Porositė mė madhėshtore nė Kuran
18.12.2009 20:51:53

Frikėsohuni Allahut, o muslimanė, e tregohuni tė devotshėm ndaj Tij, ashtu siē tregohet i devotshėm ai qė e di se Allahu e dėgjon, e shikon, e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen dhe e shpėrblen pėr punėn e tij nė dynja dhe ahiret.

   O robėrit e Allahut! Porosia mė e madhe ėshtė porosia e Allahut, pastaj porosia e tė Dėrguarit tė Tij e pastaj porosia e robėrve tė mirė tė Allahut. Me porositė dhe kėshillat e Allahut ngjallen zemrat, pastrohen veprat, duke punuar sipas tyre njeriu lartėsohet, jeta rregullohet me to dhe shtohet shpėrblimi nė banesėn e pėrhershme. Porositė mė madhėshtore nė Kuran janė tre ajete nė suren En`am: (ky ėshtė komentimi i ajeteve) “Thuaj! Ejani t’ju lexoj atė qė me tė vėrtetė ju ndaloi Zoti juaj, tė mos i shoqėroni Atij asnjė send, tė silleni mirė me prindėrit, tė mos i vrisni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė, sepse Ne ju ushqejmė juve dhe ata, tė mos u afroheni veprave tė shėmtuara tė hapta apo tė fshehta qofshin, mos e vrisni atė qė e ndaloi Allahu, pėrveēse me tė drejtė. Kėto janė porositė e Tij, kėshtu qė tė mendoni thellė. Mos iu afroni pasurisė sė jetimit (mund t’i afroheni) vetėm nė mėnyrėn mė tė mirė, derisa ai tė arrijė pjekurinė, zbatoni me drejtėsi masėn dhe peshojėn, Ne nuk ngarkojmė asnjė njeri pėrtej mundėsive tė tij. Kur tė flisni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja pėr (kundėr) tė afėrmit, dhe zotimin e dhėnė Allahut plotėsojeni. Kėto janė ato me ē`ka Ai ju porosit kėshtu qė tė pėrkujtoni. Dhe me tė vėrtetė kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), prandaj pasojeni atė e mos ndiqni rrugė tė tjera e t’ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, me shpresė se do tė tregoheni tė devotshėm.” (En`am, 151-153)

   Ato tre ajete Allahu i zbriti pas ajeteve tek tė cilat pėrmendi rrugėn e humbjes qė ndiqnin idhujtarėt arabė, pėrrallat e tyre dhe gėnjeshtrat qė shpiknin pėr Allahun nė lidhje me ndalimin e ngrėnies sė mishit tė disa kafshėve, tė mbjellave dhe frutave.

   Ajeti i parė flet pėr teuhidin, parimin madhėshtor tek i cili kthehen tė gjitha urdhėrat dhe ndalesat e tek ai bazohen sheriatet e tė gjitha feve. Pa teuhidin nuk bėn dobi asnjė vepėr. Nė kėtė ajet flitet pėr ndalimin e tė gjitha llojeve tė shirkut, i cili ėshtė gjynahu tė cilin nuk ia fal Allahu atij qė vdes nė tė. Ajeti porosit pėr respektimin e prindėrve qė janė baza e familjes, prehri ku rriten brezat dhe bėrthamat e shoqėrisė. Ajeti ndalon padrejtėsinė ndaj foshnjave dhe kujdeset pėr tė drejtėn e tyre, sepse fėmijėt janė forca e umetit. Ajeti ndalon nga veprat e shthurura qofshin ato tė shfaqura apo tė fshehta qė tė pėrhapet pastėrtia, dhe morali i lartė, tė mbrohet e mira dhe tė varroset e keqja, tė mbrohet nderi dhe tė drejtat. Ajeti flet pėr ndalimin e vrasjes padrejtėsisht tė dikujt qė shoqėria islame tė largohet nga shkatėrrimi qė sjellin luftėrat dhe kryengritjet.

   “Thuaj! Ejani t’ju lexoj atė qė, me tė vėrtetė, ju ndaloi Zoti juaj!” Ejani e drejtohuni kėndej qė t`ju tregoj dhe t`ju lajmėroj pėr ato qė, me tė vėrtetė, ju ka ndaluar Zoti juaj e jo pėr hamendje, pėrkundrazi ju lajmėroj pėr shpalljen qė zbret nga Zoti juaj dhe urdhėrin prej Tij. “tė mos i shoqėroni Atij asnjė send” mos tė lutni pėrveē Zotit tuaj askėnd nė qiell apo nė tokė. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) “Dhe (mua mė shpallet) me tė vėrtetė xhamitė janė veēant pėr tė adhuruar Allahun, e mos adhuroni nė to askėnd tjetėr me Allahun!” (Xhin, 18) Mos i shoqėroni Atij askėnd nė lutjen qė ėshtė adhurim dhe as nė lutjet e tjera, as nė therjen e kurbanit e as nė premtime, as nė kėrkimin e mbrojtjes e as nė kėrkimin e ndihmės, as nė mbėshtetje, shpresė, frikė dhe tavaf nė shtėpi tjetėr pėrveē shtėpisė sė Tij (Kabes), as nė frikėrespekt, sexhde, ruku, dashuri dhe madhėrim, pėrkundrazi adhurojeni Zotin tuaj tė vetėm me tė gjitha llojet e adhurimit e duke iu larguar tė gjitha llojeve tė shirkut.

   Ky ajet urdhėron pėr tė gjitha llojet e adhurimit tė Allahut ashtu siē tregohet edhe nė shumė ajete tė tjera. Muhammedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Kush vdes duke mos i bėrė shirk Allahut, hyn nė xhenet.” Transmetoi Muslimi.

   “tė silleni mirė me prindėrit” Pra ju ndaloi juve kundėrshtimin e tyre dhe ju porositi qė tė tregoheni bamirės ndaj tyre, e bamirėsia ndaj tyre tregohet me bindjen ndaj tyre aty ku nuk ka kundėrshtim tė Allahut, tregohet duke i nderuar ata, duke i bėrė tė ndihen tė gėzuar, mėshirimi dhe butėsia me ta, veprimi i gjithēkaje qė i rregullon ata, biseda e mirė me ta, lutja pėr ta kur janė gjallė dhe pasi tė vdesin, t’u dhurosh atyre vepra tė mira pasi tė kenė vdekur, mbajtja e lidhjeve me tė afėrmit dhe miqtė e tyre pasi ata tė kenė vdekur.

   “tė mos i vrisni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė, sepse Ne ju ushqejmė juve dhe ata” Disa prej idhujtarėve arabė i vrisnin vajzat e porsalindura nga frika e turpit, disa tė tjerė vrisnin djalin e porsalindur nga frika e varfėrisė, prandaj Allahu i Madhėruar i ndaloi nga ky zakon i keq dhe i lajmėroi se Ai ėshtė pėrgjegjės pėr rizkun e fėmijėve dhe baballarėve. Nė kėtė ndalesė pėrfshihet edhe dėshtimi i qėllimshėm i fėmijės nga frika e varfėrisė ose pėrdorimi i tabletave kundėr shtatzanisė, por nėse ka ndonjė domosdoshmėri lejohet pėrdorimi i tyre pėr aq sa e kėrkon kjo domosdoshmėri si nė rastin kur gruaja nuk mund ta mbajė dot shtatzaninė pėr ndonjė shkak shėndetėsor apo kur shtatzania e njėpasnjėshme dėmton fėmijėn e lindur mė parė.

   “tė mos u afroheni veprave tė shėmtuara tė hapta apo tė fshehta qofshin” atyre veprave qė janė tė shpifura dhe shumė tė kėqija sipas logjikės dhe natyrshmėrisė sė njeriut e pėr ndalimin e tė cilave kanė qenė tė njė mendimi tė gjitha fetė qiellore. Allahu i Madhėruar i ka cilėsuar disa nga kėto vepra. “Mos iu afroni imoralitetit (zinasė) se ajo ėshtė njė vepėr e shėmtuar dhe rrugė e keqe.” (Isra, 32) “Pėrkujto kur popullit tė vet Luti i tha: A punoni tė shėmtuaren, qė asnjė nga popujt e botės nuk e bėri para jush.” (A`raf, 80) Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “I mallkuar ėshtė ai qė vepron veprėn e popullit tė Lutit, i mallkuar ėshtė ai qė vepron veprėn e popullit tė Lutit, i mallkuar ėshtė ai qė vepron veprėn e popullit tė Lutit!”

   Por, tė shėmtuara quhen edhe tė gjitha gjynahet e tjera dhe ndalimi nga afrimi tek kėto vepra ėshtė ndalim mė i plotė sesa ndalimi nga veprimi i tyre. Ndalimi nga afrimi tek njė gjynah ėshtė ndalim nga shkaqet dhe rrugėt qė tė ēojnė tek ai gjynah, ėshtė ndalim nga kėnaqja me imagjinimin e atij gjynahu, sepse vetja njerėzore mund tė mashtrohet nga gjynahet, prandaj sheriati ndaloi veēimin me njė grua tė huaj dhe bisedat me gratė.

   “tė hapta apo tė fshehta qofshin” Pra, Allahu ndaloi tė gjitha gjynahet qė bėhen haptazi ose fshehtas, ato gjynahe qė kryhen me gjymtyrė e janė tė dukshme dhe ato gjynahe qė janė tė fshehta nė zemėr si: mendjemadhėsia, smira, mashtrimi, hipokrizia si dhe urrejtja e asaj qė do Allahu dhe dashuria e asaj qė e urren Allahu.

   “mos e vrisni atė qė e ndaloi Allahu, pėrveēse me tė drejtė” Allahu ka ndaluar vrasjen e muslimanit, tė jobesimtarit tė cilit i ėshtė dhėnė besa nga prijėsi musliman dhe jobesimtarit qė nuk lufton kundėr muslimanėve. Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Nuk lejohet gjaku (vrasja) i muslimanit pėrveē tre rasteve: i martuari qė bėn imoralitet, ai qė vret dikė dhe ai qė e lė fenė e tij dhe ndahet nga xhemati.” “Kush vret njė muahed (jobesimtar tė cilit i ėshtė dhėnė besa nga prijėsi musliman) nuk do ta ndiejė erėn e xhenetit.” “Muslimani vazhdon tė jetė i lirė nė fenė e tij pėrderisa nuk ka derdhur gjak tė ndaluar, e nėse e bėn kėtė do tė zihet ngushtė.”

    “Kėto janė porositė e Tij” Premtim mes jush pėr ato qė ju lexoi dhe ju urdhėroi qė t`i mėsoni dhe tė punoni sipas tyre. “kėshtu qė tė mendoni thellė.” E tė dalloni se kush ėshtė e dobishmja dhe kush ėshtė e mira e tė veproni atė qė ėshtė e mirė e tė largoheni nga ajo qė ėshtė e keqe. E keqja e kėtyre veprave tė ndaluara njihet nga llogjika nėse thellohesh nė to, ndėrsa sheriati sqaroi me hollėsi tė kėqijat e kėtyre veprave tė ndaluara. Ai qė mendja e tij e largon nga kėto vepra tė ndaluara, me tė vėrtetė qė ėshtė i logjikshėm, ndėrsa ai qė mendja e tij nuk e largon nga kėto vepra tė ndaluara ėshtė mendjelehti qė nuk ka logjikė. E kush mund tė jetė mė i shėmtuar dhe gjynah mė i madh sesa shirku, mosrespektimi i prindėrve, veprat e shėmtuara dhe vrasja e atij qė e ka ndaluar Allahu?

   Ajeti i dytė flet pėr mėshirimin, ndihmesėn dhe kujdesin shoqėror mes muslimanėve dhe kujdesin pėr tė dobėtit dhe tė pamundurit. Ajeti gjithashtu ndalon shkeljen e tė drejtave, urdhėron pėr plotėsimin e marrdhėnieve mes njerėzve, drejtėsinė nė shkėmbimin e sendeve pa e tepruar dhe pa pakėsuar gjė, ndalon nga zullumi dhe padrejtėsia nė gjykim, dėshmi dhe fjalė edhe nėse kanė tė bėjnė me njerėzit e dashur apo tė urryer, urdhėron pėr drejtėsi nė gjithēka.

   “Mos iu afroni pasurisė sė jetimit (mund t’i afroheni) vetėm nė mėnyrėn mė tė mirė, derisa ai tė arrijė pjekurinė” Pra, mos iu afroni pasurisė sė tij veēse me atė mėnyrė qė ėshtė mė e dobishme pėr tė, mos iu afroni pasurisė sė tij veēse duke e mbrojtur atė, duke punuar pėr ta shtuar atė, mos e hani atė e mos e lini tė prishet e tė humbasė kot apo tė pakėsohet. Pėrpiquni pėr edukimin e jetimit, ndėrsa udhėzimi i tij ėshtė detyrė mė parėsore qė ai tė bėhet njė tullė e pėrshtatshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė. “derisa ai tė arrijė pjekurinė” pra derisa tė mbushi moshėn e pjekurisė e tė jetė i aftė pėr ta mbajtur si duhet pasurinė e tij, nė kėtė rast i jepet pasuria qė ta pėrdorė vetė.

 “zbatoni me drejtėsi masėn dhe peshojėn” pra ju ndaloi shkeljen e tė drejtave dhe mosplotėsimin si duhet tė marrdhėnieve. Plotėsojini si duhet tė drejtat pa mangėsuar prej tyre. “Ne nuk ngarkojmė asnjė njeri pėrtej mundėsive tė tij.” Prej mėshirės sė Allahut ėshtė se Ai nuk urdhėron e nuk ndalon pėrveēse pėr atė qė ėshtė e mundur. “Kur tė flisni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė” Pra nėse gjykoni ose dėshmoni ose nėse futeni pėr tė rregulluar mes dy personave qė kanė mosmarrveshje, ose nėse lavdėroni ose pėrmendni tė kėqijat e dikujt pėr ndonjė qėllim tė bazuar nė Sheriat, atėherė mbani drejtėsi, edhe nėse ai qė gjykohet, ai pėr tė cilin ose kundėr tė cilit dėshmoni ėshtė prej tė afėrmve tuaj e njėsoj me tė ėshtė edhe i huaji apo ai qė urreni.

   “dhe zotimin e dhėnė Allahut plotėsojeni” Zotimi i dhėnė Allahut pėrmbledh urdhėrat, ndalesat dhe ligjet e Tij. Allahu i Madhėruar i tha beni israilėve (ky ėshtė komentimi i ajetit) “dhe zbatoni premtimin qė mė keni dhėnė Mua. Unė zbatoj atė qė ju premtova” (Bekare, 40) Nė kėtė zotim pėrfshihen edhe marrėveshjet dhe premtimet e dhėna mes njerėzve nėse nuk janė nė kundėrshtim me sheriatin e kur bėhen pėr hir tė Tij, se Ai na urdhėroi pėr mbajtjen dhe plotėsimin e tyre.

   “Kėto janė ato me ēfarė Ai ju porosit, kėshtu qė tė pėrkujtoni.” Pra, tė pėrkujtoni kėto porosi nėse lini pas dore zbatimin e tyre me qėllim ose pa qėllim qoftė. Nėse pėrkujtohet njeriu pėr detyrimin e pėrkujtimit tė tyre atėherė ai fillon t`i zbatojė ato.

   “Dhe me tė vėrtetė kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), prandaj pasojeni atė e mos ndiqni rrugė tė tjera e t’ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, me shpresė se do tė tregoheni tė devotshėm.” Pra ju ndaloi shmangien nga rruga e drejtė e shkuarjen majtas e djathtas e ju bėri detyrė pasimin e rrugės sė drejtė, e rruga e drejtė ėshtė i gjithė Islami.

   Ndėrsa fjala “tė tregoheni tė devotshėm” ėshtė pėrmendur sepse vazhdimėsia nė rrugėn e drejtė i pėrket vetėm atyre qė janė tė devotshėm. Tė treja ajetet e pėrmendura kanė edhe shembuj tė tjerė nė Kuran dhe Sunet. Abdullah ibn Mesudi ka thėnė: “Kush dėshiron tė shikojė porosinė e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) le tė lexojė kėto ajete (dhe pėrmendi kėto tė treja). Sa kėshillues i madh qė ėshtė Allahu, sa porosi madhėshtore qė ėshtė ajo e sa i lumtur do tė jetė ai qė vepron sipas asaj porosie. Fillimi i kėsaj rruge ėshtė nė dynja, ndėrsa fundi i saj ėshtė nė xhenet, ndėrsa largimi nga rruga e drejtė duke pasuar epshet dhe dynjanė ose duke bėrė bidate, kufėr ose hipokrizi e ka fillimin nė dynja ndėrsa fundin nė xhehenem, nė dynja mbytet nė epshe dhe vuajtje, nė varr zhytet nė errėsirat e tij ndėrsa pas ringjalljes nė xhehenem.

   Sikur ēdo musliman tė vepronte sipas kėtyre porosive, atėherė Allahu do tė ishte me tė, do t`i jepte sukses nė ēėshtjet e tij, e ai do tė ishte bamirės me veten e tij, do tė ishte bamirės me krijesat e njerėzit do tė shpėtonin nga e keqja e tij.

   Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) “Bindjuni Allahut dhe tė dėrguarit e kini kujdes (mos kundėrshtoni). E nėse refuzoni, atėherė pra, dijeni se obligim i tė dėrguarit Tonė ėshtė vetėm komunikimi i qartė.” (Maide, 92)

 

Shejh Ali Abdurrahman el Hudhejfi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010