Ēfarė ėshtė derogimi (nes'hi) nė Kuran?
21.12.2009 19:44:02

Pyetja:

Ēfarė ėshtė derogimi (nes'hi) nė Kuran?

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Derogim apo nes’hi nė kuptimin gjuhėsor do tė thotė anulim i diēkaje qė ka qenė prezente apo shlyerje, kurse nė aspektin e sheriatit ka shumė definicione e ne po zgjedhim njėrėn nga kėto, ajo ėshtė: “Anulimi i njė dispozite tė sheriatit nga Ligjėdhėnėsi (Allahu) me njė dispozitė tjetėr.”

Argumente pėr kėtė ka shumė e ne po pėrmendim   thėnien e Allahut nė Kuran: “Ne nuk shfuqizojmė (pezullojmė) asnjė nga argumentet tona, apo ta hedhim nė harresė e tė mos sjellim edhe mė tė dobishėm se ai, ose tė ngjashėm me tė. A nuk e ke ditur se Allahu ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo send”? (Bekare, 106)

Dhe ajeti: “Kur njė ajet e zėvendėsojmė me njė tjetėr - e Allahu di mė sė miri se ēka shpall - ata thonė: ‘Ti (Muhamed) je vetėm trillues.’ Jo, por shumica e tyre nuk dinė.” (Nahl, 101)

Nga kėto ajete kuptojmė se anulimi i disa dispozitave me dispozita tė tjera ėshtė evidente dhe se Allahu ėshtė Ai i Cili di se kur duhet tė zėvendėsohet njė dispoziė me tjetrėn.

Si shembul pėr kėtė kemi rastin kur muslimanėt nė fillim tė shpalljes  nė kohėn e Profetit (alejhi selam) faleshin drejt Jeruzalemit (drejt xhamisė Aksa), pastaj zbret ajeti ku urdhėrohen muslimanėt tė kthehen nė drejtim tė Mekės, pra drejt Qabes.

Shembull tjetėr ėshtė ai se gruas tė cilės i vdiste burri, e cila nuk ishte shtatzėnė, ishte e obliguar tė priste njė vit, e pastaj nėse dėshironte tė martohej, kishte tė drejtė. Kjo dispozitė u pezullua nė mėnyrė tė plotė pėr tė gjitha gratė tė cilave u vdesin burrat, e qė nuk janė shtatzanė, qė ato tė presin vetėm katėr muaj e dhjetė ditė.

Dispozita e parė pėrfshihet nė ajetin ku Allahu i Lartėsuar thotė:

“Ata qė vdesin nga mesi i juaj dhe lėnė pas vete gra, le tė testamentojnė  (lėnė porosi) pėr gratė e tyre, furnizimin pėr njė vit, duke mos i nxjerrė prej shtėpisė. E nėse (me dėshirėn e vet) dalin, nuk ėshtė mėkat pėr ju pėr atė punė tė lejueshme qė bėjnė ato me vetveten. Allahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i dituri.” (Bekare, 240)

Kjo dispozitė anulohet me ajetin tjetėr ku caktoi se koha e pritjes ėshtė katėr muaj e dhjetė ditė, Allahu i Lartėsuar thotė:

“E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vete, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė. E kur ta kryejnė ato afatin e tyre, nuk ėshtė mėkat pėr ju (familja kujdestare) pėr atė qė bėjnė ato nė mėnyrė tė njerėzishme me veten e tyre. Allahu hollėsisht e di ēfarė veproni.” (Bekare, 234)

Nes’hi apo derogimi ėshtė disa lloje dhe pėr kėtė ēėshtje dijetarėt kanė shkruar libra tė shumtė dhe e kanė shtjelluar me detaje tė shumta e kėtu ėshtė e pamundur tė shtjellohen ato ēėshtje, por shpresojmė nė tė ardhmen se njė nga kėto libra qė janė shkruar do tė mund ta gjejmė tė pėrkthyer edhe nė gjuhen shqipe.

 Alaudin Abazi

06.06.2005


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010