A ėshtė e ndaluar shpuarja e veshėve dy apo mė shumė herė?
21.12.2009 19:38:12

Pyetja:

A ėshtė e ndaluar  shpuarja e veshėve  dy apo mė shumė herė?

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Shpuarja e veshėve mė shumė se njė here, disa prej dijetarėve bashkėkohorė e shohin se ėshtė e urryer (mekruh).

Vėrehet se shkaku se pse anojnė nė kėtė qėndrim ėshtė se mund tė jetė qėllimi nė kėtė ngjasimin e ndonjė kėngėtareje, artisteje apo edhe pabesimtarėve nė pėrgjithėsi.

Prandaj, nėse ky ėshtė qėllimi, padyshim, se kjo ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet qė muslimanja tė ngjasojė pabesimtaret, pa marrė parasysh, qoftė kjo nė veshje apo zbukurime.

Nėse nuk ėshtė qėllimi ky, atėherė lejohet, pasi qėllimi nga shpuarja e veshėve nė kėtė rast ėshtė qė femra tė vendosė nė tė vathė pėr zbukurim. Femra e ka tė lejuar tė zbukurohet, kuptohet duke mos i tejkaluar kufinjtė e caktuar nė sheriatin Islam.

Prandaj themi se nuk ka ndonjė pengesė qė femra muslimane tė shpojė veshėt mė shumė se njė herė, qė tė vendosė nė tė zbukurime, nėse i pėrmbahet kėtyre kushteve:

1. Mos t’i ekspozojė ato atyre njerėzve qė i ka tė ndaluar, ashtu siē thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuran: “…Dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt, pėrveē burrave tė vet, baballarėve tė vet ose baballarėve tė burrave tė vet, djemve tė vet apo djemėve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemėve tė vėllezėrve tė vet, apo djemėve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robėreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtoreve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt qė nuk kanė arritur pjekurinė pėr gra.”

2.Mos tė jetė qėllimi me kėtė ngjasimi i pabesimtareve.

3.Tė mos vendosė nė to vathė, qė kanė formėn apo janė tė vizatuara nė to shenja dhe simbole tė pabesimtarėve (si kryqi, etj).  

Allahu e di mė sė miri.  

Alaudin Abazi

13.02.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010