Pyetja:
Ēfarė tė
bėj kur vjerri dhe burri pijnė alkool? Gjatė gjithė
kohės sė lirė qė kam nė punė unė e lexoj faqen tuaj dhe
posa shkoj nė shtėpi mė vjen ndėrmend tju pyes pėr
shumė gjėra. Pasi qė kam besim tė madh tek ju, vendosa
tju shkruaj pėr disa gjėra. Nė familjen ku unė jam e
martuar shumė shpesh shtrohet tė pihet alkool me meze me
mysafirė, por edhe pa ta vjerri dhe burri pijnė shpesh.
Unė ju kam thenė se nuk e shėrbej alkoolin, sepse unė
jam besimtare e Zotit dhe fal namaz. Vjerri mė ka thenė
shishet me alkool mos i shėrbe, por servimin mund ta
bėshė. Unė kam menduar qė ti largohem totalish edhe
shėrbimit edhe pėrgaditjes sė mezeve edhe prezencės time
nė atė ambient, por kam frikė nga pėrgojimet qė pasojnė
pastaj nga rrethi familjar se unė nuk po e ndihmoj
vjerrėn. Unė nė mėnyrė indirekte kam filluar ti iki
prezencės nė kėto ambiente, por kam frigė pėrgojimin. Ju
lutem shumė, me sygjeroni ēfarė tė bėjė nė rast se
vjerri dhe burri shkojnė pėr tė pirė alkool si mysafirė.
Ēfarė tė bėj qė ta refuzoj shkuarjen? Gjithashtu unė kam
njė djalė tė vogėl pėr tė cilin vjerri mė ka thėnė kur
djali ti bėjė 1 vit kam pėr ti dhėnė pak raki dhe
gjithashtu planifikon qė kur djali tė rritet pak ta
marrė me vete nė vendet ku ai shkon musafir pėr tė pirė
alkool. Ēfarė tė bėj?
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Motėr e
nderuar! Letrėn tuaj e kemi lexuar disa herė dhe gjatė
leximit sa ndjeheshim tė gėzuar, aq edhe tė pikėlluar.
Ndjenim gėzim kur lexonim pėr njė femėr muslimane qė
mundohet tė mbijetoj nė njė rreth tė tillė dhe dėshiron
qė pėrkundėr vėshtirėsive me tė cilat ballafaqohet
mundohet tė arrijė kėnaqėsinė e Allahut, kurse pikėllim
pėr situatėn tė cilėn e tregoje.
Sė pari,
mendojmė se shkaku i situatės qė mbretėron nė shtepinė
tuaj ėshtė rezultat i nivelit dhe njohurive qė kanė
familja juaj ndaj Islamit, prandaj duke pasur parasysh
kėtė themi se ju para vetes keni njė detyrė mjaft tė
rėndėsishme dhe nė tė njejtėn kohė edhe mjaft tė
vėshtirė.
Gjithashtu, qė nė fillim dėshirojmė tju pėrgėzoj pėr
njė veti tė mirė qė e keni, tė cilėn e pamė nga praktika
e juaj se si po merreni me kėtė problem. Respekti qė
keni ndaj anėtarve nė familje, duke filluar nga vjerri
dhe tė tjerėt ėshtė njė pozitivitet qė do tė ndikoj,
padyshim, qė ju tė arrini sukses nė ballafaqimin me
problemin. Mirėsjellja rrespekti i tė tjerve tė krijon
ty hapsirė qė ti tė ndikosh dhe ata tė kenė mirėkuptim
ndaj qėndrimeve dhe sjelljeve tuaja.
Puna e
parė me tė cilėn tė porosisim ėshtė qė tė vazhdosh nė
respektimin dhe mirėsjelljen me ta, pastaj tė mundohesh
duke pėrdorur bisedat e rastėsishme qė tė trajtosh
ēėshtjet e fesė pėr tė cilat besoni edhe ju se ata do tė
pajtohen me ju. Nuk ju kėshillojmė, pasi jeni nė kėtė
rreth, qė tė trajtoni ēėshtjen e alkoolit dhe ndalimin e
saj, pasi ky ėshtė njė kundėrshtim i drejtpėrdrejtė i
njė zakonshmėrie tė tyre qė ėshtė pjesė e jetės pėr ta.
Apo tema tė tjera qė kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme
tė tyre.
Motėr e
nderuar!
Dije se
njerėzit pėrkundėr veseve dhe tė kėqijave qė i
posedojnė, prapseprap ekzistojnė hapėsira ku ju mund tė
hulumtoni te kėta njerėz dhe me anė tė ktyre elementeve
tė gjeni formėn mė tė qėlluar ku mund tė ndikoni tek
ata. Islami nė kėtė ėshtė shumė i gjėrė, nėse e shihni
ju se ata janė njerėz qė i japin rėndėsi pastėrtisė,
atėherė ke hapsirė mjaft tė gjėrė tė tregoni mirėsitė e
Islamit nė kėtė fushė dhe tė sqaroni se sa i ka dhėnė
Islami rėndėsi pastėrtisė dhe pastrimit. Nėse janė
njerėz qė nuk janė nė pajtim me lakuriqėsinė dhe
imoralitetin nė tė gjitha pikėpamjet qė ėshtė pėrhapur
kohėve tė fundit, ku shumė njerėz duke mos u nisur nga
ana fetare, nuk pajtohen me kėtė realitet dhe e
konsiderojnė kėtė si fenomen i shthurrjes sė
ndershmėrisė, nėse janė ata nga ky lloj i njerėzve,
atėherė ju mund tė depėrtoni tek ata duke sqaruar
mirėsinė e Islamit nė fushėn e moralit dhe tė tregoni se
si Islami thėrret nė ndershmėri dhe moral tė pastėr.
Nėse janė njerėz qė thirren nė ndershmėri dhe janė
kundėr ligėsive tė pėrhapura nė shoqėri si: korupsioni,
rryshfeti, padrejtėsia, keqpėrdorimet e paligjshme tė
posteve dhe situatave, atėherė keni mundėsi tė sqaroni
mėsimet islame qė thėrrasin nė drejtėsi, ndalimin e
rryshfetit, korrupsionit dhe fenomeneve tė ndryshme nė
shoqėri e kėshtu me radhė. I pėrmenda kėto lartė si
shembuj qė tė kuptojmė se Islami ėshtė i shumė mė i
gjėrė se qė mendojmė ne dhe kemi mundėsi tė veprojmė dhe
me anė tė kėtyre elementėve tė depėrtojmė te natyrat e
pastra tė njerėzve dhe nga aty tė fillojmė tė mbjellim
fidanet e pastra tė besimit. Kjo ėshtė metodologjia qė e
pėrdori edhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) nė
thirrjen e njerėzve. Ka shumė raste se njė fjalė e vetme
apo njė sjellje, e cila ėshtė manifestuar nga ai ndaj
njė personi tė caktuar, nė momentin e duhur e bėri atė
person tė ndryshojė totalisht nga njė formė e jetės nė
njė formė tjetėr. E tėrė kjo, pas dėshirės sė Allahut,
ishte pėr shkak tė njė sjelljeje apo fjale tė qėlluar
ndaj personit tė qėlluar nė momentin e qėlluar.
Prandaj ju
kėshillojmė qė tė jeni e vetdijshme nė punėn e cila po
tė pret, por nė tė njejtėn kohė shfrytėzojmė rastin tė
tė pėrgėzojmė se kjo nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė, nėse
keni parasysh se kush ėshtė ndihmėsi yt, Allahu i
Plotfuqishėm, pastaj nėse ju arrini ta zgjidhni metodėn
e qėlluar nė kėtė padyshim do tė gjeni rezultate tė
frytshme.
Kurse sa i
pėrket vendimeve tuaja themi se ju duhet tė jeni mė e
vendosur nė qėndrimet tuaja qė jeni duke i marrur dhe do
ti merrni nė tė ardhmen. E kemi fjalėn pėr vendimin
tėnd pėr mosshėrbimin e alkoolit, tė prezantuarit nė ato
rrethe ku serviret dhe pihet alkooli dhe praktikat e
tjera qė nuk janė nė pajtim me Islamin. Por nė tė gjitha
kėto ju duhet tė jeni i arsyeshėm dhe tė sqaroni shkaqet
pse largoheni nga kėto vepra, e mos tė lini hapėsirė
paragjykimeve tė mundshme nga tė tjerėt, prej tė cilave
edhe tregoni se i frikėsoheni. Sqarimi yt do t`i
ndėrprej tė gjitha rrugėt pėr kėto, posaēėrisht kur ju
kėto pavėrtetėsi mund ti argumentoni edhe me praktikėn
dhe shėrbimin qė do tua bėni atyre pėr gjėra dhe punė tė
tjera.
Ajo qė
ėshtė e rėndėsishme pėr ju tani ėshtė qė tė vazhdoni atė
raport qė keni me anėtarėt e familjes, por tė mundoheni
tė krijoni respekt tė ndėrsjellė nga tė tjerėt dhe
vendimet tuaja tė shikohen me sy reale e jo
paragjykuese. Kjo realizohet duke i bindur ata se kėto
vendime nuk janė me qėllim tė anashkalimit tė tyre apo
diēka tjetėr, por janė vendime qė kanė tė bėjnė me
bindjen dhe besimin tėnd. Kurse qė ta ndėrpresėsh
paragjykimin tė cilėn e pėrmendėt se ju nuk i ndihmoni
vjerrės dėshmojeni se kjo nuk ėshtė e vėrtetė nė punėt e
tjera.
Sė fundi,
lusim Allahun e Lartėsuar qė tju japė sukses dhe urtėsi
nė jetė qė tė arrini t`i tejkaloni kėto probleme! Allahu
ėshtė i Gjithfuqishėm nė kėtė dhe lutja e jonė e fundit
ėshtė: Lavdėrimi i takon Vetėm Allahut!
Alaudin
Abazi
18.04.2006