuk lejohet tė takohet me femrėn tė 
                        cilėn dėshiron ta marrė pėr grua dhe anasjelltas, por 
                        kjo duhet tė bėhet duke pasur parasysh konditat 
                        sheriatike dhe kufijtė e paraparė. Nė anėn tjetėr, ēdo 
                        lidhje e vazhdueshme me biseda, shoqėrime, vizita tė 
                        ndėrsjella (qoftė edhe me dije tė familjeve), mirėpo qė 
                        bėhet para fejesės dhe jashtė martese, ėshtė e ndaluar 
                        rreptėsisht nė Islam.
 
 Nė pėrgjithėsi rreth raporteve dhe kontakteve me femra 
                        tė huaja pėr mashkullin dhe anasjelltas kemi folur disa 
                        herė nė pyetje tė ndryshme, prandaj ju rekomandojmė tė 
                        lexoni pėrgjigjet me numėr 337, 159, 151, 144, 47, etj.
 
 Prandaj, motėr e nderuar, ju duhet tė kuptoni se me 
                        veprimet qė keni bėrė keni hidhėruar Allahun e Lartėsuar 
                        dhe duhet tė pendoheni dhe tė ndieni keqardhje pėr ato 
                        vepra. Pastaj dijeni se ato kujtime janė cytje nga 
                        shejtani, i cili mundohet t'ju destabilizojė nė rrugėn e 
                        pendimit, tė cilės i keni hyrė. Mundohuni tė hapni faqe 
                        tė re nė jetėn tuaj dhe shoqėrohuni me shoqe besimtare, 
                        nga tė cilat do tė pėrfitoni moral, sjellje, dituri dhe 
                        ta pastroni veten e tė bėheni besimtare e pėrkushtuar nė 
                        rrugėn e Allahut tė Plotfuqishėm.
 
 8.3.2009
 |