A lejohet tė hyj nė vende ku ka alkool nėse unė nuk pi?
21.12.2009 19:58:29

Pyetja:

A lejohet tė hyj nė vende ku ka alkool nėse unė nuk pi?

Pėrgjigja:

Ajeti me tė cilėn ndalohet pirja e alkoolit ka ardhur nė formėn me tė cilėn kėrkohet nga muslimani tė largohet nga vendet ku pihet ai. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar.” (Maide, 90)  

Komentatorėt kur kanė folur pėr formėn e largimit se cila kėrkohet nga muslimani nė kėtė ajet kanė dhėnė disa sqarime, disa kanė thėnė se ėshtė fjala tė largohemi nga ajo tavolinė ku pihet ajo, kurse disa tė tjerė kanė thėnė se ėshtė pėr qėllim tė largohemi nga vendi ku pihet ajo, qoftė ajo dhomė, lokal apo diēka tjetėr.

Ajo qė ėshtė mė e rrezikshme dhe qė konsiderohet haram pėr muslimanin ėshtė tė qėndrojė nė tavolinėn ku servohet dhe pihet ajo pasi pėr kėtė ka edhe argumente tė tjera qė e sqarojnė kėtė ndalesė, ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) mallkon atė qė ulet nė tavolinen ku pihet alkooli.

Tė qėndruarit nė lokale ku pihet ajo, gjithashtu, ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet, por fukahatė kur flasin pėr haramet qė bėhen tė pėrhapura aq shumė nė njė shoqėri dhe ėshtė e pamundur t`u ikim atyre, siē ėshtė rasti tani me lokalet me alkool, themi se nėse nuk kemi vend tjetėr ku tė shkojmė, pra nuk ka lokale pa alkool, atėherė lejohet tė qėndrojmė, por tė kemi parasysh qė kjo mos tė bėhet vetėm nėse pėr kėtė kemi nevojė. Kurse nėse ekzistojnė lokale ku nuk ka alkool, atėherė neve nuk na lejohet tė zgjedhim lokalet ku pihet alkooli. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

21.02.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010