Pyetja:
Esselamu
alejkum ue rahmetullahi ue
berekatuhu. Fillimisht lus
Allahun e Lartėsuar qė tju shpėrblejė pėr misionin tuaj
fisnik.
Pyetja ime ėshtė paksa mė e ekzagjeruar. Ka tė bėjė me
medhhebet. A ėshtė mėkat tė jepet fetua e gabuar nga
ulematė e nderuar qė e quajnė vetėn muxhtehid nė
thonjėza, qė ēdo pyetje kur nuk mund ti jepet haku tė
thuhet kjo ka tė bėjė me kėtė apo me atė medhheb. Bie
fjala, shpesh pak edhe pėr lavdėrim thuhet se ne
hanefitė e kemi mė mirė, se edhe ashtu jemi 75% e
umetit...!
Si nėnpyetje tjetėr, prej cilit vit tė hixhretit, ose mė
mirė, pas sa vitesh tė ndėrrimit jetė tė Muhamedit
alejhi selam kanė filluar tė praktikohen medhhebet? Dhe
sa ėshtė e drejtė thėnia se nėse nuk je pėrcaktuar pėr
njė medhheb, nuk ke namaz?
Mua personalisht mė pengojnė mosmarrėveshjet nė xhami me
ata njerėz qė falen. Subhanallah, e nuk merremi me ta,
p.sh., qė nuk e falin namazin, apo nuk kryejnė as njė
farz tjetėr. Lus Allahun e Madhėrishėm tė na forcojė. Ue
estagfirullah el Adhim. Xhezak-Allahu hajren, ue selamu
alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut,
paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata
qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Vėlla i dashur! Edhe pse disa prej
pyetjeve qė ngrini janė themelore e tė tjerat sqaruese,
tema e shkruar nga hoxha Bahri Curri shtjellon kryesisht
ēėshtjet pėr tė cilat ju keni interesim, prandaj nė
mungesė tė kohės ne do tė mjaftohemi kėtė herė duke
sjellė kėtė temė tė shkruar. Shpresojmė se nė ndonjė
rast tjetėr do tė gjejmė kohė tė zgjerohemi mė shumė.
Alaudin Abazi
15.6.2007
A ĖSHTĖ E PRANUAR TEK ALLAHU NDARJA E MEDHHEBEVE?
Disa mendojnė se nė grupin tonė
sunit janė bėrė disa ndarje qė dallojnė njėri prej
tjetrit nė disa aspekte, ku kemi hanefi, maliki, shafi,
hanbeli, dhe thonė: A janė tė pranuara tek Allahu kėto
ndarje? Ėshtė e vėrtetė se ne duhet ta adhurojmė Allahun
xh.sh. sipas argumentit Kuranit dhe Sunetit, por nuk
ka mundėsi qė tė gjithė njerėzit tė jenė tė njė
kategorie nė njohjen e kėtyre argumenteve dhe si pasojė
vjen formimi i kėtyre medhhebeve. Ne duhet tė kuptojmė
drejt rolin e kėtyre medhhebeve dhe arsyen e themelimit
tė tyre. Nuk ekzistojnė vetėm kėto katėr medhhebe qė u
pėrmendėn, ka mė shumė, por vullneti i Allahut ishte qė
kėto katėr medhhebe tė marrin famė dhe tė jenė tė
njohura nga tė gjithė muslimanėt, ndėrsa tė tjerat tė
mbeten nė libra e tė njihen vetėm nga studiuesit. Vetė
ajeti kuranor i dallon njerėzit: Pyetni dijetarėt
pėr atė gjė qė nuk dini! (Nahl, 43) dhe i ndan nė
dy kategori:
1. Nė kategorinė e parė hyjnė dijetarėt, qė e kanė pėr
detyrė ti mėsojnė njerėzit dhe tu pėrgjigjen pyetjeve
qė u bėhen;
2. Nė kategorinė e dytė hyjnė
njerėzit e zakonshėm, qė e kanė pėr detyrė tu drejtohen
dijetarėve e ti pyesin pėr gjėrat qė nuk i dinė.
Nė bazė tė kėsaj dhe argumenteve
tė tjera nuk ndalohet taklidi (imitimi apo ndjekja e
dikujt nė parimet fetare), madje ai ėshtė i nevojshėm
pėr kategorinė e dytė tė lartpėrmendur, tė cilėt nuk
kanė dije. Duke u nisur nga kjo, dijetarėt e mirėfilltė,
nė mesin e tyre edhe themeluesit e medhhebeve, filluan
ixhtihadin (studimet, analizat dhe hulumtimet) e tyre
rreth argumen-teve (Kuranit dhe Sunetit), qė ti
pėrgatitin nė njė formė mė tė lehtė pėr tu pranuar dhe
praktikuar nga masa e gjerė muslimane, gjithmonė duke
synuar tė vėrtetėn dhe mė tė saktėn qė ka ardhur nė
sheriat. Si rezultat i kėsaj vjen themelimi i medhhebeve,
qė janė shkolla juridike tė formuara nė bazė tė
ixhtihadit tė njė dijetari, si rasti i kėtyre medhhebeve,
ku dijetarėt i theme-luan kėto medhehbe nė bazė tė
pėrfundimit tė tyre gjatė studimeve tė bėra nė kėtė
fushė (ixhtihadit), dhe ēdo herė, siē e dimė, kanė thėnė:
Nėse vėrtetohet hadithi, ai ėshtė medhhebi (mendimi) im!
Qė do tė thotė se nėse mendimi im bie nė kundėrshtim me
hadithin, bie dhe mohohet fjala ime dhe merret hadithi
pėr bazė.
Nė parim tė gjithė dijetarėt,
themeluesit e kėtyre medhhebeve, janė tė njė mendimi dhe
nuk kanė ndryshim, kanė tė njėjtėn bazė nė akide dhe tė
njėjtin synim nė ixhtihad, edhe pse kanė disa ndryshime
tė vogla nė gjėrat sekondare apo edhe nė disa mendime,
gjė qė vjen si pasojė e mosarritjes sė hadithit tek ai,
apo pėr shkak tė kritereve tepėr tė forta dhe nuk
pranojnė tjetėr vetėm se hadithet e sigurta. Por, nė
gjithė kėtė ata kanė shpėrblim, ia qėlluan apo nuk ia
qėlluan, sepse i Dėrguari (lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qoftė mbi tė) thotė: Ai, i cili gjykon, bėn
pėrpjekje (ixhtihad) dhe ia qėllon i ka dy shpėrblime, e
nėse nuk ia qėllon e ka vetėm njė shpėrblim.
Andaj, ndarja e medhhebeve nuk ėshtė e ndaluar apo e
papranuar tek Allahu, sepse qė tė gjitha bazohen nė
transmetimet e sahabėve qė i mėsuan kėto argumente nga i
Dėrguari (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė)
dhe pastaj ua pėrcollėn gjeneratave tė reja nė vazhdim.
Pėr shumė ēėshtje ka variante tė ndryshme qė disa sahabė
i kanė transmetuar disa prej tyre (ato qė i ka dėgjuar
dhe parė vetė nga i Dėrguari), tė cilat edhe i ka marrė
njėri prej kėtyre themeluesve tė medhhebeve, ndėrsa
variantet e tjera i ka marrė tjetri dijetar nga sahabėt
e tjerė, e kėshtu me radhė. Lejohet ndjekja e njė
medhhebi, me pėrjashtim tė rasteve kur dihet se
argumenti ėshtė i dobėt, apo te medhhebi tjetėr ekziston
argumenti mė i fortė dhe mė i saktė.
Njerėzit e thjeshtė duhet ti kuptojnė hadithet
nėpėrmjet shpjegimeve tė dijetarėve tė mirėfilltė, pasi
ata nuk janė nė gjendje qė ta bėjnė kėtė gjė vetė. Nėse
njė njeri punon nė pėrputhje me njė hadith tė saktė, tė
cilin e ka kuptuar nė bazė tė shpjegimit tė njė dijetari,
atėherė ai duhet tė vazhdojė tė punojė me tė, pa i dhėnė
rėndėsi dilemės apo dyshimit qė mund tė lindė pėr shkak
tė ndonjė hadithi tjetėr tė saktė, pasi siē dihet ai nuk
e ka pėr detyrė qė tė thellohet nė studimin e haditheve.
Por, edhe ndjekja e njė medhhebi tė caktuar nė tė gjitha
aspektet fetare, pa i pėrfillur mendimet e medhhebeve
apo tė dijetarėve tė tjerė, ėshtė e ndaluar, pasi ėshtė
nė kundėrshtim me argumentet e Kuranit dhe tė Sunetit.
Dijetarėt i klasifikojnė njerėzit nė tri grupe:
1. Dijetarėt, tė cilėt pėrpiqen qė, duke u bazuar nė
Kuran dhe Sunet, tė formojnė vetė rregullat dhe
dispozitat e legjislacionit islam;
2. Nxėnėsit e dijes, tė cilėt
ndjekin fjalėt e dijetarėve duke njohur edhe argumentet
pėrkatėse;
3. Njerėzit e thjeshtė, tė cilėt e
kanė pėr detyrė qė tė zbatojnė pikė pėr pikė fjalėt e
dijetarėve.
Pra, nuk mund tė themi se taklidi,
ndarja dhe pasimi i medhhebeve ėshtė i ndaluar apo i
papranuar, pasi shumica e njerėzve bėjnė pjesė nė grupin
e tretė dhe si tė tillė nuk mund tė thellohen nė pjesėn
dėrmuese tė ēėshtjeve fetare. Allahu e di mė sė miri!
Bahri Curri