Pyetja:
Sė
pari desha tju them qė kam njė kohė tė shkurtėr qė i
jam kthyer fesė. Kam qenė shumė injorante, po
elhamdulilah, Allahu mė ka ndihmuar dhe mė ka udhėzuar.
Ende nuk jam mėsuar tė falem, por jam duke mėsuar dhe
gjithė kohėn lexoj, mėsoj gjėrat e reja qė nuk i kam
ditur dhe befasohem. Edhe pse kam gjetur veten dhe
qetėsin time, prapė kam shumė probleme nė familje, punė
dhe shoqėri. Gjithė kohėn i lutem Allahut tė mė ndihmojė
qė mos tė largohem nga rruga e drejtė nė tė cilėn jam
nisur. Problemet janė shumė tė mėdha, sidomos nė
familje, prindėrit i kam shumė tė mirė, po mė habisin
pse nuk mė kuptojnė, pėr ēdo gjė mė kanė kuptuar, por
pėr kėtė jo. Ata po mė dhimbsen sepse po vuajnė pa
arsye. Ju lutem, kam nevojė pėr ndihmė dhe kėshillė,
sepse ndonjėherė mė ndodh qė nė disa momente vuaj shumė
dhe mendoj tė dorėzohem. Qaj pa arsye, nuk mund tė bėj
asgjė, ēdo punė qė e filloj tė bėj, nuk mundem ta
pėrfundoj, sepse gjithė kohėn mendoj tė gjej zgjidhje,
po nuk gjej. Mė falni qė e zgjata kaq, ma bėni hallall.
Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Motėr e
nderuar!
Lusim
Allahun e Lartėsuar t`ju ruaj juve dhe veprimet tuaja,
t`ju furnizojė me dije tė dobishme, punė tė mira, tė
jeni fatlum dhe tė suksesshėm!
Nė kėto
kohė tė mbushura me plotė kėnaqėsi, sprovime dhe
epshe, ku munden tė rinjtė ta kalojnė kohėn, vėrtet
ėshtė pėr tu lavdėruar, qė njė vajzė t`i kthehet
Krijuesit tė Tij, tė fillojė tė interesohet pėr Islamin
dhe tė lexoj pėr tė. Prandaj ju pėrgėzojmė juve dhe ato
qė janė sikurse ju, se vėrtet jeni nė rrugėn e drejtė
dhe se te ju ėshtė shkėndija e shpresės pėr pėrmirėsimin
dhe ardhmėrinė e kėtij populli. E themi kėtė se pėr fat
tė keq, disa nga tė parėt e shoqėrisė sonė favorizojnė
dhe krenohen me videoklipet, lakuriqėsinė, imoralitetin,
shthurjen e natyrshmėrisė sė femrės sonė dhe krijojnė
gara nė atė se kush ėshtė mė i shkathėt nė kėto gjėra,
krejt kėtė duke e quajtur art, pėrparim, emancipim dhe
hyrje nė Evropė.
Pėr tė
mos e zgjatur mė shumė nė kėtė, vetėm dėshirojmė ta
vėrtetojmė se Islami ėshtė fe e lehtė dhe e mirė, pasi
ėshtė fe nė pėrputhje me natyrshmėrinė e njeriut pėr
shkak se ėshtė i zbritur nga Krijuesi ynė, i Cili ėshtė
i Gjithėdijshėm pėr atė qė ėshtė nė dobi pėr ne, nė kėtė
botė dhe nė botėn tjetėr.
Pėr
superioritetin dhe mirėsinė e Islamit kanė dėshmuar
armiqtė e tij para miqve. Shumė nga perėndimorėt e drejt
dhe tė paanshėm kanė shprehur admirim dhe mahnitje ndaj
Islamit, disa tė njohur nga ata edhe e kanė pėrqafuar
atė. Pothuajse nuk shkon ditė dhe tė mos dėgjojmė pėr
konvertime tė perėndimorėve nė Islam. Ky ėshtė njėri nga
argumentet mė tė qarta pėr vėrtetėsinė e kėsaj feje dhe
amanetin qė e bartė ai.
Nė
vazhdim do tė mundohemi me anė tė disa kėshillave t`ju
ndihmojmė nė tejkalimin e problemeve dhe sprovave, tė
cilat ju sfidojnė pasi keni marrė kėtė rrugė tė hajrit
dhe mirėsisė.
-Sė pari
ju kėshillojmė qė t`i jepni rėndėsi mėsimit tė gjėrave
elementare tė fesė, me anė tė cilės do tė mundeni t`i
praktikoni obligimet fetare, namazin, pasi ajo ėshtė
lidhja mė e fortė ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės. Me
anė tė saj ju do tė mobilizoheni me besim dhe bindje tė
sinqertė ndaj Allahut qė ta tejkaloni ēdo problem qė do
tė ballafaqoheni nė jetė. Allahu i Lartėsuar thotė:
Vėrtet, namazi ndalon nga tė shėmtuarat dhe gjėrat e
kėqija. Ekzistojnė mjaft shkrime nė gjuhėn shqipe
qė flasin pėr vlerėn dhe rėndėsinė e namazit, prandaj
nuk do tė ndalem mė shumė nė kėtė pikė.
-Me
falėnderimin e Allahut ju keni tejkaluar njė vėshtirėsi
mjaft tė madhe, ajo ėshtė kthimi tek Allahu dhe kuptimi
se nuk ka shpėtim dhe lumturi reale nė kėtė botė dhe nė
botėn tjetėr, vetėm se me dritėn e imanit. Vėrtet kjo
ėshtė njė mirėsi me tė cilėn jeni veēuar nga shumė tė
tjerė, prandaj falėnderoje Allahun gjithmonė.
Ėshtė normale qė shejtani juve nuk do t`ju lerė tė lirė,
por ai do tė mundohet me tė gjitha mundėsitė, me vesvese
tė ndryshme dhe me krijimin, apo nxitjen e disa
problemeve rreth jush, t`ju largojė nga rruga qė keni
zgjedhur, apo nėse kėtė nuk e arrin, sė paku ju bėn tė
ngecni nė kėtė rrugė. Prandaj tė jeni mė tė vendosur nė
vete, mė serioz nė qėndrimet qė i ndėrmerrni dhe mė
vigjilent e mė tė fortė para tė tjerėve nė ndryshimet qė
jeni duke i marrė nė jetėn tuaj. Pasiguria, hezitimi dhe
mėdyshjet ju krijojnė shqetėsime nė veten tuaj dhe ju
ulin personalitetin te tė tjerėt. Allahu i Lartėsuar
thotė: ... E kur tė vendosėsh,
atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė
mbėshteten. Ali Imran, 159.
-Problemet
me tė cilat ballafaqohesh me familje, shoqėri dhe punė,
pothuajse janė normale, pasi deri mė tani keni qenė njė
personalitet qė ka menduar, vepruar, folur.., ndoshta
edhe veshur ndryshe, kurse tani ju keni ndryshuar. Kėtė
ndryshim nuk e pranojnė tė gjithė ata njėsoj. Prandaj
edhe sjellja e tyre ėshtė logjike, por ju duhet tė
tregoni kujdes, mirėsjellje, respekt tė shtuar ndaj
tyre. Ėshtė mė e qėlluar tė tregoheni mė shumė e
arsyetuar dhe logjike ndaj tyre nė qėndrimet tuaja, se
sa tė tregoheni e entuziazmuar, fanatike dhe e ashpėr.
Dhe ata me kalimin e kohės do tė pranojnė dhe, padyshim,
ju me lejen e Allahut do tė bėheni shembull dhe model
pėr tė mirė dhe thirrės nė kėtė fe tė Allahut tė
Lartėsuar.
-Ėshtė
njė dhunti pėr ju qė thoni se prindėrit i keni tė mirė
dhe nuk ju pengojnė nė ato gjėra qė ju po zgjidhni nė
jetėn tuaj. E vetmja gjė qė ju mundon ėshtė pamundėsia e
tyre qė tė pranojnė menjėherė ndryshimet tuaja. Kjo
ėshtė normale dhe nuk duhet tė habiteni shumė,
posaēėrisht pasi ata tė njohin ty nė njė formė tjetėr
dhe u duhet kohė qė tė perceptojnė se ato ndryshime tek
ju janė normale dhe nė tė mirė. Prandaj bėhu durimtar,
kuptoji ata, sillu me ta mė mirė se je sjellė mė herėt,
bėhu e butė, e mirėsjellshme dhe mundėsisht e arsyeshme
dhe e kuptueshme nė qėndrimet qė i ndėrmerr. Me lejen e
Allahut, me kalimin e kohės, ata do tė kuptojnė dhe do
tė pranojnė ashtu si ti dėshiron.
-Kėshilla
e fundit do tė ishte qė tė jeni mė optimiste, mos u
dėshpėroni, tejkaloni momentet e vėshtira duke iu
drejtuar Allahut tė Lartėsuar nė lutje. Pastaj, gjė
mjaft me rėndėsi pėr ju ėshtė edhe ajo qė ju keni nevojė
pėr shoqėri tė re. Mundohuni tė takoheni me motra
muslimane dhe tė merrni pjesė nė aktivitete qė
organizohen nga to, kėshillohuni me to. Pasi njeriu ka
nevojė pėr shoqėri dhe bashkėbisedues.
Kaq ishin
kėshillat qė arritėm t`i pėrmbledhim gjatė momenteve tė
kthimit tė kėsaj pėrgjigje, lusim Allahun e Lartėsuar
tju ruaj juve dhe familjen tuaj nga ēdo e keqe, tju
realizojė shpresat dhe tju bėj tė lumtur nė kėtė botė
dhe nė botėn tjetėr! Amin!
Alaudin
Abazi
19.09.2006