A lejohet tė falim namaz me rroba me ngjyrė tė kuqe?
21.12.2009 19:40:04

Pyetja:

Selam alejkum! Allahu ju shpėrbleftė pėr mundin tuaj dhe inshallah veē keni suksese dhe ecni pėrpara. Unė jam njė vizitore e rregullt e webfaqes suaj. Kam njė pyetje, qė e kam dėgjuar dhe lexuar nė internet, se a lejohet tė falim namaz (me rroba) me ngjyrė tė kuqe, apo ka ndonjė hadith sipas tė cilit nuk lejohet veshja e ngjyrės sė kuqe? Selam alejkum!


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Para se t'i pėrgjigjemi pyetjes sė parashtruar, ėshtė e nevojshme tė qartėsojmė esencėn rreth ngjyrės sė rrobave qė lejohen, respektivisht ndalohen tė vishen si pėr meshkuj ashtu edhe pėr femra.
Bazė nė veshjet e besimtarit ėshtė lejimi, me fjalė tė tjera janė tė lejuara tė gjitha llojet e ngjyrave dhe nėse dikush thotė apo pretendon se njė lloj veshjeje apo ngjyre nuk ėshtė e lejuar, duhet tė sjellė argument pėr kėtė.
Kurse pėr pyetjen tuaj, themi se janė disa citate qė ndalojnė veshjen e ngjyrės sė kuqe, por kjo ndalesė ka dy kushte:
1. Rroba tė jetė tėrėsisht e kuqe, pra me kėtė pėrjashtohen rrobat tė cilat janė tė kuqe pjesėrisht dhe tė pėrziera me ngjyra tė tjera, pasi vėrtetohet nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka veshur rroba tė cilat ishin tė pėrziera me ngjyrė tė kuqe.
2. Kjo ndalesė ėshtė e posaēme pėr burra. Pėr femrat ėshtė e lejuar veshja e tė gjitha llojeve tė ngjyrave, por duhet pasur kujdes qė kur tė dalė femra nė rrugė apo para burrave tė huaj, nuk lejohet tė veshė rroba qė kanė ngjyra tė theksuara dhe qė tėrheqin vėmendjen, sikurse ngjyrat e ndezura (e kuqja, e kaltra e hapur, e gjelbra e hapur, etj.), apo rrobat qė janė tė zbukuruara nė vetvete. Allahu i Lartėsuar i ndalon gratė besimtare duke u thėnė: “...tė mos zbulojnė stolitė e tyre...” (Nur, 31)
Kjo ndalesė ėshtė e pėrgjithshme dhe nė tė hyjnė edhe veshjet e zbukuruara qė tėrheqin syrin. Por nėse janė nė shtėpitė e tyre, para burrit dhe meshkujve qė i kanė mahrem (u ndalohet martesa me ta) apo falin namaz, u lejohet tė veshin tė gjitha llojet e ngjyrave dhe nė kėtė nuk ka ndonjė ndalesė.
 

Alaudin Abazi
16.11.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010