A ėshtė i vlefshėm abdesti nėse flokėt apo trupin e ke tė lyer me ndonjė krem apo me ndonjė balsam pėr flokė?
21.12.2009 19:43:00

Pyetja:

Es-selamu alejkum!
Jeni faqja ime mė e preferuar nė internet. Allahu ju shpėrbleftė pėr mundin tuaj.
A ėshtė i vlefshėm abdesti nėse flokėt apo trupin e ke tė lyer me ndonjė krem apo me ndonjė balsam pėr flokė siē ėshtė "leave in conditioner", apo ndonjė tjetėr krem, tė cilat pėrmbajnė pėrqindje alkooli?
 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė lidhje me kėtė duhet tė bėjmė dy sqarime.

Sqarimi i parė: A pranohet abdesti nėse lyhen flokėt ose trupi me kėto lloje tė kremrave, pasi kėto mund tė pengojnė arritjen e ujit?
Kėtė e kemi sqaruar nė njė pėrgjigje mė tė hershme, prandaj mund tė lexoni aty:

http://www.klubikulturor.com/pyetje/2008/a_eshte_e_lejuar_marrja_e_abdestit_nese_i_ke_floket_e_lyera_
me_xhel.htm

Sqarimi i dytė: A lejohet abdesti dhe mė pastaj namazi nėse kėto kremra pėrmbajnė pėrqindje alkooli?

Pėrdorimi i alkoolit nė preparate ose prodhime qė nuk destinohen pėr ushqim dhe pirje ka filluar me tė madhe, posaēėrisht dekadave tė fundit. Nė kohėrat e kaluara ky pėrdorim nuk ishte evident dhe alkooli shfrytėzohej kryesisht pėr pirje. Prandaj shohim se si qėndrimi i fukahave tė vjetėr i tė gjitha medhhebeve ishte se alkooli ėshtė i ndyrė dhe duhej larguar nga pėrdorimi nė tė gjitha format. Vėrtetohet se kėtė mendim nuk e kanė kundėrshtuar vetėm se njė numėr shumė simbolik i fukahave tė vjetėr, prandaj edhe disa fukaha kanė pėrcjellė se nė kėtė ka ixhma (konsensus), pra se alkooli ėshtė ndyrėsirė dhe se nuk duhet pėrdorur nė asnjė mėnyrė.

Sido qė tė jetė, qėndrimi se alkooli nuk ėshtė ndyrėsirė ishte qėndrim i disa fukahave qė nga kohėrat e hershme dhe pėrcjellja e ixhmait nuk ėshtė i qėndrueshėm. Ndėr fukahatė mė tė vjetėr pėrcillet se Rabiatu Re`ji (mėsuesi i Imam Malikut) kishte kėtė mendim.

Pa u zgjeruar mė shumė nė kėtė, themi se mendimi mė i qėndrueshėm ėshtė se alkooli ėshtė i pastėr, pasi domethėnia e fjalės "rixhs", "ndyrė-ndyrėsirė", nė ajetin: "O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani." (Maide, 90), ėshtė pėr qėllim nga aspekti kuptimor, ashtu si Allahu i Lartėsuar u thotė mushrikve nė ajetin: "Vėrtet idhujtarėt (mushrikėt) janė tė ndyrė..." (Tevbe, 28)

Papastėrtia, e cila pėrmendet si nė ajetin e parė ashtu edhe nė tė dytin, ėshtė pėr qėllim nga aspekti kuptimor i tyre e jo se ato gjėra tė pėrmendura janė tė ndyra sikurse urina dhe ndyrėsirat e tjera. Askush nga dijetarėt nuk ka thėnė se nėse e prekim mushrikun, duhet ta pastrojmė dorėn, pasi nuk ėshtė e njėjtė me prekjen e ndyrėsirės. Prandaj qėndrimi i dijetarėve tė cilėt thonė se alkooli ėshtė i ndyrė vetėm nga aspekti kuptimor ėshtė mė i saktė.

Duke pasur parasysh sqarimin e lartpėrmendur, themi se lejohet tė pėrdoren parfumet dhe kremrat tė cilat pėrmbajnė sasi alkooli, por me kusht qė sasia tė mos jetė e madhe. Si rezultat i kėsaj lejohet edhe tė marrim abdest nėse i kemi tė lyera flokėt me kremra tė kėtilla. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
26.4.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010