A duhet ta shpaguaj zotimin?
21.12.2009 19:49:14

Pyetja:

Eselamu alejkum! Fillimisht ju pėrshėndes dhe ju uroj pėr punėn e mirė qė bėni, Allahu ju shpėrbleftė.
Kam njė pyetje, e cila ėshtė ndoshta pak e komplikuar, por shpresoj qė do tė mund tė kuptoni dhe tė mė jepni njė pėrgjigje rreth saj.
A duhet ta shpaguaj zotimin?
Njė ditė me disa vėllezėr ishim duke shkuar pėr tė falur njė nga namazet e ditės. Para se tė fillojmė namazin, njė vėlla mė tha qė tė dilja unė ta falja namazin, mirėpo unė sepse isha i lodhur dhe pėr disa arsye tė tjera, kėmbėngula tė mos dal imam, madje edhe duke u zotu se “Vallahi nuk dal”. Pėr njė kohė tė shkurtėr qė kemi qėndruar aty para se ta fillojmė namazin, unė harroj zotimin qė bėra dhe lidhem nė namaz si imam. Gjatė namazit mė bie ndėrmend zotimi dhe nuk e kam parė tė arsyeshme qė ta ndėrpres namazin. Nėse keni mundėsi njė pėrgjigje nė lidhje me kėtė pyetje, se a duhet ta shpaguaj kėtė zotim.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Sė pari, ju bėjmė me dije se duhet tė kemi kujdes qė tė mos e bėjmė praktikė dhe pėrditshmėri betimin pėr ēdo gjė. Allahu i Lartmadhėruar e qorton kėtė shprehi dhe nuk e do. Ai thotė: “Mos e respekto askėnd qė betohet shumė dhe ėshtė i poshtėr!” (Kalem, 10)

Fatkeqėsisht te shumė muslimanė ėshtė bėrė shprehi qė tė betohen rreth gjėrave mė tė thjeshta dhe tė panevojshme, posaēėrisht nėse ėshtė fjala pėr kryerjen e veprave tė mira, fisnikėri, respekt, mirėsi, etj. Kjo aludon pėr dobėsinė e besimit tė tyre dhe mos respektimin e Allahut tė Plotfuqishėm. Ėshtė e nevojshme qė besimtari ta madhėrojė dhe respektojė Krijuesin e tij e jo ta bėjė Atė peng pėr ēdo bisedė dhe ēdo marrėdhėnie me tė tjerėt. Allahu i Lartėsuar thotė: “E mos e bėni Allahun peng tė betimeve tuaja (kur betoheni nė Te), kur doni tė bėni vepra tė mira, tė silleni mirė dhe tė bėni pajtim ndėrmjet njerėzve. Allahu i dėgjon tė gjitha dhe i di” (Bekare, 224).

Pas kėtij sqarimi tė domosdoshėm, qė ta largojmė nga vetja kėtė praktikė jo tė lavdėruar, themi se jo ēdo betim nėnkupton se duhet tė kompensohet (tė bėhet kefaret). Me fjalė tė tjera, betimi tė cilin njeriu e bėn pa qėllim dhe vetėm pse i ėshtė mėsuar goja, nuk e obligon atė qė tė bėjė kefaret pėr tė.

Ibėn Haxheri nė librin e tij “Bulugul Meram” nė kapitullin e betimeve dhe zotimeve pėrmend njė transmetim nė lidhje me ajetin: “Allahu nuk ju merr nė pėrgjegjėsi pėr betimet tuaja tė paqėllimta, por ju merr pėr ato qė i bėni qėllimisht me gjithė zemėr. All-llahu ėshtė i butė dhe falė shumė.” (Suretu Bekare, 225). Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rreth komentimit tė kėtij ajeti thotė: “Kjo ėshtė kur njeriu thotė: “Jo vallahi! Po vallahi!”(Shėnon Buhariu). Pra, ėshtė fjala pėr praktikėn e disa njerėzve qė pa dyshim e teprojnė. Nėse i thotė dikush: “Eja tė shkojmė tė pimė ēaj ose tė hamė bukė”, ai tė thotė: “Jo, vallahi nuk mundem”, pastaj shkon. Pėr kėtė nuk ka nevojė kefaret dhe ajeti i sipėrpėrmendur ka tė bėjė me kėto raste ashtu siē e komentoi Aisheja. Ky betim quhet “jeminul legvi”, betim i anuluar.

Duke pasur parasysh kėto qė pėrmendėm, themi se betimi juaj nė kėtė rast ėshtė betim i anuluar dhe nuk e keni obligim kefaretin (kompensim). Allahu e di mė sė miri!

 


Alaudin Abazi
5.4.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010