A ėshtė mėkat qė t'ia shprehėsh dashurinė njė djali qė e do?
21.12.2009 20:19:58

Pyetja:

A ėshtė mėkat qė t'ia shprehėsh dashurinė njė djali qė e do? Unė s'po mundem pa ia shprehur dashurinė, jam munduar ta harroj po nuk kam mundur.

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar!

Problemin pėr tė cilin na shkruani e kemi trajtuar disa herė dhe e kemi elaboruar duke i pasur parasysh edhe kėndin apo pozitėn nga e cila e shtroni edhe ju, prandaj ju kėshillojmė tė ktheheni nė ato pėrgjigje ku flasim pėr kėto probleme.

Por atė qė do ta vėrtetoja nė kėtė rast ėshtė se ju duhet tė jeni mė e vetėdijshme dhe tė mos emocionoheni tej mase, pasi kėto pėrjetime dhe shqetėsime me tė cilat e mundoni veten nuk sjellin asnjė dobi pėr askėnd, aq mė pak pėr ju. Kur ju jepeni pas dashurisė sė imagjinuar dhe e kultivoni atė duke e ushqyer me mendime, planifikime, nuk gaboj tė them edhe me ėndrra, atėherė, padyshim, ju do ta pėrjetoni atė thellė nė shpirt dhe ajo do t'ju preokupoj vazhdimisht dhe do t'ju marrė njė pjesė tė madhe tė kohės.

Prandaj ju kėshilloj t`i ndėrprisni ato dhe tė jeni mė pozitivė nė tė shikuarit e gjėrave realisht duke i pasur parasysh rrethanat, atėherė do tė mund tė jeni mė tė suksesshėm nė jetė dhe do tė jeni mė produktivė.

Pas kėsaj vėrejtje tė domosdoshme themi se lejohet femra t`i propozojė martesė mashkullit edhe pse mė e njohur dhe, mund tė themi se esencė, ėshtė e kundėrta. Por nėse ndodh kjo nuk ka asnjė pengese dhe mėkat.

Me kėtė qė thamė nuk nėnkupton qė vajza tani tė mundohet tė filloj kontaktin direkt me djalin, por ju mundeni nėpėrmjet ndonjė ndėrmjetėsuesi tuaj, qoftė i afėrt apo dikush tjetėr, t`ia pėrcillni atij personi se tregoni interesim ndaj tij. Dhe nėse ai gjithashtu tregon interesim mund tė vazhdoni procedurat e njohur. Nėse ndodh e kundėrta qė ai mos tė jetė i interesuar, atėherė juve nuk u ėshtė e lejuar, por edhe nuk ju bėnė dobi qė tė vazhdoni tė mendoni pėr atė person i cili nuk ėshtė i interesuar tė bashkohet me ju.

Sė fundi, lus Allahun e Lartėsuar tė ju jap sukses nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!  

Alaudin Abazi

31.07.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010