Mė fajėsojnė, edhe pse s’kam faj
21.12.2009 19:54:54

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!
Desha tė mė jepnit njė kėshillė. Nuk po kam fat nė jetė, mė fajėsojnė edhe pse s’kam faj. Ju lutem mė tregoni ēfarė duhet tė bėj?
Allahu ju shpėrbleftė!
 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pyetja juaj ėshtė e pėrgjithėsuar, prandaj nuk e kemi tė qartė a ėshtė fjala pėr fatin pėr njė ēėshtje tė caktuar si martesa, apo ėshtė fjala pėr tė gjitha gjėrat. Sido qė tė jetė, nuk ėshtė e drejtė kjo mėnyrė tė menduari pėr vetėn, pa marrė parasysh a ėshtė fjala pėr martesė apo nė pėrgjithėsi. Tė menduarit negativisht pėr gjėrat duke ngjallur pesimizėm nė vete dhe duke ngritur paragjykime ėshtė i papranueshėm pėr besimtarin. Muslimani duhet ta kuptojė se tė gjitha gjėrat janė nė dorė tė Allahut dhe Ai nė caktimin e Tij nuk i bėn padrejtėsi askujt. Ju kėshillojmė tė largoni nga vetja kėto ide dhe tė keni mendim tė mirė pėr Allahun e Lartėsuar dhe ta kuptoni se i Gjithėdijshmi pėr tė gjitha gjėrat; ēfarė ėshtė mirė dhe ēfarė ėshtė keq pėr ne, ėshtė Allahu i Lartėsuar. Ai thotė: “Por, mund qė ju ta urreni njė send, e ai ėshtė shumė i dobishėm pėr ju, dhe mund qė ju ta doni njė send, e ai ėshtė dėm pėr ju. All-llahu e di (fundin e ēdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare, 216). Gjithashtu thotė: “... ėshtė e mundur qė juve diēka tė mos u pėlqejė, por qė Allahu nė atė do t’ju sjellė shumė tė mira.” (Nisa, 19)

Nėse njeriu i mbėshtetet Allahut tė Gjithėdijshėm, i dorėzohet Atij pėr ēdo vendim dhe ēdo punė nė jetė, por gjithmonė duke i bėrė sebepet dhe duke u angazhuar, atėherė Ai nuk e humb robin e Tij dhe nuk ia zhvlerėson mundin. Allahu i Lartėsuar thotė: “Mos u dobėsoni dhe mos u dėshpėroni (pikėlloni), se ju gjithsesi jeni mė tė lartė, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė.” (Ale Imran, 139)
Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
23.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010