Marrėdhėnie intime me njė vajzė me tė cilėn nuk je i martuar
21.12.2009 20:28:09

Pyetja:

Selam alejkum! Desha t'ju shtroj njė pyetje. Nėse njeriu kryen marrėdhėnie intime me njė vajzė me tė cilėn nuk ėshtė i martuar, por ai mendon qė njė ditė tė martohet me tė, a lejohet marrėdhėnia nė kėtė rast? Nėse nuk lejohet, ēfarė dėnimi do tė kenė kėta tė dy?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vėlla i nderuar!

   Allahu i Lartėsuar e bėri ligj qė krijesat nė pėrgjithėsi tė jenė nė ēifte. Ai nė Kuranin Fisnik thotė: "Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull, femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėrinė e Allahut)." (Dharijat, 49)
   Dhe nė ajetin tjetėr thotė: "Qoftė i pastėr nga tė metat Ai (Allahu) qė krijoi tė gjitha ēiftet (lloje); nga ajo qė mbin nga toka, nga vetė ata dhe nga ēka ata nuk dinė." (Jasin, 36)
   Prandaj ndarja e krijesave nė meshkuj dhe femra dhe nevoja e bashkimit dhe e ēiftėzimit ėshtė e njėjtė te tė gjitha krijesat, qofshin ata njerėz, kafshė madje edhe bimė. Por te njeriu ky proces dallon nga forma dhe mėnyra se si bėhet te krijesat e tjera. Me fjalė tė tjera, derisa bashkimi dhe ēiftėzimi i krijesave tė tjera bėhet pa ndonjė kriter dhe rregull qė ata duhet t'i nėnshtrohen, njeriu kėtė e bėn duke pasur pėr bazė disa ligje dhe norma. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se te njeriu me bashkimin nė mes mashkullit dhe femrės krahas instinktit seksual (shuarjes sė epshit), synohen edhe objektiva tė tjera, tė cilat nuk janė evidente te shtazėt dhe me kėtė ai shpalos njerėzoren e tij.
   Kėto qėllime gjithashtu nuk janė dytėsore, por janė thelbėsore pėr njeriun. Njeriu me bashkimin nė mes mashkullit dhe femrės synon ruajtjen e llojit njerėzor, lėnien e pasardhėsve, krijimin e familjes, qė ėshtė boshti i shoqėrisė, ruajtjen e nderit, tė fisnikėrisė, tė krenarisė, gjetjen e sė dashurės ose tė dashurit me tė cilėn ose tė cilin do tė ndajė jetėn. Pastaj ky bashkim te njeriu nėnkupton pėrgjegjėsi ndaj partnerit me tė cilin bashkohet, etj..
   Duke pasur parasysh kėto qė pėrmendėm, kuptojmė shumė qartė se pėrse Islami e ndalon lidhjen dhe kontaktin me ndonjė femėr jashtė martese. Martesa ėshtė njė akt me tė cilin njeriu bashkohet me partneren e jetės duke i pasur parasysh tė gjitha objektivat dhe synimet dhe me kėtė ai nderon veten duke u ngritur nė njerėzoren e tij. Nėse bashkimi bėhet pa martesė dhe krijohen kontakte me partnerė tė huaj duke kryer edhe marrėdhėnie intime, atėherė njeriu i kėtillė ka vėnė si objektiv vetėm instinktin seksual dhe shfryrjen e epshit dhe me kėtė ėshtė larguar nga njerėzorja dhe pėrgjegjėsia.
   Nė Islam lidhja ndėrmjet mashkullit dhe femrės ėshtė lidhje fisnike, e ndėrtuar mbi dashuri dhe pėlqim nga tė dy anėt, e deklaruar nga tė dy nė aktin e martesės me praninė e dėshmitarėve. Akti i martesės nėnkupton qė secili nga tė dy ėshtė bėrė i tjetrit dhe pajtohen se do ta vazhdojnė jetėn sė bashku. Kjo nėnkupton qė secili merr mbi vete pėrgjegjėsi dhe obligime me tė cilat do tė ndėrtojė njė familje tė mirėfilltė islame.
   Prandaj, vėlla i nderuar, marrėdhėniet intime paramartesore janė tė ndaluara rreptėsisht dhe nė kėtė nuk ka dallim a mendoni tė martoheni mė vonė apo jo. Madje kontakti seksual ėshtė i ndaluar edhe nėse nė mes mashkullit dhe femrės lidhet vetėm fejesa. Kjo vepėr ėshtė shumė e rėndė dhe nė Islam konsiderohet amoralitet dhe nga mėkatet e mėdha (elkebair). Allahu i Lartėsuar thotė: "Edhe ata qė pos Allahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar Allahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri (zina), ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi Ditėn e Kiametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve Allahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. Allahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai fal shumė." (Furkan, 68-70)
   Gjithashtu Allahu i Lartėsuar thotė: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe." (Isra, 32)
   Pėr dėmin dhe tė keqen e kėsaj vepre tė shėmtuar kemi me dhjetėra citate nga Kurani dhe hadithe tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem, por mendojmė se mjafton kjo qė u tha dhe nuk do tė zgjerohemi mė shumė. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
4.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010