A ėshtė ari hallall pėr femra apo haram
21.12.2009 19:41:19

Pyetja:

Selam alejkum e nderuara redaksi! Kam njė pyetje, nėse mundeni t’i pėrgjigjeni. A ėshtė ari hallall pėr femra apo haram, sepse kam dėgjuar nga njė e afėrme e imja se asaj i paskan thėnė se ėshtė haram dhe ajo mė nuk e pėrdor pėr zbukurim. Tė njėjtėn gjė thotė se e paska thėnė edhe Shejh Albani, Allahu e mėshiroftė, se ari ėshtė haram pėr femra.
Selam alejkum!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Fillimisht, duhet tė sqarojmė se ari tė cilin shejh Albani (Allahu e mėshiroftė) e ka ndaluar ėshtė ari qė ėshtė rreth, sikurse byzylyku, kyēi i dorės, zinxhirėt e qafės, unazat dhe stolitė e tjera nga ari, tė cilat kanė formėn e rrethit, ndėrsa stolitė e arit qė nuk janė rreth, lejohen. Gjithashtu, duhet tė dimė se ky qėndrim nuk ėshtė vetėm mendim i shejh Albanit, por edhe i disa tė tjerėve, Bejhikiu pėrcjell se njė grup dijetarėsh i kanė ndaluar stolitė e arit qė kanė formėn e rrethit. Megjithėkėtė, numri i atyre dijetarėve qė e ndalojnė kėtė ėshtė shumė i vogėl, prandaj Xhassasi nga dijetarėt hanefi, Neveviu, Ibėn Haxheri, etj., pėrcjellin se nė kėtė ēėshtje, d.m.th. nė lejimin e stolive tė arit qė kanė formėn e rrethit pėr femra, ka ixhma (konsensus).

Sido qė tė jetė, mendimi se stolit e arit qė kanė formėn e rrethit janė tė ndaluara pėr femra ėshtė mendim jo i qėndrueshėm pasi njė numėr argumentesh vėrtetojnė lejimin. Ndėr kėto citate veēojmė:

1. Shėnon Ibėn Maxheh se Ali Ibėn Ebi Talibi thotė: “I Dėrguari (lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė) mori nė dorėn e majtė mėndafshin, kurse nė tė djathtin arin dhe i ngriti lart e tha: “Kėto dyja janė haram pėr meshkujt e umetit tim dhe u lejohen femrave.” (Hadithin e cilėson tė saktė Albani).

2. Ebu Davudi me zinxhir tė saktė nga Aishja tregon se me njė rast iu dhurua tė Dėrguarit (lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė) njė unazė ari nga Nexhashiu dhe ai ia dhuroi atė mbesės sė tij, Umame Bint Ebi Asit, duke i thėnė: “Stolisu me tė.” Unaza ka formėn e rrethit dhe po tė ishte e ndaluar, atėherė Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nuk do t`i dhuronte mbesės sė tij.

Nuk do tė pėrmendim mė shumė citate qė vėrtetojnė lejimin, por duhet ta kemi parasysh se edhe qėndrimi i atyre ulemave tė cilėt e ndalojnė kėtė, mbėshtetet nė disa hadithe me zinxhirė tė saktė. Megjithėkėtė, kėto hadithe nga ulematė janė shpjeguar si tė paqėndrueshme jo pėr shkak tė zinxhirit tė transmetuesve, por pėr shkak tė domethėnies, pasi kundėrshtojnė njė numėr tė madh hadithesh tė sakta. Prandaj shumica dėrmuese e dijetarėve nuk i kanė marrė parasysh hadithet qė ndalojnė kėtė lloj ari pėr femrat. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
9.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010