Nėse vjen njė lypės nėpėr shtėpi, si duhet tė veprojmė ndaj tij?
21.12.2009 19:51:00

Pyetja:

Selam alejkum!
Nėse vjen njė lypės nėpėr shtėpi, si duhet tė veprojmė ndaj tij,
se nė kohėn tonė po ka njerėz tė ndryshėm, tė cilėt kėrkojnė lėmoshė.
Allahu ju shpėrbleftė e ua shtoftė dijen!


Pėrgjigjja:

Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se t’u japėsh lėmoshė fukarenjve ėshtė prej ibadeteve tė mira, Allahu xh.sh. ka thėnė: “Ata tė cilėt pasurinė e vet e shpėrndajnė (nė rrugė tė Zotit) natėn e ditėn, fshehurazi ose haptazi, ata shpėrblimin e vet e kanė te Zoti i tyre dhe pėr ta nuk ka as frikė as pikėllim.” (El Bekare: 274)

Transmeton Omer ibn Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Prej veprave mė tė mira janė ta gėzosh njė besimtar, tė mbulosh trupin e tij (duke i blerė rroba), tė ngopėsh urinė e tij (duke e ushqyer atė ose duke i dhėnė lėmoshė pėr ushqim) apo t’ia kryesh ndonjė nevojė qė ka.” (Taberaniu, shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen.)
Po ashtu, transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Allahu xh.sh. ka thėnė: “Jep lėmoshė, o biri i Ademit, se edhe Unė ty do tė tė jap lėmoshė.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kėto ishin disa argumente tė cilat flasin pėr vlerėn e lėmoshės. Sa u pėrket personave tė cilėt vijnė nė shtėpi pėr tė kėrkuar lėmoshė, dihet se tani ka shumė njerėz tė kėsaj natyre dhe disa nė tė vėrtetė kanė nevojė, kurse disa tė tjerė nuk kanė nevojė, mirėpo kėrkojnė lėmoshė pėr t’u pasuruar apo pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e tyre financiare.

Nė kėtė rast, secili person vepron sipas gjendjes sė tij financiare dhe si e sheh ai atė person; nėse e sheh se ai nė tė vėrtetė ėshtė i sinqertė nė atė qė po thotė, se ka nevojė, atėherė i jep lėmoshė. Por nėse e sheh qė ai nuk ka nevojė apo vėren nė fjalėt e tij qė po gėnjen, atėherė nuk i jep.
Prapė duhet ta dimė se Allahu xh.sh. tė shpėrblen sipas nijetit tėnd, edhe nėse i jep sadaka tė pasurit pa dije.
 
 

Eroll Nesimi
12.7.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010