Pyetja:
Kam njė
pyetje nė lidhje me djalin tim. Ėshtė tre vjeē e gjysmė,
por nuk flet si fėmijėt e tjerė tė kėsaj moshe. E kam
pasur te mjeku. Mė kanė thėnė se ėshtė njė sėmundje
psikike. Disa mė thonė qė ta ēoj te ndonjė hoxhė, qė ti
fryjė. Mund tu them se gati prej njė viti jam i
zemėruar nga kjo ēėshtje. Ju lutem pėr njė mendim
tuajin, se ēdo tė ishte mė mirė tė bėja nė lidhje me
kėtė gjė. Do tė ishte mirė njė pėrgjigje e shpejtė. Ju
faleminderit!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut,
paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata
qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Fillimisht ju kėrkojmė falje pėr vonimin e pėrgjigjes, pasi arsyeja
nuk ishte mosinteresimi ynė pėr problemin qė ju keni.
Vėrtet e kemi parasysh problemin me tė cilin jeni duke u
ballafaquar. Shpeshherė fėmija bėhet shkak qė prindėrit
tė kalojnė momente presioni dhe preokupimi tė tepruar nė
faza tė ndryshme tė jetės. Nėse ai ėshtė i sėmurė,
momentet mė tė vėshtira pėr ata tė dy janė ato para
identifikimit tė sėmundjes. I sheh prindėrit tė stresuar,
tė mėrzitur, tė frikėsuar, tė hidhėruar si dhe sheh
veprime tė tjera qė janė reflekse tė momenteve qė
pėrjetojnė. Prandaj themi se momentet qė po pėrjetoni
tani janė pothuajse normale dhe ashtu do ta ndiente
veten secili prind qė gjendet nė situatėn tuaj.
Ajo me ēka do tju kėshillonim nė kėtė rast ėshtė qė tju
pėrkujtojmė se caktimi i Allahut ėshtė primar nė ēdo gjė.
Ju duhet ta keni parasysh se tė gjithė jemi tė Allahut
dhe asnjėri nga ne nuk ka mundėsi tė dalė jashtė
dėshirės dhe vullnetit tė Tij. Ai kujt tė dojė, i dhuron
fėmijė dhe kė do, e lė shterpė. Allahu i Lartėsuar
thotė: Vetėm i Allahut ėshtė pushteti i qiejve e i
tokės; Ai krijon ēka tė dojė; Ai i fal vetėm femra atij
qė do; e i falė vetėm meshkuj atij qė do. Ose u fal ēift,
meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril);
Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm. (Shura, 49-50)
Prandaj, ju duhet ta keni parasysh se sėmundjet, fatkeqėsitė,
vdekja, hidhėrimi, etj., janė pjesė e jetės ashtu
sikurse gėzimi, lumturia, shėndeti, etj.. Nė jetėn tonė
kemi diēka nga kjo dhe ajo. Ky ėshtė dallimi esencial i
besimtarit nga jobesimtari, pasi besimtari tė gjitha
kėto i pret dhe ėshtė i vetėdijshėm se janė me caktimin
e Allahut, kurse jobesimtari gėzimin dhe lumturinė e
pret duke pretenduar se janė gjėra qė i fitoi vetė e
janė tė tijat dhe harron dhuruesin e tyre. Nė anėn
tjetėr, fatkeqėsitė dhe vėshtirėsitė i pret duke i
tejkaluar kufijtė dhe duke mos e pėrmbajtur veten dhe
duke i akuzuar tė tjerėt se ata janė shkaktarė pėr ato
qė pėrjeton ai.
Ndėrsa besimtari dallon nga jobesimtari dhe nga ata qė e kanė
besimin tė luhatshėm. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė, me njė hadith ka thėnė:
"Ėshtė e ēuditshme ēėshtja e besimtarit! Ēdo situatė pėr
tė ėshtė nė dobi tė tij (nė tė mirė tė tij). Nė
qoftė se i ndodh ndonjė e mirė, e falėnderon Allahu e
Lartėsuar, pėr ēka do tė shpėrblehet. Nėse e godet
ndonjė fatkeqėsi apo dėm, ai tregon durim e pėrmbahet
dhe kjo i sjell shpėrblim nga Allahu i Lartėsuar.
(Shėnon Muslimi)
Nė kėtė thėnie tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem tregohet
qartė se besimtari me durimin e tij ėshtė nė gjendje tė
rikthehet tek ngushėllimi i vetvetes pas ndodhjes sė
fatkeqėsisė dhe ta rikthejė forcėn pėr tu ballafaquar
me jetėn me tė gjitha valėt e saj dhe pėr tė gjetur
vetėbesimin dhe rehatinė shpirtėrore.
Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata qė besuan dhe pėrmendėn Allahun,
zemrat e tyre qetėsohen; dijeni se me pėrmendjen e
Allahut zemrat stabilizohen." (Er Rrad, 28)
Kjo ishte sa i pėrket pėrkujtimit. Nė lidhje me veprimet konkrete,
se ēfarė tė ndėrmerrni, themi se, sė bashku me
kontrollet qė ia bėni te mjeku, ėshtė e mundur ta
dėrgoni edhe te ndonjė hoxhė qė bėn rukje me Kuran dhe
Sunet dhe ai ti kėndojė Kuran. Janė njė numėr i caktuar
hoxhallarėsh tė cilėt bėjnė rukje, por tė keni kujdes tė
mos e dėrgoni tek ata tė vetėquajtur hoxhallarė, tė
cilėt mashtrojnė duke shkruar hajmali dhe u marrin para
njerėzve.
Nė fund, lus Allahun e Lartėsuar ta shėrojė fėmijėn tuaj dhe ta
bėjė respektues sė pari ndaj Allahut tė Lartėsuar,
pastaj edhe ndaj prindėrve tė tij. Amin!
Alaudin
Abazi
21.12.2007
|