Pyetja:
Jam njė musliman qė, elhamdulilah, po pėrpiqem t'i kryej
tė gjitha obligimet qė mi ka urdhėruar Allahu dhe ato
obligime i bėj sipas sunetit tė pejgamberit (alejhi
selam), por problemi ėshtė se nė kėtė vend ku unė banoj
ka njė imam (bidatēi), i cili po na ofendon nė mėnyrė
tepėr fyese, sa qė na konsideron se paguhemi nga
ēifutėt dhe se e shkatėrrojmė Islamin dhe se nuk jemi
tjetėr, vetėm se jobesimtarė.
Ai jo se nuk e di tė vėrtetėn, por me qėllim i bėn kėto
gjėra. Sa herė kemi debatuar, ai vetėm shpif pėr tė
mbrojtur vendimin e vet. Edhe nėse bėjmė ndonjė vepėr
sipas sunetit, siē ėshtė thėnia "Amin!" pas Fatihasė,
ai e ndėrpret namazin. Qė ta nxjerrim nga xhamia nuk
kemi mundėsi se i ka "rrėnjėt" e gjata. Edhe tani qė po
e shkruaj kėtė letėr po qaj nga ajo qė po mė ndodh.
Vėlla i dashur, ki frikė Allahun dhe mė kėshillo drejt.
Tė lutem mos mė jep pėrgjigje tė shpejtuar, dhe mė trego
a kam te drejtė ta vras atė fasik?
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Edhe ne tė pėrshėndesim dhe lusim Allahun e Lartėsuar tė
ju shpėrblejė me xhenet pėr mendimin e mirė qė keni pėr
faqen tonė.
Gjithashtu gėzohemi dhe ndiejmė kėnaqėsi kur ndėgjojmė
pėr ata qė janė si shembulli yt, tė rinjė qė i kthehen
Krijuesit tė tyre dhe nuk pėrtojnė tė praktikojnė ēdo
dispozitė qė e dėgjojnė pa marrė parasysh kundėrshtimet
me tė cilat mund tė ballafaqohen. Pėr ta Allahu i
Lartėsuar thotė: Kur thirrėn besimtarėt pėr gjykim
ndėrmjet tyre te Allahu dhe te i dėrguari i Tij, e
vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: Dėgjuam dhe
respektuam. Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit (Nur,
51)
Sa i pėrket problemit tėnd me imamin bidatxhi siē e quan
ti, ne do tė mundohemi t`i pėrgjigjemi pyetjes, por sė
pari dėshirojmė t`ua bėjmė me dije se kėto fjalė qė do
t`i themi nuk janė mendime tona personale, por janė
mendime tė dijetarėve me tė cilėt kemi diskutuar pėr
probleme tė tilla, pėr shkak se me kėtė lloj problemi
jemi ballafaquar edhe ne edhe shumė tė rinjė si ti.
Atė qė duhet patur parasysh ēdo musliman i cili e
kupton hakun (tė vėrtetėn) ėshtė se shumica e
muslimanėve dhe e njerėzve nė pėrgjithėsi jetojnė nė
injorancė, tė nėnshtruar epshit tė tyre dhe nxitojnė
pas kėnaqėsive e dėfrimeve nė kėtė botė. Kurse ata qė i
kanė shpėtuar kėsaj dhe e konsiderojnė veten nga
praktikuesit e fesė prap shumica e tyre kanė probleme me
ato gjėra qė i dijnė, kėshtu qė shumė gjėra i marrin me
fanatizėm.
Pastaj ēdonjėri nga ne duhet tė dijė se nė atė moment qė
e merrė kėtė rrugė, ai vetėm se e ka future veten nė
rradhėn e thirrėsave. Ne e dimė se rruga e thirrėsit nuk
ėshtė rrugė e shtruar me lule, por ėshtė njė rrugė ku
kėrkohet durim, urtėsi, mendjemprehtėsi, pėr shkak se do
tė ballafaqohet me vėshtirėsi tė mėdha, pėr kėtė e kemi
shembullin mė tė mire, Profetin (salallahu alejhi ue
selem) se ēfarė vėshtirėsi ka patur gjatė thirrjes sė
tij.
Gjėja e parė qė duhet tė kesh parasysh vėlla i dashur
ėshtė se nė kėto raste nuk lejohet asesi tė pėrdoret
ashpėrsia, arroganca, mos tė flasim pėr ndonjė vepėr
tjetėr mė tė rėndė, ashtu si e pėrmend ti nė fund tė
letrės. Por, duhet tė pėrdorėsh butėsinė dhe
mendjemprehtėsinė, dėgjo ēfarė thotė Profeti (salallahu
alejhi ue selem) pėr butėsinė: Nuk ka asnjė vepėr nė
tė cilėn pėrdoret mendjehollėsia, e qė nuk e dėmton ajo
atė punė. Allahu ėshtė i butė dhe e do butėsinė.
Pastaj thotė: Ai i cili privohet nga butėsia
privohet nga e mira. dhe thotė: Nuk ka asnjė
vepėr ku pėrdoret butėsia e qė ajo punė mos tė
zbukurohet (rregullohet ) dhe nuk ka asnjė vepėr ku
pėrdoret ashpėrsia e qė atė punė mos ta prish. (kėto
hadithe i transmeton Buhariu nė librin Edebu mufred)
Gjithashtu, e di se si Profeti ballafaqohej me
vėshtirėsi, posaēėrisht nė periudhėn e Mekės e ai
gjithmonė bėnte durim dhe i tejkalonte ato me
mendjemprehtėsi, siē ėshtė rasti kur ka shkuar nė Taif
se si u sollėn ata me tė dhe ai bėri lutje pėr ta qė
Allahu tė nxjerrė nga pasardhėsit e tyre muslimanė qė e
adhurojnė Allahun e nuk bėri lutje qė tu hakmirret
atyre, pasiqė Allahu ia kishte lėnė mundėsinė edhe tė
bėjė lutje pėr hakmarrje.
Prandaj, gjėja e parė qė duhesh ti tė ndryshosh ėshtė ta
pėrmirėsosh sjelljen tėnde sė pari me kėtė imam, pastaj
me gjithė xhematin dhe njerėzit dhe ti shikosh ata me
sy tė mėshirės, se po ta dinin tė vėrtetėn ata nuk do tė
vepronin ēfarė veprojnė, sjellja jote e mirė mundet tė
dėpėrtojė nė zemrat e tyre, kurse arroganca vetem krijon
pėrēarje.
Ndoshta mund tė thuash se imami nuk ėshtė njeri qė nuk e
di hakun, ne po themi pa marrė parasysh e di apo nuk e
di, ti duhet tė sillesh me tė sa mė mirė ta rrespektosh
ate tė mundohesh t`i afrohesh atij me fjalė tė mira, pėr
shkak se vetė Profeti ka vepruar nė kėtė formė.
Gjithashtu, kėrkohet nga ti nė asnjė formė mos ta lejosh
veten tė futesh nė debat dhe polemikė me tė, pėr arsye
se do tė jetė jo i sukseshėm pasiqė ai nė kėtė formė
kurrė nuk do ta pranojė fjalėn tėnde.
Sa i pėrket praktikimit tė syneteve, posaēėrisht puna e
aminit, pėr arsye se synetet e tjera janė qė praktikohet
duke mos i penguar askujt si puna e ngritjes sė duarve
etj, nėse ajo shkakton pėrēarje, atėherė pėr ty ėshtė mė
mirė tė mos e praktikosh pėr njė kohė, pėr shkak se
dijetarėt thonė nėse praktikimi i njė syneti krijon
pėrēarje, tollovi si prishja e namazit dhe fitne pėr
injorantėt, atėherė ajo nuk praktikohet.
Nuk dėshirojmė tė keqkuptohemi nė kėtė ēėshtje, por
vėlla i dashur, ėshtė shumė normale nėse e marrim
natyrshmėrinė e njerėzve qė tė rfuzojnė ty dhe sjelljet
e tua, pasiqė ata, posaēėrish mė tė vjetrit, me dhjetra
vite janė falur nė formėn qė falen dhe kur vjen ndonjė
djalosh i ri si ti dhe u thotė atyre ta ndryshojnė
faljen ėshtė shumė normale qė ata tė refuzojnė ty dhe tė
kundėrshtojnė.
Mė kujtohet njėri nga dijetarėt me tė cilėt diskutonim
kėtė ēėshtje na porosiste neve pasi tė kthehemi nė
vendin tonė tė mos nxitojmė nė formėn e ndalimit apo
heqjes sė disa bidateve qė janė pėrditshmėri e xhamive
tona, duke thėnė qė tė kemi kujdes kur tė shkojmė nė
xhamitė tona, mos tė fillojmė menjėherė me kėto bidate
duke u thėnė se kjo ėshtė bidat (pra risi), kjo ėshtė
bidat e kėshtu me rradhė pėr shkak se edhe ata do tė
thonė edhe ti je bidat (risi) me kėto thėnie, pasiqė pėr
kėto nuk kanė dėgjuar ata mė parė dhe do tė na nxjerrin
nga xhamia. Por, duhet sė pari tė fillojmė nė shpjegimin
e teuhidit dhe shirkut, pastaj tė mundohemi tė fusim nė
zemrat e tyre dashurinė ndaj Profetit (salallahu alejhi
ue selem) dhe sunetit tė tij, mė pasė anullimi i risive
ėshtė mė e pranuar tek ata dhe kjo bėhet gradualisht. Tė
jesh i bindur se ka njerėz qė kanė praktikuar kėtė
metodikė kanė patur suksese shumė tė mėdha. Lusim
Allahun e Lartėsuar t`i shpėrblej ata!
Alaudin Abazi
02.08.2005