Nėse tė thinjen flokėt para vaktit
21.12.2009 20:31:53

Pyetja:

Selam alejkum!
Desha tė di nėse tė thinjen flokėt para vaktit, po dua tė them nėse tė zbardhen, atėherė ē'ėshtė kjo, ndonjė shenjė pėr tė mirė a pėr tė keq? A kam ndonjė sėmundje?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Tė thinjurit e flokėve nė rini, edhe pse ėshtė njė gjė e rrallė, nuk ėshtė njė fenomen i panjohur. Ajo te njerėzit, edhe pse aludon pėr urtėsi dhe maturi, prapėseprapė nuk ėshtė e dėshiruar, posaēėrisht te mė tė rinjtė. Te njeriu e thinjura e flokėve ėshtė dy llojesh:

-e thinjur e hershme, e cila fillon te disa nė moshėn e rinisė,
-e thinjur si rezultat i plakjes.

   Sa u pėrket shkaqeve se pse ndodh e thinjura e hershme, mjekėt japin disa arsye, nga mė tė rėndėsishmet ėshtė trashėgimia, kėshtu qė kjo te ju mund tė e jetė trashėguar. Por gjithashtu e thinjura mund tė ndodhė edhe pėr arsye tė ndonjė sėmundjeje. Pastaj rol tė madh luajnė edhe rrethanat psikike te njeriu, si mėrzia, nervozizmi i madh, preokupimi, etj..
   Ne ju kėshillojmė qė pėr t`u qetėsuar rreth kėtij problemi tė bėni njė vizitė te mjeku dhe ndoshta do tė arrini tė gjeni shkakun se pse ndodh kjo te ju. Kurse nga ana jonė vetėm mund t'ju tregojmė se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, e ka ndaluar qė muslimani t`i shkulė flokėt e thinjur, pasi ėshtė shenjė e dhėnies sė mundit dhe sakrificės nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar.
   Transmeton Amėr Ibn Shuajbi nga babai i tij, e ai nga gjyshi i tij, i cili thotė se Resulullahu, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė: "Mos i shkulni qimet e thinjura (bardha), sepse ēdo muslimani qė i zbardhet njė qime nė Islam, ajo do t'i bėhet dritė nė Ditėn e Kiametit." Shėnon Ebu Davudi.
 

Alaudin Abazi
18.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010