Kur e kemi dikė vėlla/motėr nga qumėshti?
21.12.2009 19:48:57

Pyetja:

E nderuara redaksi, jam njė motėr me mbulesė dhe njė djalė xhaxhai mendoj se e kam vėlla nga qumėshti, por nuk po kam guxim t'i flas pėr dore apo tė dal para tij pa mbulesė, prandaj kam nevojė pėr njė argument tė fuqishėm dhe njė fetva se kur e kemi dikė vėlla/motėr nga qumėshti.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Tė pėrgėzoj motėr e nderuar se ajo qė ke bėrė ti ėshtė e njė rėndėsie tė madhe nė Islam. Pra, para se tė ndėrmerrni ndonjė hap, tė shikoni nė fenė tuaj se qysh e gjykon ajo atė gjė.

Allahu i Lartėsuar nė Kuranin e Madhėrishėm thotė: "Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.” (Nisa, 65)

Pra, pėr tė qenė musliman i denjė kėrkohen nga ti tri gjėra:

E para: Para se tė veprosh ndonjė gjė, tė shikosh mendimin apo atė qė thotė feja jote.

E dyta: Tė hapėsh gjoksin tėnd dhe tė jesh i gatshėm ta pranosh gjykimin e Islamit nė atė formė qė ai e sheh duke mos e favorizuar atė nga anon ti apo epshi yt. Dhe e treta dhe e fundit, ti dorėzohesh atij gjykimi edhe nėse nuk tė duket i drejtė nė shikim tė parė.

Allahu i Lartėsuar nė Kuranin e Tij Famėlartė i ka pėrcaktuar muslimanit dhe muslimanes ata apo ato qė i lejohen pėr martės nė njė formė shumė tė prerė.
Allahu nė njė citat kuranor cakton ato qė i ndalohen muslimanit pėr martesė: “U janė ndaluar juve (tė martoheni me): nėnat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motės, nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji, motrat nga gjiri, nėnat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qė janė nėn kujdesin tuaj e tė lindura (prej tjetėr babai) nga gratė tuaja me tė cilat patėt kontakt, e nėse nuk kenė pasur kontakt me to (me gratė), atėherė s'ka pengesė (tė martoheni me ato vajza), dhe (janė tė ndaluara) gratė e bijve tuaj qė janė tė lindjes suaj (jo tė bijve tė adoptuar), dhe tė bashkoni (pėrnjėherė nė njė nikah) dy motra, pėrpos asaj qė ka kaluar. Vėrtetė, Allahu fal shumė, ėshtė mėshirues i madh.” (Nisa, 23)

Njėri nga ata qė i ndalohet muslimanit tė martohet me tė ėshtė motra nga qumėshti, ashtu siē u cek nė citatin e lartpėrmendur. Pėr t’u konsideruar vėlla apo motėr nga qumėshti, duhet qė sė paku tė ushqehet nga qumėshti i nėnės sė atij apo asaj motre 5 herė dhe tė ushqehet derisa tė ngopet, duke qenė brenda 2 viteve tė lindjes sė tij apo saj, sepse Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Nuk konsiderohet “ridaa” tė ushqyer pėrpos brenda 2 viteve tė lindjes”, dhe hadithi qė gjendet nė Sahih Muslim nga Ajshja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila thotė: “Nga ajo qė u zbrit nė Kuran ishte tė ushqyerit dhjetė herė nga gjiri dhe ajo u anulua me pesė herė dhe vdiq Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė dhe nuk ndryshoi asgjė.”

Nėse ushqehet mė pak se 5 herė, atėherė nuk konsiderohet vėlla apo motėr nga qumėshti. Po nėse ushqehet 5 herė apo edhe me tepėr, atėherė ai fėmijė bėhet i afėrt nga qumėshti me fėmijėn e asaj nėne.
Allahu e di mė sė miri.


Fatmir Raēi
22.3.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010