Nuk mund tė largohem nga dėgjimi i muzikės
21.12.2009 20:11:26

Pyetja:

Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn qė po bėni. Kam 6 muaj prej kur kam filluar tė falem dhe i fal rregullisht tė gjitha kohėt e namazit, por assesi nuk mund tė largohem nga dėgjimi i muzikės dhe a mund tė dėnohem pėr kėtė nė Ditėn e Gjykimit. Jam gati 15-vjeēar.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Vėlla i nderuar, fillimisht dėshirojmė t`ju bėjmė me dije se pėr muslimanin qė kryen ndonjė ndalesė tė caktuar nuk ėshtė e drejtė e jona qė ta gjykojmė atė prerazi se do tė dėnohet ose nuk do tė dėnohet. Kurani na mėson se personi mėkatar i kanoset rrezikut tė dėnimit dhe ne frikohemi pėr tė se do t'i nėnshtrohet dėnimit, por nuk lejohet qė tė deklarojmė prerazi se ky do tė dėnohet, respektivisht nuk do tė dėnohet, pasi kjo punė ėshtė vetėm nė dijen e Allahut dhe Ai kė do e dėnon dhe kė do e fal. Prandaj, pa u zgjeruar nė kėtė mė shumė, ju kėshillojmė qė tė mos dorėzoheni nė mundin qė po jepni qė tė largoheni nga dėgjimi i muzikės, pasi nėse dorėzoheni, atėherė dijeni se keni humbur betejėn me shejtanin dhe tani ai ėshtė duke festuar fitoren. Ju rekomandojmė qė tė lexoni mė shumė pėr mirėsitė e mirėfillta dhe lumturinė e vėrtetė sė cilės i gėzohet besimtari i sinqertė dhe tė mos merreni me kėnaqėsitė mashtruese me tė cilat preokupohen njerėzit e tjerė. Gjithashtu ju porosisim qė tė zgjidhni shoqėri tė pastėr, qė i pėrmbahet mėsimeve islame dhe tė largoheni nga shokėt me tė cilėt jeni shoqėruar mė herėt, pasi me ta ėshtė vėshtirė t'i harroni shprehitė e vjetra.

Lus Allahun e Lartėsuar qė tė ta mundėsojė kryerjen e veprave tė mira, lėnien e mėkateve dhe fund tė mirė. Amin!


Alaudin Abazi
1.3.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010