E pėlqej shumė, po nuk di si t'ia them
21.12.2009 20:22:23

Pyetja:

Selam alejkum! Jam njė vajzė 21-vjeēare, fal namz. E pėlqej njė djalė musliman, qė fal namaz, po ashtu ka qenė edhe nė haxh kėtė vit dhe ėshtė 1 ose 2 vite mė i madh se unė. Jemi sė bashku nė fakultet, shpeshherė flasim, i japim selam njėri- tjetrit, po ashtu edhe flasim nė msn pėr ēėshtje tė fakultetit, provime etj., por jo mė shumė. Po unė e pėlqej shumė, po nuk di si t'ia them se kam frikė mos po mė kthen pėrgjigje negative e pastaj do tė ndihesha shumė keq . Ju lutem mė tregoni si tė veproj.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ju kėshillojmė qė tė mos vazhdoni kontaktin me atė djalin, pa marrė parasysh se si do tė pėrfundojė raporti mes jush nė tė ardhmen. Kjo pėr faktin se si vėrehet nga pyetja juaj, ju tani keni filluar tė ndieni emocion e dashuri pėr tė dhe nuk ėshtė e qartė se ku do t`ju shpjerė kjo. Prandaj, nė Islam ndalohen tė gjitha format e kontaktit me gjininė e kundėrt, pėr shkak qė tė mos lindin emocionet dhe dashuria ndėrmjet njė mashkulli e femre pa u qartėsuar se a do tė bashkohen ata tė dy me martesė apo jo.

Ndėrsa se ēfarė do tė duhej tė ndėrmerrnit, themi se kur mashkullit i pėlqen apo e dashuron njė vajzė, atėherė ai nuk e ushqen kėtė dashuri me kontakte tė vazhdueshme qė ta shtojė kėtė dashuri edhe mė shumė, por menjėherė fillon realizimin e hapave tė nevojshme pėr t'u bashkuar me atė vajzė. Njėjtė vepron edhe femra, pasi edhe ajo mund tė ndiejė tė njėjtėn gjė, siē ėshtė rasti i juaj. Prej teje kėrkohet me anė tė ndonjė tė afėrmi tėnd apo shoku tė tij qė t`ia transmetosh atij se je e interesuar seriozisht pėr tė. Nėse edhe ai ėshtė i gatshėm pėr kėtė, atėherė filloni kontaktet me familjet dhe filloni procedurėn qė ėshtė nė pėrputhje me normat islame dhe qė ėshtė e njohur.

Nė rastin tuaj, nėse keni turp qė t'i propozoni pėr martesė, edhe pse nė kėtė nuk ka tė keqe, ose mendoni se do tė ndiheshit keq nėse ai nuk do tė shprehte interesim pėr ju ose do tė refuzonte, atėherė ju mund ta kuptoni se a ėshtė ai i interesuar pėr ju nė njė formė tė tėrthortė, duke marrė informata jo tė drejtpėrdrejta me anė tė njė personi qė i besoni, i cili mund ta kuptojė kėtė gjatė bisedės mė atė djalin. Mund tė porositni ndonjė tė afėrmin tuaj ose dikė tjetėr qė ka kontakt me atė djalin, i cili nė bisedė mund ta pyesė se a do tė ishte i interesuar qė tė kėrkonte dorėn tėnde pėr martesė dhe nga pėrgjigjja do tė kuptoje se a ėshtė i interesuar edhe ai pėr ty.
 


Alaudin Abazi
8.3.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010