|
Pyetja:
Ndoshta nuk
jam personi qė duhet tė ndėrhyj nė pėrgjigjet tuaja e
nderuara redaksi e kėsaj faqeje, por mė shqetėsoi tė
them tė drejtėn pėrgjigjja juaj nė pyetjen e asaj vajzės
18 vjeēe, qė kėrkon mendimin tuaj a ta vazhdojė shkollėn
apo tė fejohet me njeriun qė e do. Pikė sė pari, mosha
18-vjeēare nuk mendoj qė ėshtė moshė e re pėr t'u fejuar
sidomos pėr njė fetare muslimane. Ju mė mirė do tė duhej
ta kėshilloni tė fejohet me tė pasi njė fetar i tillė
siē e pėrshkruan ajo nuk mund tė braktiset aq lehtė,
ėshtė normale qė i ka humbur durimi atij, shkolla mund
tė vazhdojė edhe mė tutje pasi kėtė gjė ai nuk po ia
ndalon. Sa e sa femra nė botėn islame shkollohen edhe me
fėmijė tė lindur, por nėse ekziston njė dashuri e
vėrtetė mes tyre, them lirisht qė kurrė nuk do tė duhej
tė ndahen nė mes veti, normal qė mashkulli ka ndjenja
dhe mendoj qė natyra e tyre ėshtė mė e dobėt pėr tė
duruar sesa njė femre. madje ai po kėrkon qė kėto
raporte tė lidhen nė hallall, gjegjėsisht me martesė (nikah).
Mua sinqerisht mė dhimbset tė ndėrpritet njė lidhje kaq
e mirė, do tė bėja sakrifica vetėm pėr ruajtjen e kėsaj
lidhjeje. Flas nga pėrvoja pasi jam fejuar edhe vetė dhe
mu nė lidhjen e martesės inshallah dėshiroj tė studioj
nė tė ardhmen, kuptohet me ndihmėn e burrit tim, qė pėr
mua ėshtė vetėm ndihmė e jo pengesė.
Selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja
dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij,
mbi
shokėt
e tij
dhe mbi
tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij
deri nė Ditėn e Gjykimit.
Motėr e nderuar, e kemi parasysh reagimin tuaj nė lidhje
me kėtė pėrgjigje tė mėhershme dhe keni tė drejtė t'i
jepni shpjegim tjetėr problemit me tė cilin ballafaqohet
pyetėsja. Por ta keni parasysh edhe ju se arsyeja jonė,
se pse i jemi pėrgjigjur ashtu kėsaj vajze, ėshtė se i
kemi menduar disa rrethana me tė cilat ajo do tė ndeshet
nėse zgjedh ndonjė vendim tjetėr. Nėse i themi qė ajo
mund tė fejohet, me fjalė tė tjera tė zgjedhė rrugėn qė
tė legalizojė sheriatikisht atė lidhje me fejesė, nė
kėtė rast ajo do tė ballafaqohet me njė numėr pengesash
dhe problemesh, ndėr to: mėnyra dhe qasja qė duhet tė
hulumtojė qė tė arrijė deri te pajtimi i familjes, kjo
kėrkon mund dhe kohė. Nė pyetjen e saj ajo pėrmend se
familja kurrsesi nuk do tė pranojė qė ajo tė fejohet kaq
e re. Prandaj gjatė tėrė kėsaj kohe qė do tė tentojė ta
bindė familjen qė tė pajtohet me kėtė, ajo do tė
ballafaqohet me refuzime e shqetėsime dhe tė gjitha kėto
do tė ndikojnė nė jetėn e saj dhe nė ndjekjen e
mėsimeve. Kjo pėr faktin se ndjeshmėria e vajzave
posaēėrisht nė atė moshė ėshtė shumė e madhe. Pastaj ajo
gjithashtu gjatė kėsaj kohe do tė mundohet ta mbajė
kontaktin me djalin e njoftuar, i cili vazhdimisht do
t`i bėjė trysni ose tė fejohen ose ta ndėrpresė lidhjen.
Kjo kohė mund tė zgjasė me muaj, por ėshtė shumė e
mundur tė shkoj edhe me vite. Sa do tė ishte e drejtė qė
tė vazhdohet kėshtu lidhja mes kėtyre dy tė rinjve,
qoftė edhe pėr njė muaj? Nuk themi vetėm nga aspekti
fetar, por edhe nė pėrkushtimin ndaj mėsimeve dhe
vazhdimin e shkollimit.
Pastaj unė nga parashtrimi i pyetjes kuptova se ajo anon
nga mendimi qė tė mos nxitojė me fejesėn, posaēėrisht
kur thotė: "Andaj mė kėshilloni ēfarė tė bėj, a ėshtė mė
primare mendimi i tij qė tė fejohemi apo mendimi im qė
tė presim edhe ca vite nė kėtė gjendje, tė vazhdoj
shkollimin e mė pas tė fejohemi?".
Prandaj nuk shohim pengesė qė ajo tė mos nxitojė nė kėtė
dhe tė presė edhe pak, derisa mundėsohen rrethanat qė
familja e saj tė pajtohet me kėtė. Por jo qė gjatė kėsaj
kohė ajo ta vazhdojė kontaktin dhe tė mbajė lidhje tė
ndaluar me atė djalė. Nėse besimtari e zgjedh atė qė
ėshtė mė e pastėr dhe mė konform ligjeve tė Allahut,
atėherė Allahu i Lartėsuar nuk e humb atė person dhe ia
hap rrugėn e mirėsisė dhe tė lumturisė nė kėtė botė dhe
nė botėn tjetėr.
Sido qė tė jetė, ne e kemi dhėnė kėtė mendim duke pasur
parasysh kėto arsye tė cekura dhe ca tė tjera, por nuk
do tė thotė se e kemi qėlluar, e sakta dhe pėrsosmėria
absolute i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar dhe Ai e di
mė sė miri!
Alaudin
Abazi
1.3.2009
|