Si t'ia shpjegoj Islamin njė vajze ortodokse?
21.12.2009 20:20:47

Pyetja:

Selam alejkum!
Desha t'ju bėj njė pyetje o vėllezėr. Jam njohur me njė vajzė, ėshtė me besim ortodoks, po nuk e praktikon, madje mė tha qė nuk i zė besė kishės e priftėrinjve. I thashė a tė intereson Islami, tha se dua qė tė ma shpjegojė njė njeri...
Desha t'ju pyes se ēfarė kėshilloni, si tė veproj me tė?
Allahu ju shpėrbleftė.


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Vėlla i nderuar, sė pari ju pėrshėndesim dhe ju urojmė mirėseardhjen nė faqen tonė. Pastaj themi se nuk ėshtė shumė e qartė se ēfarė nėnkuptoni me fjalėn njoftim; a ėshtė pėr qėllim kontakti i njohur nė mes tė rinjve (mashkull dhe femėr), tė cilėt krijojnė raport tė ndėrsjellė tė ndėrtuar mbi dashurinė qė ndiejnė ndaj njėri-tjetrit, ashtu si ndodh te njė ēift bashkėshortor, qoftė edhe nėse jeni nė fillim tė kėsaj, apo me njoftim keni pėr qėllim se rrethanat e ndryshme tė jetės ju kanė bėrė qė tė keni raport jo tė afėrt me tė, por detyroheni tė takoheni me kėtė vajzė nė punė, nė shkollė, e keni fqinj apo nė situata tė tjera tė cilat janė bėrė pothuajse tė pamundura t`i largohemi nė kohėn bashkėkohore.
   Nė pėrgjithėsi rreth raporteve dhe kontakteve me femra tė huaja pėr mashkullin dhe anasjelltas kemi folur disa herė nė pyetje tė ndryshme, prandaj ju rekomandojmė tė lexoni ato pėrgjigje, si pėr shembull numėr 337, 159, 151, 144, 47, etj.
   Duke pasur parasysh ndalimin e kėtij lloj kontakti, ju kėshillojmė t`i largoheni takimit, posaēėrisht veēimit qoftė edhe vetėm nė bisedė (e cila mund tė realizohet nėpėr vende publike). Kjo ėshtė pėr shkak se edhe nėse ėshtė shumė e dobishme thirrja dhe njohja e asaj vajze me fenė islame, dėmi i thellimit tė raportit me tė ėshtė i ndaluar (haram) pėr ty.
   Nė anėn tjetėr, ju mund ta udhėzoni atė nė format dhe metodat me tė cilat ajo ka mundėsi tė njohė fenė islame. Kjo bėhet duke e njoftuar me ndonjė tė afėrmen tėnde, e cila ka njohuri rreth fesė. Ajo ka mundėsi t`ia sqarojė gjėrat pėr tė cilat ka nevojė dhe ta furnizojė me literaturė islame. Ose mund ta drejtoni te vendet dhe shoqėritė femėrore, tė cilat organizojnė aktivitete islame pėr femra, faqe interneti etj.
   Kjo ishte ajo qė mendojmė se do tė ishte mė e qėlluar, Allahu e di mė sė miri dhe e lusim Atė t'ju forcojė dhe t'ju japė sinqeritet nė rrugėn e Tij. Amin!
 

Alaudin Abazi
2.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010