Jam duke u ballafaquar me njė fenomen, gibetin
21.12.2009 19:55:56

Pyetja:

Selam alejkum ue rahmetullah!
Nė kohėn qė jam duke u munduar tė shėrohem, inshallah me ndihmėn e Allahut nga cytjet e shejtanit (sihrit) duke lexuar vetė Kuran dhe me lutje... Jam duke u ballafaquar me njė fenomen, gibetin, tė cilin nuk jam duke e pėrballuar lehtė. Kritikoj, ju tėrheq vėmendjen njerėzve pėrreth, por e kotė, e kanė tė shprehur tejmase kėtė ves. Sidomos me njerėzit qė i kam te afėrm po reagoj shumė ashpėr, edhe nga frika mos po marr pjesė nė gjynah edhe nga dhimbja pėr ta qė vazhdojnė tė zhyten nė atė mėkat, kritikoj shumė, ju bėrtas, s’mund te kontrolloj veten.
Me rekomandoni ē’tė bėj. Po shpenzohem shumė duke ndenjur ashtu e vizitat janė tė shpeshta. Fatkeqėsisht edhe i thonė vetes musliman, disa prej tyre falen.
Allahu ju shpėrbleftė!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Edhe ne e lusim Allahun e Lartėsuar t’ju shėrojė nga ajo sprovė (nga sihri) dhe nga cytjet e tjera qė t’i bėn shejtani i mallkuar. Kurse sa i pėrket pyetjes suaj pėr formėn e parandalimit tė njerėzve nga gibeti, fenomen shumė i pėrhapur te shoqėria muslimane, themi: Muhamedi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė nė njė hadith tė saktė: “Kush nga ju sheh njė vepėr tė ligė, le ta ndryshojė atė me dorėn e tij, e nėse nuk mundet, atėherė me gjuhen e tij. E, nėse nuk mundet, atėherė me zemrėn e tij dhe kjo ėshtė imani mė i dobėt.”

Pra, vėlla i nderuar, ky hadith i konkretizon tė gjitha metodat e parandalimit tė veprave tė liga nė raport me tė tjerėt. Fillimisht, nėse ke mundėsi, e ndalon me dorė, p.sh nėse njė vepėr tė ligė e sheh dhe je kompetent ta ndryshosh atė, si p.sh nė fėmijėn tėnd apo nė punėtorin tėnd etj.. Por nėse nuk mund ta mėnjanosh me dorė, atėherė e kundėrshton me gjuhė duke pėrdorur metodat qė secila nga kėto tre shkallėzime ngėrthejnė nė vetvete.

Dhe sė fundi, nėse nuk ke mundėsi as me gjuhė, si p.sh. tė frikėsohesh qė nėse flet, do tė bėhet edhe mė keq apo do tė rritet ai mėkat, nė kėtė rast e mohon dhe refuzon me zemrėn tėnde dhe kjo ėshtė njė mundėsi qė nuk privohesh nga ajo assesi dhe pikėrisht pėr ta ėshtė theksuar nė hadith se pas saj s’mbetet as sa grimca e atomit iman (sepse ėshtė gjė qė nuk mundet askush tė tė ndalojė nga urrejtja e diēkaje me zemrėn tėnde).

Prandaj ti reagon dhe ndalon nga ajo e ligė sipas mundėsisė dhe pozitės qė ke me atė person. Por duhet tė kesh nė konsideratė formėn e parandalimit jo me fjalė tė rėnda dhe nėnēmuese, por duke i kėshilluar me tė butė dhe fjalė tė ėmbla dhe duke lutur Allahun Fuqiplotė.

Dhe nė fund, nėse nuk ndalon pas kėshillimit tėnd, atėherė largohesh nga ai tubim nė mėnyrė qė tė mos bėhesh nga mėkatarėt.
Allahu e di mė sė miri.


Fatmir Raēi
22.3.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010