A tė udhėtoj me kėta autobusė?
21.12.2009 20:10:05

Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Kam dy pyetje:
1. Thotė Allahu nė Kuran nė suren En-Nisa, ajeti 140: "Juve u ėshtė shpallur nė librin (Kuranin), qė, kur tė dėgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bėhet tallje me tė, mos rrini me ata derisa tė mos hyjnė nė bisedė tjetėr. Pėrndryshe, ju do tė jeni si ata. Allahu do t'i tubojė tradhtarėt dhe jobesimtarėt qė tė gjithė nė xhehenem."
Ne studentėt qė udhėtojmė me autobus shpesh po sprovohemi me disa video-incizime humoristike, ku nė to nė njėfarė mėnyre ose tjetrėn pėrqeshen besimtarėt ose feja e Allahut xhel-le e a'la.
Neve qė ndodhemi nė autobus, edhe pse ndiejmė keqardhje, na shkojnė sytė qė t'i shikojmė, por nuk kemi mundėsi tė largohemi nga autobusi. Unė zakonisht mundohem tė mos udhėtoj me autobusė qė shfaqin kėsi lloj humori, por pothuaj nuk ka mbetur autobus qė nuk shfaq gjėra tė tilla. Allahu na ruajttė! Si tė veprojmė dhe a ekziston rreziku qė tė hyjmė nė kėtė ajet kuranor?

2. Unė kam lexuar vetėm pyetje e pėrgjigje ne lidhje me shkurtimin e namazit pėr udhėtarin, mirėpo ende nuk e kam tė qartė se kur lejohet e kur jo, kur lejohet tė bashkohet e kur lejohet tė falet dy nga dy.
Nėse keni mundėsi qė tė botoni njė shkrim nė lidhje me kėtė ēėshtje si edhe me shembuj konkret.
Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.
Es-selamu alejkum!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

1. Pėr sa i pėrket udhėtimit me autobusėt qė shfaqin video-incizime tė cilat pėrqeshin Islamin dhe besimtarėt ose lėshojnė muzikė dhe gjėra tė tilla, themi se nėse ėshtė e mundur tė gjejmė mjete tė tjera udhėtimi dhe tė mos hipim, por t'u shmangemi atyre, atėherė veprojmė kėshtu duke shpresuar shpėrblimin tek Allahu. Mirėpo nėse kjo na shkakton probleme, vonesė apo ndonjė pengesė tjetėr, atėherė udhėtojmė me kėta autobusė dhe inshallah nuk kemi mėkat, pasi nė rrethanat dhe nė kohėn nė tė cilėn jetojmė pothuajse ėshtė e pamundur t`u ikim tė gjitha gjėrave tė kėtilla. Allahu e di mė sė miri!
2. Kurse sa i pėrket shkurtimit tė namazit pėr udhėtarin, pastaj nė lidhje me dispozitat tė cilat kanė tė bėjnė me udhėtimin apo kur besimtari konsiderohet udhėtar dhe gjėra tė tjera, kemi nė plan tė shkruajmė, por i vetmi problem ėshtė gjetja e kohės sė lirė, prandaj lusim Allahun e Lartėsuar tė na japė begati nė kohė dhe tė arrijmė t'i trajtojmė sa mė shpejt ēėshtjet e lartpėrmendura.

 

Alaudin Abazi
7.12.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010