Dua tė martohem me kėtė femėr
21.12.2009 20:21:03

Pyetja:

Selam alejkum!
Unė jam 19 vjeē dhe jetoj nė St. Gallen dhe ajo femėr 20 vjeēe. E kam njohur dhe jeton nė St. Gallen.
Atėherė kam qenė shumė larg fesė, nuk dija asgjė prej fesė time tė bukur. Jam njohur me atė femėr por nuk kam pasur kontakt shumė. Pas gjysmė viti ajo mė tregoi se u bė muslimane dhe dashuria ime u shtua aq shumė, saqė pata dėshirė dhe kam qė tė martohem me tė inshallah sepse ajo e bėn jetėn sipas Islamit. Familja e saj e dinė tani se ėshtė bėrė muslimane dhe se ka kontakt me mua. Nė fillim atyre u vinte zor, por me kalimin e kohės elhamdulilah e pranuan. Ajo tani e mban fenė e Allahut mė sė miri, por familja ime, prindėrit e mi, nuk po e kuptojnė kėtė gjė. Mendojnė se ende ėshtė katolike etj., por nuk e kanė njohur hiē. Si tė vazhdoj, mė ndihmoni!

Unė kam folur me disa hoxhallarė dhe mė thoshin se nėse je i sigurt qė e kalon jetėn mirė, ke mundėsi dhe mė sė miri e di vetė ti. Por nėse ka probleme me fenė prej asaj femre, nuk ėshtė e lejuar tė martohesh me tė.
Por familja ime qė ka qenė larg fesė, por tani prej kėsaj femre qė jam forcuar, e kam ndihmuar familjen time se ēfarė ėshtė feja islame.
Jam munduar qė tė bisedoj me prindėrit e mi pėr kėtė temė, por ata menjėherė u zemėruan dhe mė thoshin prej frikės se nuk e ēoj kurrė mirė me askėnd etj., dhe nuk ka mundėsi qė tė martohem me atė femėr.
Jam duke e lutur Allahu qė tė mė ndihmojė, tė mė forcojė imanin dhe dijen. A ka mundėsi tė mė jepni disa pėrgjigje pėr kėtė temė? Unė kismet kam qejf tė martohem me kėtė femėr, por duhet tė kem sabėr.
Selam alejkum!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vėlla i nderuar, ju pėrshėndesim me pėrshėndetjen islame "eselam alejkum" dhe ju urojmė qė tė gjeni nė jetė mė tė mirėn pėr kėtė botė dhe botėn tjetėr. Nė lidhje me letrėn tuaj, do tė sqarojmė dy gjėra:
- Ēėshtja e kontaktit miqėsor ose shoqėrimit me femra tė huaja.
Pėr kėtė problematikė kemi folur disa herė nė pyetje tė ndryshme, prandaj ju rekomandojmė tė lexoni pėrgjigjet numėr: 337, 159, 151, 144, 47, etj.

- Ndėrsa nė lidhje me dėshirėn tėnde qė tė martohesh me atė vajzė, themi se ju duhet tė vazhdoni tė bisedoni me familjen tuaj dhe ndoshta deri diku ėshtė e arsyeshme kundėrshtimi i tyre, pasi ju jeni ende i ri, pastaj edhe prejardhja e asaj vajze mund tė jetė pengesė qė ata tė hezitojnė nė atė qė ju dėshironi tė veproni.

Sido qė tė jetė, ju kėshillojmė qė nėse keni parė tek ajo vajzė hyrje tė sinqertė nė Islam, ka cilėsi tė mira dhe ėshtė e pėrkushtuar ndaj fesė, pra interesohet dhe mundohet tė mėsojė, e kryen faljen, atėherė mos e lėshoni kėtė rast dhe martohuni me tė. Por gjithashtu ju kėshillojmė tė mos nxitoni nė kėtė dhe tė tentoni tė merrni bekimin e familjes.
Allahu e di mė sė miri!
 


Alaudin Abazi
1.2.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010