A lejohet mashkulli t’i kapė flokėt gėrsheta apo t’i ketė flokėt e gjata?
21.12.2009 19:39:12

Pyetja:

A lejohet mashkulli t’i  kapė flokėt gėrsheta apo t’i ketė flokėt e gjata, kur dihet se Muhamedi (alejhi selam) i ka pasur flokėt e gjata?

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Muslimani kėrkohet tė jetė i pėrgjegjshėm nė formėn e dukjes sė tėrė trupit dhe flokėve, pasi Allahu ėshtė i Bukur dhe e do bukurinė, ashtu siē vėrtetohet nė hadithe tė sakta. Gjithashtu, Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) kujdesej nė mirėmbajtjen e flokėve, duke i krehur ato, lyer me vaj, etj.

Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Kush ka flokė, le t`i mirėmbajė ato (me pėrkujdesje).” Kėtė hadith e bėn tė saktė imam Albani nė “Sahih el-xhami”.

Por, ajo qė vėrtetohet nga ai gjithashtu ėshtė, ashtu siē tregon Tirmidhiu nė librin “Shemail Muhamedije”, “Tiparet (cilėsitė) e Muhamedit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!)” se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) i krihte flokėt jo gjithmonė, por nganjėherė. Do tė thotė se me pėrkujdesje duhet tė mos teprohet, ashtu siē ėshtė bėrė traditė e shumė tė rinjve tė cilėt humbin kohė tė tėra nė pasqyrė, duke u munduar tė zgjedhin stilet mė tė pėrshtatshme pėr flokėt e tyre. Tendenca pėr t`u zbukuruar tej mase nuk duhet tė jetė nga natyra e djemve, pasi ajo ėshtė natyrė e femrave. Prandaj kjo traditė qė po e shohim nė kėtė kohė nga djemtė duhet tė reduktohet mjaft.

Pas kėsaj hyrje tė nevojshme themi se zgjatja e flokėve ėshtė njė nga gjėrat qė nuk ka ardhur feja nė ndalimin e saj apo urdhėrimin nė tė, por ajo ėshtė nga ēėshtjet pėr tė cilat ka heshtur legjislacioni Islam rreth tij. Prandaj lejohet zgjatja dhe mos zgjatja e tyre dhe lejohet qė mashkulli t’i ketė flokėt e gjata, t’i lidhė ato apo t’i thurė gėrshet. Transmetohet nga Ebu Davudi, Ibėn Maxhe dhe Imam Ahmedi nga Muxhahidi i cili ka thėnė: “Umu Hani`ė (ishte nga sahabijet, Allahu qoftė i kėnaqur me tė) thotė: ‘Resulullahu (salallahu alejhi ve selem) ka ardhur nė Mekė duke i pasur katėr bishtaleca (flokė tė thurura gėrshet)’.”

Ibėn Kajimi nė librin “Zadu mead” thotė: “Resulullahu (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) i kishte flokėt qė ia mbulonin veshėt dhe deri te supet. Kur i rriteshin flokėt i bėnte ato katėr gėrshetė.”

Ajo qė ėshtė e ndaluar kėtu ėshtė tė mos jetė pėr qėllim pasimi i jobesimtarėve, pasi kjo ėshtė e ndaluar. Gjithashtu, nė kėtė rast ndalohet tė bėhet zgjatja e tyre dhe pėrzgjedhja e frizurave nė formėn se si e bėjnė atė femrat, pasi kjo ėshtė ngjasim i femrave.

Sė fundi, mė duhet tė bėjė njė vėrejtje tė domosdoshme nė kėtė ēėshtje. Ajo ėshtė se disa nga vėllezėrit tanė i zgjasin flokėt dhe kur ata pyeten pėr shkakun thonė se kėtė e bėjnė me qėllim tė praktikimit tė sunetit, pasi siē kuptuam mė lartė edhe Resulullahu (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) nganjėherė i mbante tė gjata. Ėshtė e vėrtetė se nėse muslimani e bėn kėtė pėr qėllimin e lartpėrmendur, ai do tė ketė shpėrblim, por ajo qė nuk ėshtė e saktė kėtu ėshtė ajo qė e pėrmend shej Muhamed Salih Uthejmin ku thotė:

“Por, i tėrė problemi dhe fatkeqėsia ėshtė se ata tė cilit i zgjasin qimet e kokės nuk i zgjasin qimet e mjekrės, pastaj ata pretendojnė se me kėtė pasojnė Resulullahun (salallahu alejhi ue selem), kurse ata me kėtė nuk janė tė sinqertė. Ata me kėtė pasojnė epshet e tyre dhe vėrehet se nuk janė tė sinqertė nė pasimin e Profetit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) pasi ata neglizhojnė ēėshtje tė fesė qė janė nga tė domosdoshmet si lėshimi i mjekrės, pėr shembull, ndėrkohė qė ata janė tė urdhėruar t`i lėshojnė mjekrat. Apo neglizhojnė nė faljen e namazit dhe vaxhibe tė tjera. Gjėra qė aludojnė se ata me zgjatjen e flokėve nuk kanė qėllim afrimin tek Allahu, e as pasim tė Profetit (salallahu alejhi ue selem). Por ata e bėnė kėtė pasi u pėlqeu.” (“Mexhmu fetava Ibėn Uthejmin”, vėll.11, f.119)

 Alaudin Abazi

29.07.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010