|
Pyetja:
Selam
alejkum! Desha tju pyes pėr dhunėn nė shkollė. Kohėt e
fundit nė shkollat tona po rrihen tepėr nxėnėsit mes
tyre. Pyetja ime kishte me qenė, p.sh. nėse njė shok i
imi ėshtė duke u rrahur me dikė dhe janė duke e rrahur
dhe unė ndėrhyj pėr ta shpėtuar atė dhe mua mė vrasin.
Si ėshtė statusi im nė ahiret, a shkoj shehid apo diēka
tjetėr? Dihet se tė vdesėsh duke mbrojtur familjen shkon
shehid dhe nė luftė pėr Allah, por duke e mbrojtur
shokun nuk e di.
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Tek arabėt e vjetėr ishte e pėrhapur njė fjalė qė konsiderohej e
urtė, nė tė cilėn thuhej: Ndihmoje vėllanė tėnd,
zullumqar qoftė ai apo qė i bėhet zullum. Kjo urtėsi
nėnkupton se nė ngatėrresa njeriu duhet tė mbajė anėn e
tė afėrmit tė tij pa marrė parasysh a ka tė drejtė ai nė
atė ngatėrresė (d.m.th. atij i ėshtė bėrė padrejtėsi dhe
duhet tė ndihmohet), apo i ka bėrė padrejtėsi dikujt.
Njeriu edhe nė kėtė rast duhet tė anojė nga i afėrmi i
tij. Sqarimi i fundit i kėsaj fjale pa dyshim nuk ėshtė
i pranuar nė Islam, por as edhe logjika e shėndoshė nuk
e pranon. Njeriu nuk ndihmohet nė padrejtėsi dhe nuk
anon nga ajo, sado tė afėrt ta kemi dikė, pasi kjo na
bėn pjesėmarrės nė atė zullum. Fatkeqėsisht, nė traditėn
dhe kulturėn tonė ky parim ėshtė i njohur dhe me tė
veprojnė zakone dhe tradita tė cilat nuk kanė tė bėjnė
me Islamin dhe janė tė pėrhapura te ne, madje thyerja e
kėtij parimi konsiderohet tradhti ndaj familjes, fisit (kabiles)
dhe miqėsisė sė ndėrsjellė.
Me ardhjen e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
ndryshuan shumė besėtytni dhe tradita tė gabuara tė
pėrhapura te njerėzit nė pėrgjithėsi. Ndonėse kėsaj
fjale tė urtė Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk ia
ndryshoi tekstin, ai ia ndryshoi domethėnien dhe kėshtu
u kthye nga njė fjalė e urtė qė nuk ishte e drejtė, nė
njė fjalė tė urtė tė drejtė, madje edhe u bė porosi
profetike pasi Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi
tė, e tha atė si hadith.
Imam Buhariu nė koleksionin e tij shėnon nga Enes Ibėn Maliku, se i
Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė:
Ndihmoje vėllanė tėnd qoftė ai zullumqar ose i ėshtė
bėrė zullum. Njėri nga tė pranishmit pyeti: O i
Dėrguar i Allahut, ta ndihmoj kur i bėhet padrejtėsi,
por nėse ai ėshtė zullumqari, si ta ndihmoj nė kėtė rast?
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: Ta ndalosh
nga zullumi dhe kjo ėshtė ndihma e tij. Shėnon
Buhariu, Ahmedi, Tirmidhiu.
Prandaj dhuna neper shkolla dhe ndihma e ndėrsjellė nė mes shokėve
duhet tė jetė nė kėtė parim. Nėse shokut tėnd i ėshtė
bėrė zullum dhe sulmohet pa tė drejtė, atėherė ti duhet
tė ndėrhysh dhe tė ndalosh kėtė sulm dhe tė ndalosh
tjetrin qė ta lėndojė atė qė i ėshtė bėrė padrejtėsi.
Por nė kėtė ndėrhyrje duhet tė kesh parasysh shumė
rrethana, tregues dhe mundėsitė e tua, se ēfarė mund tė
shkaktosh me kėtė reagim. Vėrtetohet se Muhamedi
salallahu alejhi ue selem gjatė thirrjes nė Mekė shihte
sahabė qė torturoheshin, por ai bėnte lutje pėr ta dhe
nuk reagonte fizikisht, pasi kjo do tė nxiste dhunė edhe
mė shumė ndaj muslimanėve dhe dėmi do tė ishte mė i madh
se dobia. Ndėrsa kur kaloi nė Medinė dhe u fuqizua,
atėherė reagonte pėr ēdo padrejtėsi qoftė edhe fizikisht.
Prandaj nuk ėshtė e mjaftueshme qė ti tė reagosh vetėm
kur tė jesh i sigurt se sulmi ishte pa tė drejtė, por tė
shikosh se si do ta largosh dėmin qė ėshtė prezent duke
mos sjellė dėm edhe mė tė madh, siē e pėrmend ti,
humbjen e jetės sė ndonjėrit, qoftė edhe tė zullumqarit.
Kjo pėr faktin se ngatėrresat qė shkaktohen nėpėr
shkolla janė rezultat i mospajtimeve qė ndodhin mes
shokėve pėr gjėra tė ulėta, bile edhe tė ndaluara. Nuk
do tė hyj mė shumė nė analizimin e kėtyre shkaqeve dhe
tė dhunės sė pranishme nė shkolla pasi nuk ėshtė vendi
kėtu.
Nė anėn tjetėr, nėse shoku yt ėshtė zullumqari, atėherė ti duhesh
ta ndihmosh dhe ta largosh nga kėto punė tė kėqija dhe
ta udhėzosh nė punė tė dobishme. Allahu e di mė sė miri!
Alaudin
Abazi
6.6.2008
|