Pyetja:
Selam
alejkum! Allahu ju shpėrbleftė pėr kėtė iniciativė qė
keni marrė t'i pėrgjigjeni pyetjeve tona. Jam njė motėr
e rregullt e faqes suaj, i lexoj me kujdes pyetjet dhe
pėrgjigjet tuaja, andaj mora guximin t'ju hap zemrėn
juve pėr njė gjė qė mė brengos mua. Jam njė motėr
22-vjeēare e fejuar para njė viti me njė djalė shumė tė
mirė, e duam shumė njėri-tjetrin, kalojmė shumė mirė,
kemi njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr ēka e falėnderoj ēdo
ditė Allahun. Gjatė verės shkuam nė pushim, pasi ishim
fejuar dhe vendosėm qė tė flemė bashkė, kėshtu qė
provuam ta humbja virgjėrinė, mirėpo kisha shumė
dhembje, nuk di a ishin dhembje sepse ishte hera e parė
apo edhe pse kisha pak frikė. Pushuam disa ditė, pastaj
provuam prapė, mirėpo prapė asgjė, nuk kisha forcė tė
duroja prapė. Vazhdojmė tė provojmė, mirėpo kot nuk mund
ta bind veten t'i duroj ato dhembje. Kam dėgjuar qė ka
disa lloj cipash, disa qė hapen mė lehtė e disa me zor.
Mė vjen turp tė shkoj te mjeku pėr kėtė gjė. Shpresoj qė
ju me ndonjė kėshillė tė mund tė mė ndihmoni sepse
ndonjėherėė mendoj edhe ndarjen tonė sepse me dhimbset i
fejuari, pasi kemi plane qė tė martohemi edhe disa muaj.
Nė fund, ju kėrkoj falje qė e zgjata dhe kėrkoj falje
pėr kėto shprehje ndoshta jo tė natyrės sė kėsaj faqeje
te nderuar. Allahu ju shpėrbleftė, pres pėrgjigjen sa mė
parė.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Motėr e nderuar, ju pėrshėndesim me selam dhe ju
kėrkojmė falje pėr vonimin e pėrgjigjes, fatkeqėsisht
nuk arritėm t'ju pėrgjigjemi mė herėt. Ju nė letėr bėni
pyetje pėr njė problem qė ju mundon, por nga pėrmbajtja
e letrės neve na duhet tė flasim rreth dy gjėrave:
Gjėja e parė:
Nė lidhje me fejesėn se si trajtohet ajo nga
kėndvėshtrimi islam dhe a legalizon fejesa qė nė mes tė
dy tė fejuarve tė ndodhin marrėdhėnie intime apo jo. Kjo
ėshtė njė problematikė qė duhet shtjelluar, pėr shkak se
fatkeqėsisht ka keqkuptime edhe nga ata vėllezėr e motra
tė cilėt janė praktikues tė dispozitave islame. Prandaj
do tė flasim sė pari pėr kėtė, pastaj do t'i pėrgjigjemi
problemit tuaj.
Fejesa ėshtė periudha nė tė cilėn djali, pasi i propozon
martesė vajzės, e merr konfirmimin pozitiv pėr kėtė nga
vetė vajza dhe familja e saj.
Te dijetarėt islam fejesa pėrkufizohet se ėshtė premtim
tė cilin e merr djali nga pėrgjegjėsi (prindi) pėr ta
martuar vajzėn e tij. Nga kjo konkludojmė se fejesa nė
Islam nuk ėshtė martesė, por ėshtė premtim pėr martesė,
prandaj sipas mendimit tė juristėve islamė, i fejuari
apo e fejuara lejohet tė heq dorė nga fejesa pa ndonjė
komplikim. Kjo nėnkupton se prishja e fejesės nuk tėrheq
pas vetes asnjė pasojė juridike. Prandaj derisa nuk ka
kontratė martese, juridikisht kjo nuk konsiderohet
martesė dhe neve nuk na lejohet qė ta trajtojmė ashtu.
Duke e pasur parasysh kėtė vlerėsim, themi se nuk ėshtė
e drejtė qė raporti mes vajzės dhe mashkullit tė fejuar
tė jetė sikurse raporti mes bashkėshortėve; qė ata tė
vetmohen, tė flasin lirshėm siē i flet burri gruas dhe
anasjelltas e aq mė pak qė tė kryejnė marrėdhėnie intime
ose diēka tė ngjashme me kėtė. Kėto veprime tė gjitha
janė tė ndaluara dhe ai person i cili merr guximin ta
trajtojė tė fejuarėn e tij sikurse ta ketė grua dhe t'i
legalizojė marrėdhėniet intime me tė, atėherė ai ka
tejkaluar kufijtė e Allahut tė Plotfuqishėm.
Prandaj, motėr e nderuar, ne nuk e kemi parasysh se ju a
e keni bėrė kontratėn e martesės (kurorėn) apo vetėm
keni realizuar fejesėn. Nėse ėshtė e dyta, atėherė juve
nuk ju lejohet qė tė bėni marrėdhėnie intime derisa ta
realizoni kontratėn e martesės.
Kontrata e martesės ėshtė ceremoni e veēantė, nė tė
cilin zakonisht merr pjesė hoxha ose dikush qė ka
njohuri rreth dispozitave tė martesės nė Islam. Nė kėtė
tubim merr pjesė pėrgjegjėsi i vajzės, vajza, djali dhe
dy dėshmitarė. Prezenca e vajzės nuk ėshtė obligative,
nėse paraprakisht dihet se ajo ėshtė pajtuar me kėtė
martesė. Gjatė kėsaj kontrate pėrgjegjėsi i vajzės i
thotė djalit (burrit) se po tė martoj me vajzėn time
(el-
ixhab) dhe ai e pranon kėtė (el-kabul) dhe nė kėtė
dėshmojnė dy dėshmitarė. Gjithashtu gjatė kėsaj kontrate
bėhet edhe pėrcaktimi i mehrit. Mehri ėshtė dhurata tė
cilėn burri ia jep nuses sė tij si pasojė e lidhjes sė
aktit martesor. Dhėnia e mehrit ėshtė detyrė pėr burrin,
pa marrė parasysh nėse pėrmendet apo jo gjatė aktit tė
martesės. Rėndom kjo kontratė evidentohet dhe nė tė
nėnshkruajnė pėrgjegjėsi i vajzės, djali dhe dy
dėshmitarėt. Sido qė tė jetė, shkrimi i kėsaj kontrate
nuk ėshtė i obliguar.
Nuk do tė zgjerohemi mė shumė nė kėtė pikė, por edhe njė
herė ju themi se nėse nuk e keni realizuar kontratėn e
kurorės, atėherė dijeni se nuk u lejohet dy tė fejuarve
ta trajtojnė njėri-tjetrin si bashkėshortė dhe t'i
legalizojnė gjėrat qė legalizohen vetėm nė mes tė njė
ēifti kur martohen.
Gjėja e dytė:
Ndėrsa nė lidhje me problemin qė ju mundon, para se t`ju
pėrgjigjemi dėshirojmė tė sqarojmė se do tė shkruajmė
larg ēdo kompleksiviteti dhe paragjykimi, pasi ėshtė njė
problem qė ndoshta pėr shumėkėnd ėshtė i panjohur dhe
mund t'i duket i panevojshėm, por realisht ekzistojnė
disa raste qė ēifti i porsamartuar ballafaqohet me kėtė.
Prandaj shpresojmė qė tė mos keqkuptohemi nga lexuesit
pėr gjėrat tė cilat do t'i pėrmendim mė poshtė.
Shumica e femrave ndiejnė dhimbje gjatė kontaktit tė
parė, por me ndėrlikime me tė mėdha, ashtu si jeni
ballafaquar ju, ndeshen vetėm disa prej femrave.
Shkaktarė pėr problemin e kėtillė mund tė jetė njėra nga
kėto arsye:
1. Ćshtė e vėrtetė, ashtu si ju e pėrmendni, se cipa e
virgjėrisė (himeni) dallon te femrat dhe ėshtė disa
llojesh, nė mjekėsi ajo ndahet nė shtatė lloje. Disa nga
kėto lloje janė mė pak elastike e disa tė tjera mė shumė
dhe varėsisht prej kėsaj edhe dhembja ėshtė me vogėl apo
mė e madhe. Gjithashtu edhe nuk ėshtė kusht qė gjatė
kontaktit tė parė tė ketė gjakderdhje, rėndom ka
gjakderdhje, por ekzistojnė raste kur nuk ka fare apo
gjakderdhja ėshtė shumė e vogėl. Ekziston edhe njė lloj
cipe qė ėshtė mė rezistent dhe vajzat e kėtilla ndiejnė
dhimbje shumė mė tė mėdha gjatė kontaktit tė parė,
prandaj mund tė jetė arsyeja e problemit te ju kjo.
2. Kontakti i parė pėr djemtė ėshtė pa dhembje, por
megjithėkėtė nuk ėshtė emocionalisht mė e lehtė pėr ta.
Djali i porsamartuar, po njėsoj sikurse edhe vajza, mund
tė jetė i shqetėsuar, i frikėsuar dhe pa pėrvojė.
Prandaj reagimet tuaja gjatė kontaktit tė parė me burrin
ndikojnė nė ndjenjat e tij dhe nėse gruaja manifeston
reagime tė theksuara, atėherė edhe ai shqetėsohet, ndien
presion dhe nuk arrin ta mbajė ereksionin. Me fjalė tė
tjera, gjatė marrėdhėnies sė parė seksuale nuk janė
vetėm vajzat qė kanė probleme dhe frikė, probleme dhe
shqetėsime kanė edhe djemtė dhe si rezultati i reagimeve
tuaja e bėjnė atė qė tė mos tentojė tė vazhdojė mė tutje
gjatė provave.
3. Disa nga ēiftet qė martohen, nė fillim ballafaqohen
edhe me problemin e magjisė, prandaj si shkak i
problemit nė fjalė mund tė jetė edhe magjia (sihri).
Mirėpo nga pėrshkrimi i problemit tuaj nuk mendojmė se
tek ju ekziston njė problem i kėtillė, pasi simptoma e
kėtij sihri ėshtė qė kur burri i afrohet gruas, e humb
ereksionin dhe ndjenjėn pėr marrėdhėnie seksuale. Pra,
nė rastin e magjisė nuk paraqitet si problem dhembja,
por simptoma e kėsaj ėshtė se burri kur gjendet larg
gruas ka epsh dhe ereksion, por kur i afrohet asaj
automatikisht ai e humb ereksionin, epshin dhe ndjenjėn
pėr marrėdhėnie.
Kėto janė shkaqet e mundshme tė problemit nė fjalė dhe
nga letra juaj mund tė pėrfundojmė se arsyeja tek ju
ėshtė e para, por ėshtė e mundur qė si shkak i reagimeve
tuaja tė theksuara nga dhembja edhe burri tė ketė marrė
njė frikė.
Sido qė tė jetė, ju sigurojmė se ky problem nuk ėshtė i
patejkalueshėm. Ne njohim persona qė na janė drejtuar
pėr tė kėrkuar kėshilla pėr probleme tė kėtilla nė
fillim tė martesės dhe tani ata i kanė tejkaluar dhe me
falėnderimin e Allahut kanė edhe fėmijė. Prandaj mos u
brengosni dhe mos u bėni pesimiste. pasi ky problem
ėshtė i zgjidhshėm dhe ju themi se tė mendoni pėr ndarje
si shkak i kėtij problemi ėshtė i paarsyeshėm dhe ky
ėshtė vetėm njė cytje nga shejtani.
Nė vazhdim do t`ju pėrcjellim disa kėshilla si hapa tė
nevojshėm pėr ta tejkaluar kėtė problem.
- Ju kėshillojmė qė gjatė provave tė para me burrin tė
pėrdorni kremra ose vajra qė shėrbejnė si lubrifikantė,
qė ta lehtėsojnė kontaktin e parė, depėrtimin dhe ēarjen
e cipės. Nuk ėshtė e kushtėzuar qė tė pėrdorni ndonjė
krem apo vaj tė posaēėm, por mund tė kryejnė punė edhe
ato tė thjeshtat, mund tė pėrdorni p.sh. krem vazelinė,
ose vaj arre, etj.
- Ashtu si e pėrmendėm mė parė, ju duhet ta keni
parasysh se burri juaj, edhe pse nuk ndien dhimbje ashtu
sikurse ju, ballafaqohet me shqetėsime dhe frikė si
rezultat i papėrvojės. Prandaj nėse ju reagoni shumė dhe
nuk duroni dhembjen, atėherė do tė jetė mė vėshtirė qė
edhe ai tė vazhdojė mė tutje.
- Mundohuni qė tė zgjidhni situata tė pėrshtatshme pėr
tė provuar. Pikėsėpari duhet tė jeni qė tė dy tė ēlodhur,
jo tė uritur, tė papreokupuar me ndonjė problem dhe koha
tė mos jetė e shkurtėr, kėshtu qė tė keni mundėsinė tė
provoni disa herė duke pushuar.
- Mundohuni qė veshja juaj tė jetė tėrheqėse pėr burrin,
pasi luan rol tė rėndėsishėm kjo.
- Gjithashtu le t'i paraprijė kontaktit tuaj njė
paralojė, duke u munduar ta largoni nga vetja edhe ju
edhe burri presionin psikik qė keni.
- Nuk ėshtė e thėnė qė ta kryeni kontaktin e parė pėr
njė natė apo me tė parėn herė, prandaj duhet tė keni
durim edhe ju edhe burri dhe nėse dėshtoni njė herė,
atėherė mos tė jetė kjo shkak qė tė ngrihet pesimizmi te
ju.
- Edhe pse nuk do ta preferonim kėtė, ėshtė e mundur qė
burri juaj para fillimit tė kontaktit tė marrė njė
tabletė viagra. Kjo do ta ndihmonte qė ta mbante
ereksionin dhe tė keni nė dispozicion mė shumė kohė pėr
tė provuar. Sido qė tė jetė, bėjeni kėtė hap nėse nuk do
tė arrini sukses me hapat e mėparshėm.
- Mos t`ju preokupojė koha se sa do tė zgjasė ky
problem, pasi qė ėshtė e mundur tė shkoj edhe me muaj;
ne njohim raste qė ēifti ka kaluar deri nė njė vit
martesė dhe nuk kanė arritur kontaktin vetėm pas kėsaj
kohe.
- Motėr e nderuar, nėse kėto qė i pėrmendėm nuk do tė
ndihmojnė dhe nėse ju do tė vazhdoni tė provoni, por nuk
do tė keni sukses dhe kjo vazhdon pėr njė kohė tė gjatė,
atėherė ju duhet ta bėni njė vizitė te gjinekologia, e
cila do t`ju ekzaminojė dhe do tė shohė pak mė qartė se
ēfarė ėshtė problemi. Ćshtė e mundur qė cipa tė jetė
shumė e fortė dhe tė jetė e pamundur tė ēahet me kontakt
seksual. Atėherė ndoshta do tė jetė e nevojshme qė tė
bėhet ndėrhyrje kirurgjike dhe tė bėhet ēarja e cipės
ashtu.
- Para tė gjitha kėtyre, motėr e nderuar mos harroni
Allahun dhe drejtojuni Atij pėr ēdo nevojė dhe problem,
kėrkojini falje ti dhe burri juaj, pasi kėrkimi i faljes
(istigfari) dhe pendimi (tevbeja) janė arsye tė
fuqizimit tė njeriut nė tė gjitha aspektet, por edhe nga
aspekti seksual. Nė njė ajet, i Dėrguari Hud alejhi
selam e kėshillon popullin e tij kėshtu: "O populli im,
kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju
lėshon shi me bollėk dhe fuqisė suaj i shton fuqi, e mos
refuzoni e tė bėheni mėkatarė!" (Hud, 52) Komentuesit e
Kuranit pjesėn e ajetit: "...dhe fuqisė suaj i shton
fuqi..." e komentojnė se nėnkupton edhe aspektin e
fuqizimit seksual.
Kėto ishin disa nga hapat tė cilat arritėm t'i
pėrmbledhim nė kėtė pėrgjigje. Edhe njė herė ju themi se
problemi juaj nuk ėshtė i patejkalueshėm dhe nuk keni
nevojė tė mėrziteni dhe tė shqetėsoheni shumė, pasi
ėshtė njė problem qė ka nevojė pėr kohė dhe durim dhe me
kalimin e kohės, fitimit tė pėrvojės, njohjes sė
njėri-tjetrit nė mes tė partnerėve do tė zgjidhet me
lejen e Allahut. Lus Allahun e Lartėsuar qė ta tejkaloni
sa mė shpejtė kėtė problem dhe tė kaloni njė jetė sa mė
tė lumtur bashkėshortore. Amin!
|