Ē'duhet bėrė pas ėndrrave me epsh?
21.12.2009 20:29:23

Pyetja:

Es-selamu alejkum tė nderuar!
Kam njė pyetje nė lidhje me njė ēėshtje qė ka kohė qė mė mundon.
Kjo gjė mė ndodh vetėm kur fle pas faljes sė namazit tė sabahut apo kur bie tė kotem nė mes tė namazit tė natės dhe atij tė sabahut, madje edhe kur jam agjėrueshėm. Ƌndėrroj ėndrra me epsh, edhe pse nuk mendoj pėr gjėra tė tilla. Shpesh frikėsohem tė bie tė fle, kjo ndodh edhe pse unė praktikoj dhikrin para se tė fle (vlen tė ceket se kjo gjė nuk mė ndodh kurrė nė gjumin e natės). Ēfarė duhet bėrė, a ka nevojė tė bėj gusėll pas ėndrrave tė tilla apo ē'duhet bėrė? Unė nuk jam e martuar dhe e di qė femra duhet tė marrė gusėll pas ciklit menstrual dhe pas fjetjes me burrė, e pėr kėto ėndrra nuk po kam njohuri. E di se meshkujt duhet tė marrin gusėll pas ėndrrave, por pėr femra nuk kam njohuri. Unė e di qė kėto janė nga shejtani, i cili tenton tė mbjellė vesvese nė zemrėn time, por ju lutem mė tregoni vetėm se a ka nevojė tė pastrohem pas ėndrrave tė tilla apo jo?!
Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ajo qė ju ndodh juve ėshtė njė natyrshmėri e cila u ndodh shumė femrave, posaēėrisht nėse janė nė fillim tė pubertetit, prandaj nuk duhet t'ju frikėsojė dhe tė ndiheni e shqetėsuar.

Kjo u ka ndodhur edhe femrave nė kohėn e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Tregohet me njė rast se Umu Sulejm erdhi tė Profeti, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dhe i tha: "O i Dėrguar i Allahut, vėrtet Allahu nuk ka turp nga haku... A ėshtė e obliguar qė gruaja tė pastrohet nėse sheh ėndėrr?" I Dėrguari thotė: "Po, nėse sheh ujė." Shėnon Buhariu.
Gjithashtu Ebu Davudi pėrcjell se Muhamedi alejhi selam ka thėnė: "Nėse femra gjen nė ėndėrr atė qė gjen mashkulli, atėherė le tė pastrohet."

Nga kėto dy hadithe konkludojmė se nėse femra sheh nė ėndėrr marrėdhėnie intime ose diēka tė ngjashme me kėtė e ndien epsh, atėherė ajo obligohet tė pastrohet, por kėtu kushtėzohet qė ajo tė ketė ndier orgazėm dhe tė ketė ejakuluar. Ƌshtė e njohur se edhe femra kur ejakulon nxjerr sekrecion nga organi dhe ky sekrecion rėndom merr ngjyrėn e verdhė. Nėse gruaja zgjohet dhe i kujtohet se ka parė ėndrra tė kėtilla, pastaj i sheh rrobat e lagur ose edhe janė tharė, por shenjat shihen, atėherė ajo obligohet tė pastrohet. Por nėse ajo ka parė ėndėrr dhe nuk sheh shenja nė rroba, atėherė nuk e ka obligim tė marrė gusul.

Ibėn Kudame
1 nė komentimin e hadithit tė parė thotė: "I Dėrguari e ka lidhur pastrimin me shikim, kur thotė: "Po, nėse sheh ujė."

Edhe Ibėn Haxheri
2 thotė: "Nga ky hadith pėrfundojmė se gruaja obligohet me gusul nėse ejakulon."
Prandaj, pa u zgjeruar mė shumė themi se dispozita nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė qė nėse gruaja ka parė ėndėrr dhe ka ndier epsh, por kur ėshtė zgjuar nuk vėren shenja tė ejakulimit dhe tajitjes sė sekrecionit, atėherė ajo nuk obligohet tė pastrohet, por nėse shenjat janė tė pranishme, atėherė pastrohet. Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
1.3.2009

 


1 "Mugni", Ibėn Kudame, vėll.1, f. 200.
2 "Fet`hul Bari", Ibėn Haxher, vėll.1, f. 389.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010