A lejohet tė pėrdoret spiralja ose kondomi?
21.12.2009 20:25:04

Pyetja:

A lejohet tė pėrdoret spiralja ose kondomi? Nėse ka mundėsi me argumente dhe a paraqet ndonje rrezik nga aspekti shėndetėsor?

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ēėshtja  e pengimit tė shtatzėnisė i preokupon shumė njerėz si rezultat i rrezikut dhe rėndėsisė, sepse ka tė bėjė me riprodhimin njerėzor. Duke e patur parasysh kėtė ne do tė mundohemi tė qartėsojmė dispozitat qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje.  

Para trajtimit se ēfarė dispozite ka nė Islam, duhet tė dimė se ekzistojnė disa forma dhe mjete me tė cilat pengohet shtatzania, disa prej tyre janė tė karakterit medicinal e disa  tė tjera jomedicinal, ne do t`i pėrmendim nga kėto forma si vijon:

a) Azli, qė do tė thotė gjatė aktit seksual mashkulli tė hedhė spermėn jashtė vaginės, me ē`rast nuk krijohen kushtet pėr fekondim.

b) Prezervativi mbrojtės (kondomi), i cili ruan spermėn qė tė mos depėrtojė nė vaginė.

c) Tabletat kontraceptivė, janė tė njohura dhe tė pėrhapura pėr pengim tė shtatzanisė.

d) Supozitori mjeksor, ėshtė njė mjet qė gruaja e vendosė nė vaginė pak ēaste para aktit seksual.

e) Spiralja. Ƌshtė mjet special medicinal qė vendoset nė mitėr apo vaginė dhe ėshtė shumėllojėsh. Prej tyre ka qė prandalojnė takimin e spermatozoidit me qelizėn vezė me ē`rast nuk ndodh fekondimi.  

f) Lidhja, gjegjėsisht lidhja e tubės pėr tė penguar zbritjen e qelizės vezė nga vezorja nė vendin ku mund tė bėhet pėrzierja me spermatozoidin, me ē`rast ndodh fekondimi. Kjo lidhje ėshtė sterilizim. E njejta (sterilizimi) mund tė bėhet edhe te mashkulli ku mund tė tė pengohet pėrcjellja e spermės nga organi i mashkullit.

g) Ekziston edhe njė metodologji tjetėr qė ėshtė e pėrbashkėt ndėrmjet burrit dhe gruas. Ajo ėshtė kufizimi i mardhėnive seksuale nė mes tyre nė disa ditė tė caktuara.

Kjo formė kėrkon njė sqarim pak mė tė gjėrė dhe do tė mundohemi nė ndonjė rast tjetėr ta shpjegojmė.

Dispozitat islame rreth kėtyre formave dhe mjeteve.

Pėr ēėshtjen e pengimit tė shtatėzanisė kushtėzohen t`i kemi parasysh kėto kushte:

1. Tė mos jetė qėllimi nga pengimi i shtatzanisė frika nga varfėria, furnizimi dhe pamundėsia nė mbajtjen e tyre materialisht. Allahu i Lartėsuar  ua tėrheq vėrejtjen mushrikėve tė Mekės tė cilėt i mbytnin fėmijėt nga frika e varfėrisė ku thotė: "Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh." (Isra, 31).

Pra, nėse ėshtė kjo (pengimi i shtatzanisė) pėr kėto qėllime tė lartpėrmendura, atėherė ėshtė mėkat dhe duhet t`i bėjmė njė rishqyrtim bindshmėrisė sonė ndaj Allahut.

2.Mos tė bėhet pengimi i shtatzanisė  me forma me tė cilat ndėrpritet aftėsia e lindjes plotėsisht, pra me forma qė bėhet sterilizimi i femrės apo i mashkullit. Por, ėshtė kusht  qė tė pėrdoren mjetet qė janė me kohė tė afatizura.

3. Tė bėhet pengimi i shtatzanisė me parapėlqimin e dy palėve si burrit ashtu edhe gruas, prandaj nuk lejohet qė gruaja tė pėrdorė tableta  kontraceptive pa lejen e burrit, apo burri tė aplikoj forma pėr pengimin e shtatzanisė pa lejen e gruas.

Nga kėto kushte tė pėrmendura kuptuam se lejohet pėrdorimi i tė gjitha formave dhe metodologjive tė lartpėrmendura, pėrveē lidhjes sė tubės (qė bėhet me anė tė operacionit), pėr shkak se ajo ndikon nė sterilitetin e femrės pėrjetėsisht dhe kjo ėshtė e ndaluar. E njejta vlen edhe pėr burrin (ėshtė fjala pėr sterilitetin e burrit).

  Argument pėr lejimin e mjeteve kontraceptive ėshtė se nė kohėn e Profetit (salallahu alejhi ue selem) ka qenė e njohur vetėm forma e parė "azli", ku pėr tė ekzistojnė hadithe. Disa prej tyre e lejojnė si hadithi tė cilėn e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Xhabir ibėn Abdullahu ku Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nė kohėn e tė dėrguarit tė Allahut (salallahu alejhi ue selem)  ne aplikonim azlin, ndėrkohė Kurani akoma shpallej." qė do tė thotė se Kurani nuk e ndaloi atė. Disa hadithe tė tjera qartėsojnė se aplikimi i azlit nuk kundėrshton caktimin e Allahut  (kaderin). Mirėpo, kėtu duhet ta kemi parasysh njė gjė shumė me rėndėsi, posaēėrisht duke e patur parasysh atė qė na serviret nė kohėn bashkohore se lumturia bashkshortore dhe gjėra tė ngjashme nuk mund tė arrihen nėse kemi fėmijė tė shumtė, kjo ėshtė njė mashtrim pėr shkak se krenaria dhe fuqia e umetit tonė ėshtė nė shumicėn e tij, ku  edhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) na nxit neve tė kemi mė shumė fėmijė.

Sa i pėrket dėmeve nga kėto mjete ju kėshillojmė tė orientoheni te mjekėt tė cilėt kanė mundėsi mė shumė t`ju informojnė pėr kėtė gjė mjaft tė rėndėsishme. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

08.07.2005


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010