Nevoja e njeriut pėr besim dhe ndikimi i tij nė jetėn njeriut
19.12.2009 13:44:19

Njeriu nė kėtė botė ku jeton  e gjen vetėn tė rrethuar me shumė krijesa tė tjera. Shpeshherė njeriun e shqetėsojnė disa pyetje qė e bėjnė tė hutuar para tyre dhe pret njė pėrgjigje nga dikush. Ai shpeshherė i bėn pyetje vetes sė tij: Kush jam unė?  Nga kam ardhur? Kush mė solli nė kėtė botė? Cili ėshtė qėllimi i ardhjes sime nė kėtė botė? Cili ėshtė programi i cili ma rregullon jetėn time? Nga tė drejtohem? Kush e krijoi tėrė kėtė gjithėsi me kaq precizitet?

S’ka dyshim se njeriu e vėren veten e vet se si krijesė ėshtė i dalluar nga krijesat e tjera. Ai posedon logjikė tė shėndoshė dhe arsye tė plotė. Kjo ėshtė njė dhunti qė i ėshtė dhėnė atij.

Shpeshherė njeriu e gjen veten nė probleme dhe  situata tė ndryshme e tė vėshtira dhe ka nevojė tė mbėshtetet tek dikush qė ėshtė mė i fuqishėm se ai dhe qė e nxjerr prej  atyre krizave qė ai ndodhet.

Njerėzit kanė mospajtime dhe probleme tė mėdha nė gjetjen e metodave mė tė mira pėr tė kaluar njeriu jetėn e kėsaj bote sa mė mirė, duke u nisur nga personat e deri edhe nė shoqėri. Pėr kėtė njerėzimi ka kaluar nėpėr etapa tė ndryshme, duke shijuar edhe dhimbje, edhe humbje tė mėdha nė kėrkimin e njė plan-programi tė jetės sė njeriut nė kėtė botė. Ēdo ligj dhe ēdo ideologji qė ka ardhur e ka mposhtur tė kaluarėn, duke e llogaritur atė si dėshtuese nė organizimin e jetės sė njeriut, derisa ka shkaktuar edhe zhvillimin e luftėrave dhe derdhjen e gjakut nė mes tė kulturave dhe civilizimeve tė ndryshme.

Tė gjitha kėto pyetje qė ia parashtron njeriu vetes dhe tė gjitha kėto mospajtime e vuajtje qė ka pėsuar ai nė gjetjen e rrugės sa mė tė mirė pėr  jetėn e tij, vetvetiu e shtyjnė njeriun qė tė kėrkojė  rrugėn e vėrtetė dhe tė gjejė rahati edhe nė kėtė botė, edhe nė botėn tjetėr, si dhe tė kėrkojė realitetin e ardhjes sė tij nė kėtė botė.

S’ka dyshim se tė gjitha kėtyre preokupimeve u pėrgjigjet besimi i drejtė i njeriut nė Allahun. Gjegjėsisht, tė gjitha kėto, mundet t’i gjejė nė fenė e drejtė dhe tė pastėr tė Allahut, e qė ėshtė  feja islame.

Allahu thotė nė Kuran: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”

Ardhja e njeriut nė kėtė botė nuk ėshtė njė gjė e rastėsishme. Qėllimi i ardhjes sė tij nė kėtė botė nuk ėshtė, po ashtu, njė gjė e rastėsishme. Zgjedhja e njeriut si udhėheqės mbi sipėrfaqen e tokės, nuk ėshtė njė gjė e rastėsishme.

Allahu thotė: “Nuk i krijova qiejt dhe tokėn kot( shkel e shko).”

Ēdo gjė nė kėtė botė e ka urtėsinė e vet. Edhe krijimi i njeriut ka njė urtėsi tė madhe dhe njė qėllim tė caktuar. Kjo urtėsi dhe ky qėllim vjen nė shprehje tek fjala e Allahut: “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr gjė, pėrveē qė tė mė adhurojnė

Pra, qėllimi i njeriut ėshtė qė ta njohė Allahun, ta adhurojė atė dhe tė shkojė sipas planit dhe programit qė Ai ia cakton. Ta njohė Krijuesin e tij. Allahu ėshtė ai i Cili ia tregon njeriut planin e tij nė jetėn e tij, sepse Ai e ka krijuar dhe ai e di mė sė miri se ēka i nevojitet njeriut si krijesė. Pikėrisht, edhe pėr kėtė,  ēdo gjė qė e ka krijuar nė kėtė gjithėsi, ia ka nėnshtruar njeriut, Toka, Dielli, Hėna, yjet, detet, malet, kodrat, shiun; tė gjitha janė tė krijuara vetėm pėr njeriun dhe nė shėrbim tė tij. Pra, a ia vlen qė njerėzit tė kenė mospajtime pėr ecjen e njė mjeti apo njė prodhimi nė formėn mė tė mirė, kur ai i cili e ka prodhuar atė mjet i ka dėrguar tė gjitha njohuritė dhe e ka dėrguar tėrė katalogun rreth atij prodhimi apo atij mjeti? Kėshtu edhe Krijuesi i robėrve tė Tij e ka sqaruar pėr njerėzit formėn e jetės sė njerėzve pėrmes dėrgimit tė Pejgamberėve.

Misionin e Allahut, programin e Allahut nė tokė e sollėn Pejgamberėt. Ata i dėrgoi Allahu udhėzues pėr njerėzit, jua mėsojnė njerėzve rrugėn e drejtė dhe rrugėn e shpėtimit, jua mėsojnė njerėzve qėllimin e krijimit tė tyre. Ju mėsojnė njerėzve  se si tė ecin nė rrugėn e ndritshme dhe si tė largohen nga errėsirat e ndryshme. A nuk e ke parė  se ēdo firmė apo ēdo fabrikė qė prodhon diēka e  dėrgon edhe inxhinierin pėr t’i mėsuar njerėzit se si duhet t’i pėrdorin kėto mjete. Pra, kėshtu edhe Allahu i dėrgoi Pejgamberėt e Tij.  Allahut i takon shembulli mė i mirė.

Vėrtet civilizimet dhe kulturat e ndryshme janė munduar qė njeriun ta ngenė nė anėn materiale, por ia kanė vdekur njeriut anėn shpirtėrore, ndėrsa njeriu llogaritet njeri i vėrtetė, nėse e ka tė ngritur anėn shpirtėrore mė shumė se atė trupore dhe materiale. E kanė mėsuar njeriun se si tė jetojė, por nuk e kanė mėsuar se pse tė jetojė. Besimi i drejtė i njeriut nė Allahun ėshtė njė nevojė shpirtėrore, ėshtė njė nevojė e natyrshmėrisė sė tij, sepse Allahu tė gjithė njerėzit i ka krijuar me natyrshmėri tė pastėr qė ta njohin Allahun dhe ta besojnė atė, por prindėrit janė ata tė cilėt e devijojnė natyrshmėrinė e  fėmijės, e bėjnė ēifut, tė krishterė apo zjarrputist. Besimi i drejtė  nė Allahun ėshtė nė pėrputhshmėri tė plotė me natyrshmėrinė e tij.

Njeriu e njeh Allahun dhe ekzistencėn e Tij pėrmes krijesave qė Allahu i ka krijuar nė kėtė gjithėsi. Sepse nuk ka mundėsi qė ky precizitet kaq i madh nė kėtė gjithėsi dhe kėto krijesa kaq madhėshtore  tė mos kenė ndonjė Krijues, i Cili ėshtė i cilėsuar me cilėsi absolute dhe me emra absolutė.

Nė kohėn e kaluar ka thėnė njėri prej beduinėve arabė, kur e kanė pyetur se si ti e njeh Allahun, ka thėnė: “Nėse i vogli i devesė tregon pėr nėnėn e saj, nėse  gjurma tregon pėr ecjen e dikujt, Toka me kodra tė larta dhe  qielli me gjerėsinė e tij, a nuk tregojnė pėr  tė Butin dhe tė Urtin (pėr Allahun)?”

Pra, besimi i drejtė i muslimanit nė Allahun qėndron mbi argumente tė forta dhe tė prera.

Njėri prej poetėve ka thėnė:

Nė ēdo gjė  ka argument se Allahu ėshtė Njė.

Pra, ekzistenca e Allahut, njohja e Tij dhe se Ai ėshtė i vetmi i Cili e meriton adhurimin,  ėshtė njė  ēėshtje  qė asnjė njeri i menēur nuk ka mundėsi ta mohoj atė.

Pėrktheu: Shaban Murati

06.01.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010