Cili medhheb ėshtė mė i miri?
21.12.2009 19:44:26

Pyetja:

Cili medhheb ėshtė mė i miri?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Allahu i Lartėsuar na ka informuar qė ta adhurojmė Atė me librin e Tij (Kuranin) dhe rrugėn e tė Dėrguarit tė Tij (Sunetin). E sakta ėshtė se muslimanėt duhet t’i kuptojnė citatet sheriatike (qė kanė ardhur nga kėto dy burime) ashtu siē i kanė kuptuar dhe praktikuar sahabėt (shokėt e Muhamedit salallahu alejhi ue selem) dhe ata qė i pasuan kėta nga dijetarėt dhe muxhtehidėt e pranuar.
   Katėr imamėt e njohur: Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi, Allahu i mėshiroftė tė gjithė, janė ata pėr tė cilėt dėshmon umeti se me tė drejtė i kanė pasuar kėto dy burime nė formėn mė tė mirė dhe mė tė drejtė. Kapja e tyre pas kėtyre burimeve, mėsimi i umetit dhe pėrhapja e dijes sė mirėfilltė ishte misioni i tyre i jetės, tė cilin e realizuan shumė drejt. Prandaj, Allahu i Lartėsuar i begatoi ata qė t’u pėrmenden emrat pothuajse nė ēdo libėr dhe ēėshtje pėr tė cilėn flasin dhe debatojnė dijetarėt qė kanė ardhur pas tyre. Kjo ėshtė kėshtu krahas shpėrblimit dhe gradės qė shpresojmė se do ta arrijnė nė xhenet, tė cilin Allahu ua ka premtuar dijetarėve dhe kėrkuesve tė dijes.
   Mirėpo kjo qė u tha nuk i bėn ata tė shenjtė dhe tė pagabueshėm, pasi ne muslimanėt e dimė dhe jemi tė bindur se nė mesin e njerėzve nuk ka tė pagabueshėm, pėrveē tė Dėrguarve, tė cilėt janė nė mbikėqyrjen e drejtpėrdrejtė tė Allahut tė Lartėsuar. Prandaj, ishte Urtėsia e Allahut tė Lartėsuar qė thėniet e dijetarėve tė mos trajtohen nė Islam si argumente nė vete dhe tė veēanta, tė cilat pranohen pa iu nėnshtruar peshores sė Kuranit dhe tė Sunetit.
   Kėshtu ishte edhe metodologjia e kėtyre katėr imamėve, pasi ata vetė nė shumė raste deklarojnė se nėse gjejmė ndonjė thėnie qė kundėrshton Kuranin apo Hadithin, ne tė pasojmė kėto burime dhe t’i lėmė anash thėniet e tyre.
   Prandaj, duke pasur parasysh se tė gjithė kėta imamė kishin njė synim, qė t’i pėrcillnin umetit dijen e mirėfilltė burimore, themi se nuk ėshtė e qėlluar tė bėhet favorizimi i njėrit medhheb nė llogari tė tjetrit. Dijetarėt theksojnė se ai qė tenton ta bėjė kėtė dhe nė formė tė pėrgjithshme favorizon njėrin medhheb nė llogari tė tjetrit, ai nuk ka vepruar drejt.
   Por kjo nuk do tė thotė se tė gjitha medhhebet janė tė njėjta dhe nuk kanė dallime, pasi secili medhheb ka specifika dhe karakteristika me tė cilat dallohet dhe veēohet ndaj tė tjerėve. E, nėse dikush thekson dhe pėrmend njė specifikė dhe nėse lavdėrohet nė njė pikė njėri medhheb ndaj tjetrit, atėherė kjo ėshtė e mundur dhe kėtė e bėjnė dijetarėt, ashtu si lexojmė shpeshherė kur ata pėrzgjedhin mendimin e njėrit medhheb ndaj tjetrit. Por ajo qė nuk duhet bėrė ėshtė lavdėrimi i tepruar i njėrit medhheb nė formė tė pėrgjithshme, duke manifestuar fanatizėm ndaj atij medhhebi dhe nėnvlerėsim tė medhhebeve tė tjera.
   Pra, edhe njė herė themi se nuk bėhet favorizimi i njėrit medhheb ndaj tjetrit duke thėnė se ky ėshtė mė i mirė dhe mė i saktė se tė tjerat, pasi kjo nuk ėshtė e qėlluar dhe secili medhheb ka pėrparėsi nė njė fushė tė cilėn nuk e kanė tė tjerat dhe pėrgjithėsimi nė lavdėrim manifeston fanatizėm, ēka e cenon bashkimin dhe unitetin e umetit. Allahu e di mė sė miri!
 

Alaudin Abazi
14.3.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010