Pyetja:
A lejohet
heqja e mustaqeve tek femrat?
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Sa i
pėrket heqjes sė qimeve nga trupi, ato ndahen nė tri
lloje:
1. Ato tė
cilat janė tė ndaluara tė hiqen.
2. Ato tė
cilat jemi tė obliguar t`i heqim.
3. Ato pėr
tė cilat nuk kemi citat apo, me fjal tjera, pėr tė cilat
ėshtė heshtur apo nuk ėshtė pėrmendur vendimi pėr to.
1. Nė
llojin e parė, pra ato qime qė janė tė ndaluara tė hiqen
janė:
Mjekra pėr
mashkullin dhe vetullat pėr mashkullin dhe femrat.
Argumenti
pėr mjekrėn ėshtė hadithi i Resulullahut (Paqja dhe
bekimi i Allahu qofshin mbi tė!) ku thotė: Kundėrshtoni
idhujtarėt, shkurtoni mustaqet dhe lėshoni mjekrat! (Buhariu
dhe Muslimi) Pėr kėtė ekzistojnė edhe hadithe tė tjera
tė shumta.
Kurse pėr
heqjen apo shkuljen e vetullave ekzistojnė njė numėr i
haditheve qė e ndalojnė atė dhe se Allahu i Lartėsuar i
mallkon ata qė e bėjnė atė.
2. Ato qė
jemi tė urdhėruar t`i heqim janė qimet e sqetullave dhe
pjesėve intime.
3. Kurse
pėr ato qė nuk ka citat tė prerė me tė cilėn urdhėrohemi
apo ndalohemi nė heqjen apo mos heqjen e tyre.
Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotė: Vėrtetė,
Allahu i Lartėsuar disa gjėra i ka bėrė hallall, disa tė
tjera i ka bėrė haram. Atė qė e ka bėrė hallall ajo
ėshtė e lejuar pėr ju, atė qė e ka bėrė haram ajo ėshtė
e ndaluar pėr ju. Kurse pėr ato qė ka heshtur, ajo ėshtė
mėshirė dhe falje pėr ju. (Transmeton Bejhekiu dhe tė
tjerėt)
Nga ky
hadith kuptojmė se pėr ato gjėra qė nuk ka citat me tė
cilėn urdhėrohemi apo ndalohemi, atėherė ajo ėshtė e
lejuar.
Shejh
Muhamed ibėn Salih Uthejmin (Allahu e mėshiroftė!) nė
librin Pyetje dhe pėrgjigje mbi ēėshtjet e gruas thotė:
Gruas i lejohet qė t'i heqė qimet e tepėrta qė dalin nė
disa vende jo tė zakonshme, si p.sh. tek faqet apo
mustaqet etj., sepse ato ia prishin bukurinė asaj.
Allahu e di mė sė miri.
Alaudin
Abazi
19.06.2006