Teuhidi ėshtė gjėja mė e
mirė, mė e lartė, mė e pastėr, mė e kulluar, prandaj
gjėja mė e vogėl e ndot atė dhe lė shenjė nė tė. Ai
ėshtė si ajo rroba e bardhė nė tė cilėn njė diēka e
vogėl lė gjurmė nė tė, apo si ajo femra e kulluar nė tė
cilėn gjithashtu lė gjurmė njė diēka e vogėl.
Dhe pikėrisht pėr kėtė atė
e ērregullon, qoftė edhe njė ēast apo njė fjalė, apo
edhe njė ndjenjė e fshehur. Kėshtu qė poseduesi i tij
duhet tė ketė iniciativėn qė ti ērrėnjosė kėto gjurmė,
nė tė kundėrt ato do tė mbizotėrojnė nė tė, do tė
stampohen nė tė, gjė qė e vėshtirėson heqjen e tyre.
Kėto gjurmė (njolla) dhe
stampime qė ndodhin nė tė, ka nga ato qė formohen shpejt
dhe zhduken po shpejt, ka nga ato qė formohen shpejt dhe
zhduken ngadalė, ka nga ato qė formohen ngadalė dhe
zhduken shpejt dhe ka nga ato qė formohen ngadalė dhe
zhduken po ashtu ngadalė.
Teuhidi dhe mėkatet
Por ka nga
njerėzit qė e kanė teuhidin madhėshtor, nė tė cilin
zhyten shumė nga ato njolla.,
por ai e ndryshon atė duke hedhur shumė ujė, me tė cilin
prek edhe njollėn, edhe papastėrtinė mė tė vogėl. Nga
ana tjetėr njė njeri qė nuk posedon njė teuhid tė
tillė, ka zili pėr atė qė bėri shoku i tij dhe pėrzien
teuhidin e tij tė dobėt me atė ēka e pėrzien shoku i tij
teuhidin e tij tė fortė, por nė teuhidin e tij dallohen
ato ēka nuk dallohen nė teuhidin e fortė.
Gjithashtu njė vend shumė
i pastėr ia nxjerr nė pah papastėrtitė e tij pronarit tė
tij, aq sa nuk ia nxjerr nė pah ato njė vend, qė nuk e
arrin pastėrtinė e tė parit, pronarit tė tij. Kėshtu qė
i pari arrin ti heqė ato papastėrti, ndėrsa i dyti nuk
i vė re.
Gjithashtu, forca e imanit
dhe teuhidit, nėse ėshtė shumė e madhe, i transformon
elementet kundėrvėnėse dhe i mposht ato, nė ndryshim nga
forca mė e dobėt.
Gjithashtu, ai qė ka shumė
sevape nė tė cilat zhyten mėkatet e tij, mund tė falet
aq sa nuk mund tė falet njė tjetėr qė ka mbi shpinė po
aq mėkate, dhe nuk i ka aq sevape.
Siē thuhet: Kur i dashuri
i Allahut vjen me njė mėkat i vijnė sevapet e tij me
njėmijė ndėrmjetėsues.
Gjithashtu, sinqeriteti nė
tė kėrkuar, forca e vullnetit, pėrsosja nė bindshmėri, i
ndryshon, i transformon defektet nė pozitiven dhe tė
duhurėn e tij, ashtu siē i transformon nė tė duhurėn e
saj gėnjeshtra, nijeti jo i pastėr dhe dobėsia nė
bindshmėri, fjalėt dhe veprimet e lavdėruara.
Efektet e teuhidit nė
dynja dhe nė ahiret
Teuhidi ėshtė strehimi i
armiqve dhe i miqve tė tij. Pėr sa i pėrket armiqve tė
tij i shpėton ata nga mėrzitjet e dynjasė dhe nga
ashpėrsitė e saj. Kur ata hipin nė njė anije, shkėputen
nga toka dhe frikėsohen, i luten sinqerisht Allahut, e
kur i shpėton, ata e dalin nė tokė, ja ku ata lusin
idhujt (bėjnė shirk). Ankebut, 65.
Ndėrsa miqtė e tij i
shpėton nga vėshtirėsitė dhe ashpėrsia e dynjasė dhe e
ahiretit.
Dhe pikėrisht, pse Junusi
kėrkoi strehim tek teuhidi, e shpėtoi Allahu nga ato
errėsira dhe po ashtu u strehuan tek Ai ndjekėsit e
profetėve, tė cilėt shpėtuan me tė nga ajo me ēka u
dėnuan idhujtarėt nė dynja dhe nga ajo ēka iu ėshtė
pėrgatitur nė ahiret.
Ndėrsa kur kėrkoi strehim
tek Ai faraoni kur pa skenėn e shkatėrrimit kur i erdhi
mbytja, nuk i bėri dobi, sepse besimi nė kohėn kur e
shikon fundin nuk pranohet.
Teuhidi, rruga e shpėtimit
Kjo ėshtė rruga e Allahut
tek robėrit e tij. E nuk mund tė largohen ashpėrsitė e
dynjasė me asgjė tjetėr siē largohen me teuhidin. Dhe
pėr kėtė arsye lutja pėr largimin e vėshtirėsive bėhet
me teuhidin, duaja e njeriut nė barkun e peshkut kishte
brenda teuhidin, me tė cilin nuk ka rob qė lutet me tė e
tė mos ia largojė Allahu vėshtirėsitė e tij me anė tė
teuhidit.
Nga ana tjetėr, nuk zhyt
asgjė tjetėr nė vėshtirėsi e brenga ashtu siē zhyt
shirku dhe nuk shpėton dot nga ato me asgjė (siē u tha
mė sipėr), pėrveēse me teuhidin, i cili ėshtė strehimi i
krijesave, fortifikata e tyre dhe ndihma e tyre.
Teuhidi dhe robėrimi
Nė Musned dhe nė
Sahihun e Ebi Hatem transmetohet hadithi transmetuar
nga Abdullah Ibn Mesudi, ku i dėrguari i Allahut (alejhi
selam) ka thėnė: Nuk ka ndonjė rob qė kur e godet
ndonjė mėrzitje apo brengė dhe thotė: O Allah! Unė jam
robi yt, bir i robit dhe i robėreshės Tėnde, balli im
ėshtė nė dorėn Tėnde, tek unė zbatohet gjykimi yt, i
drejtė mbi mua ėshtė caktimi yt. Tė lutem me ēdo emėr
Tėndin me tė cilin e ke quajtur veten ose e ke zbritur
nė librin Tėnd, ose ia ke mėsuar ndokujt nga krijesat e
Tua, ose qė e ke ruajtur nė dijen Tėnde tė fshehtė atje
tek Ti, qė ta bėsh Kuranin pranverė tė zemrės sime,
dritė tė gjoksit tim, largimin e mėrzitjes sime,
largimin e brengosjes dhe tė trishtimit tim! e tė mos
ia largojė Allahu mėrzitjen dhe brengosjen duke ia
zėvendėsuar atė me gėzim. I thanė: O, i dėrguari i
Allahut! Po sikur ti mėsojmė kėto fjalė? Ai tha: Posi
jo, duhet qė ai qė i dėgjon ti mėsojė ato!
Ky hadith pėrfshin disa
ēėshtje nga ēėshtjet e njohjes sė teuhidit dhe tė
robėrimit. Njė nga ato ēėshtje ėshtė ajo qė lutėsi i
Allahut e filloi lutjen e tij mė thėnien: Unė jam robi
yt, bir i robit dhe i robėreshės Tėnde dhe kjo
pėrmbledh tė gjithė ato qė janė pėrpara tij: baballarėt
e tij, nėnat e tij, deri tek prindėrit e tij Ademi dhe
Havaja. Nė kėtė qėndron nėnshtrimi dhe pėrulja ndaj
Allahut dhe pohimi se njeriu ėshtė i sunduar prej Tij
dhe po kėshtu edhe baballarėt e Tij dhe se robi nuk ka
derė tjetėr, pėrveē derės sė Zotėrisė sė tij, pėrveē
mirėsisė sė Tij dhe bamirėsisė sė Tij.
Gjithashtu, nė kėtė thėnie
del nė pah se nėse Zoti i largohet robit ai ėshtė i
shkatėrruar dhe se askush nuk mund ta strehojė pėrveē
Allahut, e kėshtu ai ėshtė nė humbje tė madhe.
Nėn kėtė pohim robi
pranon: Nuk mund tė jem jashtė nevojės qė kam pėr ty, o
Zoti im, as sa lėvizja e qepallave tė mia dhe unė nuk
kam askėnd nga i cili kėrkoj ndihmė, pėrveē Zotėrisė
tim, rob i tė Cilit jam.
Gjithashtu, i pėrfshirė nė
kėtė ėshtė edhe pohimi se robi ėshtė i zotėruar, i
drejtuar, i urdhėruar, i ndaluar dhe qė vepron nėn
ligjin e robėrimit dhe jo nėn ligjin e zgjedhjes pėr
veten e tij. Pra kjo zgjedhje nuk ėshtė gjendje e robit,
por pėrkundrazi ėshtė gjendja e mbretėrve dhe e tė
lirėve. Skllavi ka gjendjen e qartė e tė vėrtetė tė
robėrimit, ndėrsa robėrit e Allahut janė robėr tė
bindjes sė tė pronėsuarit nga Allahu i Lartė, siē ėshtė
thėnia e tij: Me tė vėrtetė ti nuk ke kurrfarė fuqie
ndaj robėrve tė Mi. Isra, 65.
Si edhe thėnia e Tij: E
robėrit e Rrahmanit (Mėshiruesit) janė ata qė ecin nėpėr
tokė tė qetė. Furkanė, 63.
Ata qė bėjnė
pėrjashtim nga kėta robėr janė robėrit e detyrimit dhe
zotėrimit dhe pronėsimi i tyre tek Allahu ėshtė si
pronėsimi i tė gjitha shtėpive tek Ai.
Ndėrsa pronėsimi i atyre tė tjerėve, robėrve tė bindur
ka vlerėn e pronėsimit tė shtėpisė sė shenjtė, Kabes,
tek Allahu, vlerėn e pronėsimit tė devesė sė Tij tek Ai
(deveja e dalė nga guri), vlerėn e banesės sė Tij e cila
ėshtė xheneti, ka vlerėn e pronėsimit tė robėrimit tė tė
Dėrguarit tė Tij tek Ai, siē thotė: E nėse keni dyshim
pėr atė ēka i zbritėm robit tonė... Bekare, 23. dhe I
pa tė meta ėshtė Ai, i cili kaloi robin e Tij nė njė
pjesė tė natės. Isra, 1. dhe Dhe se kur u ngrit robi i
Allahut qė ta adhurojė Atė
Xhin, 9.
15.09.2006
D.m.th: ajo nuk ėshtė pronėsi e Allahut e
ndėrtuar mbi bindjen ndaj Tij, por ėshtė pronėsi
e ndėrtuar mbi sundimin dhe fuqinė.