Njohja e teuhidit uluhije
19.12.2009 13:45:18

Dijetarėt islam e kanė bėrė njohjen e teuhidit uluhije me shprehje tė pėrafėrta, vetėm se disa prej tyre janė mė tė gjata se tė tjerat. Nga kėto njohje qė i kanė bėrė dijetarėt kėtij teuhidi mund tė pėrmendim:

1. Njėsimi i Allahut me veprat e robėrve.[1]

2. Njėsimi i Allahut nė adhurim.

3. Njėhsimi i Allahut nė tė gjitha lojet e adhurimit, tė dukshme dhe tė brendėshme, qofshin fjalė apo vepra, si dhe mohimin e adhurimit ndaj ēdokujt tjetėr veē Allahut, kushdo qoftė ai.

4. Dijetari Abdurrahman bin Sadi (Allahu e mėshiroftė!) i ka bėrė njė pėrmbledhje tė pėrgjithshme kėtij lloj teuhidi, duke pėrmendur komentimin dhe shtyllat e tij ku ka thėnė: “Sa i pėrket pėrcaktimit, komentimit dhe shtyllave tė tij, ai ėshtė  qė tė dijė robi dhe tė vėrtetojė me njė dije dhe siguri tė plotė se Allahu ėshtė i adhuruari i vetėm dhe i vėrtetė dhe se cilėsitė hyjnore dhe kuptimet e tyre nuk gjenden tek asnjė nga krijesat e Tij dhe nuk i meriton ato vetėm se Allahu i Lartėsuar.” 

Nėse kjo i bėhet e qartė dhe e pranon atė si tė vėrtetė, atėhere ai e njėson Atė me tė gjitha adhurimet, tė dukshme dhe tė fshehta. Po ashtu, i kryen tė gjitha detyrimet e dukshme tė Islamit si: namazin, zekatin, agjėrimin, haxhin, urdhėrimin pėr tė mirė dhe ndalimin nga e keqja, respektimin e prindėrve dhe ruajtjen e tė drejtave tė Allahut dhe tė robėrve tė Tij.

Gjithashtu, ky person i pėrmbahet bazave tė besimit nė Allah, engjėjt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e tij, Ditėn e Gjykimit si dhe caktimin e Allahut tė mirėn dhe tė keqen. Ky njeri, me kryerjen e kėtyre veprave, nuk kėrkon gjė tjetėr veē kėnaqėsisė sė Allahut dhe arritjen e shpėrblimit tė Tij, duke pasuar kėshtu tė Dėrguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam).  Kėshtu, ai beson nė ēdo gjė pėr tė cilėn argumenton Kurani dhe Suneti[2]. Do t’i gjesh veprat e kėtij personi qė nuk dalin nga ato qė ka urdhėruar Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Po ashtu, ai ėshtė ndjekės i tė Dėrguarit nė moralin, sjelljen heshtjen  si dhe nė tė gjithė veprat e tij.[3]

Hafidh el Hakemi ka thėnė nė poemėn e tij tė njohur:

Ky ėshtė lloji i dytė i teuhidit

Njėsimi i Zotit tė Arshit prej shoqėrimit.

Allahu tė jetė Zoti i vetėm qė ti adhuron

I bindur se askush veē Tij kėtė se meriton.[4]

 

Emrat me tė cilat e kanė emėrtuar dijetarėt  kėtė lloj teuhidi

1.Teuhidi uluhije; (sikurse kemi folur dhe mė lartė) ėshtė emėrtuar me njė emėr tė tillė, pėr shkak tė lidhjes sė tij me Allahun, apo me tė njėsuarin, sepse ai ėshtė i ndėrtuar nė sinqeritetin e plotė ndaj tė adhuruarit dhe dashurinė e madhe pėr Tė, tė vetėm pa shok. Kėshtu qė, kjo gjė kėrkon sinqeritet nė adhurim.

2. Teuhidi i adhurimit; kjo si shkak i lidhjes sė tij me njėsuesin, i cili ėshtė robi dhe se ky pėrmban sinqeritetin nė adhurimin e Allahut tė vetėm pa shok.

3. Teuhidi i dėshirės; sepse ai pėrmban sinqeritetin. Gjithashtu, teuhidi i dėshirės ėshtė i ndėrtuar nė kėrkimin e kėnaqėsisė sė Allahut dhe fytyrės sė Tij nė veprat qė kryen njeriu.

4. Teuhidi i qėllimit; sepse ai ėshtė i ndėrtuar mbi qėllimin e sinqertė, i cili kėrkon sinqeritetin nė adhurimin e Allahut.

5. Teuhidi i kėrkesės; sepse ai nė vetveten e tij pėrmbanė kėrkesė dhe lutje qė robi ia drejton Allahut.

6. Teuhidi veprimeve; sepse ai pėrmban veprimet, qofshin kėto tė zemrės apo tė gjymtyrėve.

7. Teuhidi punėve; sepse ai ėshtė i ndėrtuar mbi sinqeritetin nė vepra dhe kryerjen e tyre vetėm pėr Allahun.

 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Pėrktheu: Bledar Haxhiu


[1] Salih Feuzan nė librin “Akidetu teuhid”  f.  36.

[2] Suneti i Profetit janė: veprat dhe thėniet e tė dėrguarit, si dhe tė gjitha ato ēėshtje  tė cilat ai i ka pranuar prej sahabėve dhe nuk i ka ndaluar ata prej tyre

[3]  Abdurrahman Sadi “Kaulu sedid fi mekasidu teuhid”  f. 14-17,

[4] “Mukhtesar Mearixh el-Kabul” Hafidh elHakemi,  f. 16.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010