Fėmija qan kur ēohet pėr namazin e sabahut
21.12.2009 19:37:44

Pyetja:

Eselamu alejkum redaksi e nderuar! Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn tuaj. Pyetja ime qėndron kėshtu: djali im ėshtė shtatė vjeē e gjysmė, andaj edhe ka filluar t’i falė pesė kohėt e namazit. Nė fillim nuk kishte ndonjė problem qė tė zgjohej pėr namazin e sabahut, kėshtu qė edhe nė xhami ishte i pranishėm pėr ēdo sabah. Mirėpo pasi jetojmė nė Skandinavi dhe koha e sabahut vjen shumė herėt, ndėrsa ajo e jacisė vonė, ka filluar tė ketė probleme me zgjimin, kėshtu qė ndonjėherė fle pas akshamit, por qan shumė. Por edhe kur zgjohet pėr jaci qan, apo edhe nga lodhja as suret nuk i thotė. Vetėm desha tė cek se prej kur ka lindur ka qenė i sėmurė dhe ka pasur probleme tė jashtėzakonshme me pagjumėsinė dhe ky ėshtė viti i parė qė ėshtė shėruar elhamdulilah. Dėshiroj tė di pasi ai ditėn nuk dėshiron assesi tė flejė, si t’ia bėjmė, namazin e sabahut a ta lė kur tė zgjohet vetė qė ta falė apo ta zgjoj?
 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar, fillimisht duhet ta keni tė qartė se Allahu i Lartėsuar nuk e ka bėrė obligim namazin pėr tė miturit, por na rekomandoi qė t’i edukojmė fėmijėt qė tė falin namaz qysh prej moshės shtatėvjeēare dhe kur t’i mbushin tė dhjetat, tė pėrdorim nga pak shkopin vetėm e vetėm qė tė kaliten nė faljen e namazit, pra jo se obligohet nė kėtė moshė. Argument pėr kėtė qė thashė ėshtė fjala e tė Dėrguarit tonė, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, i cili ka thėnė: “Urdhėroni fėmijėt tuaj tė falen duke qenė ata shtatėvjeēarė dhe rrihini pėr namaz kur tė mbushin tė dhjetat.” E gjithė kjo bėhet qė tė kalitet fėmija me namaz jo se e ka obligim apo ka mėkat nėse e lė atė, pasi ēdo obligim nė fenė tonė lidhet direkt me moshėn madhore. Pra, nė rastin tuaj motėr, nė mėnyrė qė tė mos mundohet fėmija dhe tė mos e shndėrrosh namazin diēka tė urryer tek ai, pra le tė falė namazin e akshamit dhe pas tij menjėherė edhe namazin e jacisė, pra le t’i bashkojė kėto dy kohė tė namazit dhe namazin e sabahut zgjoje ta falė pak para se tė lindė dielli e jo nė kohėn kur falet nė xhami, sepse fėmijės sė mitur nuk i obligohet falja e namazit me xhemat e as ne xhami, kėshtu qė besoj qė do tė jetė njė lehtėsim pėr tė. Nga opsionet e volitshme keni edhe qė ta detyroni fėmijėn tė flejė ditėn, nė mėnyrė qė tė jetė mė i relaksuar pėr namazin e sabahut.
Allahu e di mė sė miri!
 


Fatmir Raēi
10.5.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010